VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHËN GALEN - NJË SHQIPTAR NGA PRESHEVA U VRA BRENDA NJË XHAMIE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SHËN GALEN - NJË SHQIPTAR NGA PRESHEVA U VRA BRENDA NJË XHAMIE

E Shtunë, 08.23.2014, 07:56am (GMT+1)


                Vendi ku ka ndodhur krimi

Ngjarja që ndodhi pas faljes së namazit të xhumasë ka shokuar besimtarët, të cilët po përgatiteshin për t'u kthyer në banesat e tyre, teksa një 50-vjeçar shqiptar qëlloi me 5 plumba bashkëkombasin e tij të së njëjtës moshë. Krimi i rëndë ndodhi në xhaminë "El Hidaje" në lagjen Winkeln të qytetit Shën Galen (Sant Gallen), Zvicër.

Sipas dëshmive, autori i vrasjes nuk ishte një besimtar i rregullt që frekuentonte këtë xhami, por kohët e fundit ishte parë më shpesh aty. Mesa duket autori e ka vëzhguar viktimën prej kohësh.

Lajmin e dha e para, në botimin online, gazeta e përditshme "Blick", sipas dëshmisë së një lexuesi të saj.

Zëdhënësi i policisë, Gian Andrea Rezzoli, duke konfirmuar lajmin, deklaroi se autori i krimit u arrestua, pasi po priste të dorëzohej dhe kishte qëndruar brenda xhamisë me pistoletë në dorë.

Burim Berisha, një shqiptar që jeton në Zvicër dhe që frekuentonte xhaminë "El Hidaje" ka thënë për policinë se vrasja duket se ka për motiv gjakmarrjen. Duke qenë se ai e njihte viktimën dhe autorin, Burim Berisha ka bërë të ditur se 20 vjet më parë viktima ia kishte vrarë të vëllanë aurorit të vrasjes.

Qendra Islame e Zvicrës, në një komunikatë të lëshuar dje, sqaron se vrasja nuk ka ndodhur për motive fetare as për motive politike.

Ish-imami i kësaj xhamie, Fehim Dragusha, i ka thënë agjencis Reuters se të shtënat nuk kanë të bëjnë me motiv politik, por ishte çështje e armiqësisë së dy familjeve shqiptare, që ai i njihte.

"Ishte konflikt personal ndërmjet dy familjeve", tha Dragusha, i cili kishte shërbyer tri vjet si imam në xhaminë El-Hidaje, dhe ka shtuar se "nuk ka të bëjë asgjë me politikë".

Reuters raporton se xhamia El-Hidaje, ku ka ndodhur vrasja, është në mes të komunitetit lokal shpiptar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NEVOJITET RESPEKTIM MË I MIRË I SË DREJTËS HUMANITARE NDËRKOMBËTAREApel nga Zvicra dhe KNKK në përkujtim të 150 vjetorit të Konventës të GjenevësNga DIDIER BURKHALTER & PETER MAURER  (08.22.2014)
ALAIN BERSET - PËR ZVICERANËT E DETYRUESHME NJË GJUHË TË DYTË NACIONALE QË NË SHKOLLËN FILLORE (08.22.2014)
REFERENDUM PËR ORARET E DYQANEVE - QEVERIA ZVICERANE E VENDOSUR (08.20.2014)
FEDERER ARRIN KUOTËN TETËDHJETË TË TITUJVE ATPTriumfon në Cincinnati kundër Ferrerit (08.18.2014)
ANDREA BLATTMAN - VETËM USHQIME ZVICERANE USHTARËVE (08.17.2014)
'LEOPARDIN E ARTË' E MERR REGJISORI LAV DIAZJuria vendos të vlerësojë filmin "Mula Sa Kung Ano Ang Noon" (Nga çfarë ishte dikur) (08.17.2014)
ALAIN BERSET - ZVICRA E PESTË PËR NE ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME, ZVICERANËT NË BOTË JANË AMBASADORËT TANËBerset - 750 000 zviceranët që jetojnë nëpër botë janë ambasadorët më të rëndësishëm të vendit tonë (08.16.2014)
'ZVICRA E PESTË' TAKOHET NË BADEN - NË KONGRESIN NUMËR 92 (08.15.2014)
KËRKESAT PËR AZIL JANË RRITUR 30% (08.12.2014)
QEVERIA ZVICERANE REHABILITON UJËSJELLËSIT E 9 FSHATRAVE NË KOSOVË (08.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]