VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NISHANI TAKON PRESIDENTIN E ZVICRËS BURKHALTER - ZVICRA NDIHMË SHQIPËRISË PËR STANDARDET E KËRKUARA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
NISHANI TAKON PRESIDENTIN E ZVICRËS BURKHALTER - ZVICRA NDIHMË SHQIPËRISË PËR STANDARDET E KËRKUARA

E Premte, 04.25.2014, 07:59am (GMT+1)

 

TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Radhës së OSBE-së, Didier Burkhalter, President dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane.

Presidenti Nishani tha se vlerëson maksimalisht ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Shqipërinë, që nga fillimi i proceseve demokratike, duke veçuar kontributet e saj në ekonominë, zhvillimet demokratike dhe shoqërinë shqiptare nëpërmjet investimeve, projekteve e programeve me shumë interes të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike, dhe shtoi se bashkëpunimi në këtë kuadër konsiderohet një histori suksesi, ndërsa shprehu bindjen se bashkëpunimi ynë do të thellohet më tej në fusha me interes të përbashkët.

Presidenti Burkhalter vuri në dukje interesin e vendit të tij për të zhvilluar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe shtoi se Zvicra ka vullnetin e plotë të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë për arritjen e standardeve të kërkuara evropiane edhe pse nuk është vetë një vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Më tej, Presidenti Nishani çmoi lart bashkëpunimin me OSBE-në dhe Prezencën e saj në Shqipëri për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, në fushën e legjislacionit, të drejtave të njeriut, çështjet e sigurisë, në evoluimin pozitiv të ligjit elektoral dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për reformën territoriale, e cila ka një rëndësi shumë të madhe, jo vetëm për efektet politike, por veçanërisht për pasojat ekonomike dhe sociale, që prodhon, dhe, për këto arsye, ajo duhet të bazohet në konsensus politik dhe duhet të përthithë mendimin e qytetarit.

Kreu i Shtetit përgëzoi OSBE-në për rolin e luajtur deri tani, për nismat që ka ndërmarrë në Ukrainë dhe vlerësoi lart bisedimet e Gjenevës për t'i dhënë një mandat të posaçëm Kryesisë së OSBE-së në këtë vend, ku zhvillimet e fundit në këndvështrimin tonë janë të rëndësishme për sigurinë në rajon dhe kudo në botë, duke theksuar se Shqipëria mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Pasi nënvizoi përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me orientim nga e ardhmja, edhe falë bashkëpunimit me OSBE-në, Presidenti Nishani u shpreh se Shqipëria ka bërë disa herë thirrje për marrjen e masave që Kosova të afrohet gradualisht me OSBE-në deri në pjesëmarrjen e saj të plotë në Organizatë, hapa këto, të cilat do të ndihmonin demokratizimin e mëtejshëm të shoqërive në rajon, si edhe pajtimin, dialogun, mirëbesimin dhe frymën e bashkëpunimit rajonal.

Në lidhje me situatën në Luginën e Preshevës, Presidenti Nishani tha që Shqipëria konsideron se kërkesat e shqiptarëve për përmirësimin e situatës ekonomike, përmbushjen e kërkesave për arsimin dhe informim në gjuhën shqipe, për një përfshirje më të madhe të shqiptarëve në procesin e vendimmarrjes, janë tërësisht racionale dhe OSBE-ja duhet të vazhdojë ndërmjetësimin që Beogradi të bisedojë me përfaqësuesit lokalë për të adresuar këto kërkesa.

Presidenti Burkhalter, pasi falenderoi Presidentin Nishani për vlerësimet e mësipërme, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e Shqipërisë në misionet monitoruese në Ukrainë. Më tej, Ai tha se OSBE-ja po kontribuon në paqëtimin dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe theksoi se po e bën këtë edhe nëpërmjet përfshirjes së Kosovës në aktivitete që lidhen me OSBE-në, duke shtuar se nismat e ardhshme do të jenë shumë efikase për rajonin, por ato duhet të gëzojnë mbështetjen e të gjitha palëve.bw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TRANSPORTET PUBLIKE GJITHNJË E MË TË SIGURTA - KA RËNË NDJESHËM NUMRI I VIKTIMAVE NË AKSIDENTE NGA MJETET PUBLIKE (04.23.2014)
WAWRINKA TRIUMFON NË MONTE KARLO (04.20.2014)
MONTEKARLO - FEDERER MUND GJOKOVIÇIN DHE NDESHET ME WAWRINKËN NË FINALE (04.20.2014)
AVIONËT GRIPEN - SRF AKUZOHET PËR NJËANSHMËRIU dhanë nja dhjetë reklama pas një emisioni të mërkurën e shkuar, prandaj Ueli Maurer akuzon për tendenciozitet (04.18.2014)
KËSHILLI FEDERAL MBLIDHET NË SHVYCMbledhja e tetë extra muros nga viti 2010, rast për të takuar autoritetet lokale dhe popullsinë (04.16.2014)
ZVICËR - BLLOKOHEN 152 KILOGRAMË MARIHUANË NË AUTOBUSËT NGA KOSOVA, TË FSHEHUR NË SEDILJE (04.15.2014)
ZYRIH - LIROHET NGA BURGU KOSOVARJA QË LINDI FOSHNJËN NË GJYKATË (04.13.2014)
TONI BRUNNER - TË KETË LEHTËSIRA FINANCIARE PËR FIRMAT QË PUNËSOJNË PERSONEL ZVICERAN (04.13.2014)
PORTI I GJENOVËS - DUAM ZVICRËNOfertë për një pjesëmarrje partnertiteti. "Do të forconte edhe projektin e hekurudhës me shpejtësi të lartë drejt Milanos" (04.12.2014)
U BË PROMOVIMI I LIBRIT 'TRAUMAT E TRANZICIONIT' TË SHKRIMTARES DHE PUBLICISTES SË MIRËNJOHUR ELIDA BUÇPAPAJ (04.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]