VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kod i ri sjellje për UBS

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 03:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Kod i ri sjellje për UBS
E Martë, 01.12.2010, 04:18pm (GMT+1)

 

 

 

 

 

 

 

Voal-online -UBS iu ka dërguar të gjithë të punësuarve të saj një kod të ri sjellje, më të gjerë dhe të formuluar në mënyrë më të qartë se kodet e mëparshme. Për ata që e shkelin janë parashikuar masa të posaçme disiplinore, që mund të shkojnë deri në pushim nga puna.

 


Në dokument, banka më e madhe zvcicerane thotë se dëshiron të nxitë një konkurencë të ndershme dhe të luftojë kriminalitetin ekonomik. Teksti kërkon të respektohen gjithnjë të gjitha ligjet në fuqi dhe, në mënyrë të veçantë, ua ndalon të punësuarve t'i ndihmojnë klientët të fshehin tatimet apo t'i mashtrojnë autoritetet. Kodi kërkon edhe ndaj zyrtarëve të mbajnë fshehtësi maksimale ndaj klientëve dhe t'ua mbrojnë të dhënat e tyre.

 

Komisioni hetimor ndan CVP e FDP

 

Edhe presidenti i CVP, Christophe Darbellay, është midis bashkautorëve të një Komisioni Parlamentar Hetimor pas vendimit të Gjykatës Administrative Federale, që e ka gjykuar pabaza ligjore dorëzimin tek autoritetet tatimore amerikane të të dhënave të 300 klientëve të UBS. Homologu i tij nga FDP, Fulvio Pelli, mbetet ndërkaq kategorikisht kundër.

Në një intervistë të publikuar nga Neue Luzerner Zeitung, Christophe Darbellay propozon një zgjidhje kompromisi: "të transformohet Komisionit aktual Parlamentar Hetimor në një grup pune" të komisionit parlamentar të administrimit, përbërë nga gjashtë deputetë e gjashtë senatorë, aktiv tashmë nga pranvera e vitit 2009, në mënyrë që të shfrytëzojë sa më mirë punën e bërë deti tani.

I vendosur në pozicionin e tij kundër në komisioni hetimore mbetet presidenti i FDP Fulvio Pelli, që shprehet në faqet e Landbote di Winterthur e të Thurgauer Zeitung. "Vendimi gjyqësor përmban tashmë gjithçka që duhet për një vlerësim politik", pohon Pelli, për të cilin është e mjaftueshme që grupi i punës të komisionit të administrimit. Sipas këshilltarit kombëtar tiçinez nuk kanë kuptim madje as kritikat ndaj Qeverisë: "nëse dikush kërkon të formulojë vërejtje, le ta bëjë në adresë të FINMA e jo të Këshillit Federal". (http://info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rekord i ri i falimentimeve në Zvicër (01.11.2010)
Mjeku jurasian shpallet "Zviceriani i vitit 2009" (01.10.2010)
300 kamionë mbetën vendnumëro nga akulli pranë Bazelit (01.09.2010)
Kalohet kuota e 170 000 të papunëve (01.08.2010)
Ka vdekur aviatori Aridio Pellanda (01.08.2010)
Shkatërrohet trafiku i heroinës nga Kosova (01.07.2010)
Rasti Polanski, sot seancë gjyqësore në Kaliforni (01.06.2010)
Blocherwood: Familja Blocher futet në biznesin e filmave (01.05.2010)
Prej nesër kontrolle të reja në aeroportet zvicerane (01.04.2010)
Novartis merr nga Nestlé 52 për qind të aksioneve të Alcon (01.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]