VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rekord i ri i falimentimeve në Zvicër

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 03:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Rekord i ri i falimentimeve në Zvicër
E Hënë, 01.11.2010, 04:34pm (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online Vitin e shkuar numri i falimentimeve në Zvicër ka kapërcyer për herë të parë kuotën 5 000, +23,5% në krahasim me vitin 2008. Sipas Creditreform, shtimi nuk ka të bëjë vetëm me krizën ekonomike, por edhe me një ndryshim të legjislacionit.

 

Gjithnjë sipas agjencisë Creditreform, në total kanë qenë 5 215 firmat që kanë deklaruar falimentimin në vitin 2009. Firmat e reja të shkruara në Regjistrin e Tregut kanë qenë 35 365, çka korespondon me një rënie 4,1% në krahasim me vitin 2008. Bëhet fjalë kështu për të tretën vlerë më të ngritur pas vitit 2008 e 2007.

 

Creditreform thekson gjithashtu se në vitin 2009 ndërmarrjet e shlyera nga Regjistri kanë qenë 23 616, në rritje me 11,1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Rezulton kështu për një total të ndërmarrjeve një rritje neto me 11 749. Edhe në këtë rast, pavarësisht vlerës që përfaqëson një zvogëlim në krahasim me vitin 2008 (prej 24,7%), bëhet fjalë për të tretën vlerë më të ngritur të regjistruar ndonjëherë në Zvicër.

 

Në krizë edhe tregu me pakicë

 

Tregu me pakicë në Zvicër ka regjistruar një evolucion negativ nëntorin e shkuar. Faturimet e sektorit kanë pasur një rrudhje prej 1,7% në terma reale në neto të variacioneve stinore në krahasim me tetorin e vitit 2009. Në terma  nominalë shënojnë një reduktim prej 1,2%, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave (UST).

 

Rrudhja ka qenë më neto për produktet ushqimore, pijet joalkoolike dhe duhani me një pakësim real prej 2,9%, saktëson UST. Në sektorin joushqimor rënia ishte 1,7%.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mjeku jurasian shpallet "Zviceriani i vitit 2009" (01.10.2010)
300 kamionë mbetën vendnumëro nga akulli pranë Bazelit (01.09.2010)
Kalohet kuota e 170 000 të papunëve (01.08.2010)
Ka vdekur aviatori Aridio Pellanda (01.08.2010)
Shkatërrohet trafiku i heroinës nga Kosova (01.07.2010)
Rasti Polanski, sot seancë gjyqësore në Kaliforni (01.06.2010)
Blocherwood: Familja Blocher futet në biznesin e filmave (01.05.2010)
Prej nesër kontrolle të reja në aeroportet zvicerane (01.04.2010)
Novartis merr nga Nestlé 52 për qind të aksioneve të Alcon (01.04.2010)
Minaret, Maurer: "Ka rënë një tabu" (01.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]