VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ndihma Haitit, Zvicra ndër të parët

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 10:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Ndihma Haitit, Zvicra ndër të parët
E Djelë, 01.17.2010, 01:08pm (GMT+1)

 

 

Mjekët pa kufij: kurrë nuk kemi parë kaq shumë të plagosur dhe në një gjendje kaq të vështirë

 

 

Voal-online Specialistët e trupës zvicerane të ndihmës humanitare kanë vënë tashmë në punë një spital me 600 shtretër dhe me dy salla operacioni. Mjekët helvetikë kështu mund t'iu vijnë menjëherë në ndihmë të mbijetuarve të tërmetit.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Micheline Calmy-Rey në një intervistë të botuar të dielën (sot) në të përjavshmen Sonntag. Ministërja ka shtuar se ekspertët kuqkryqë, pavarësisht vështirësive logjistike, kanë qenë të parët, bashkë me amerikanët e francezët, që kanë arritur në Port-au-Prince. Në tërësi Konfederata ia ka arritur të dërgojë në zonat më të dëmtuara 30 tonelata materiale.

 

Mjekët e organizatës ndërkombëtare Médicins sans frontières (Msf) të cilët janë duke ia dhënë ndihmën urgjente të shpëtimit popullsisë së Haitit të rrënuar nga tërmeti, kanë thënë se nuk « kanë parë kurrë kaq shumë të plagosur dhe në gjendje kaq të rëndë Â».

 

Me arritjen e tyre në ishullin karaibik skuadrat e Msf funksionojnë 24 orë në 24 në një situatë të përshkruar tejet të vështirë. "Përparësia" iu është dhënë rasteve më urgjente si prerjeve të gjymtyrëve apo operacioneve cezariane të lindjeve pohon Msf në një komunikatë personeli mjekësor ka thënë se nuk ka parë kurrë kaq shumë të plagosur dhe në një gjendje kaq të vështirë".


Sipas shoqatës së përfshin "një numër të madh të bashkëpunëtorëve haitianë të mbiejtuar ndaj katastrofës", "reagimi i popullsisë ka qenë i menjëhershëm kur është marrë vesh se po fillonte akvititeti mjekësor i urgjencës në lagjen Carrefour... Turma është ngjeshur në hyrje, pacienët arrinin me barrela apo mbi krahë të të mbijetuarve të shëndoshë...spitale të tjerë të zonës tashmë janë plot me të plagosur dhe nuk kanë personel të mjaftueshëm e materiale sanitare të mjaftueshme".

Msf kishte 30 vullnetarë në momentin e tërmetit (për pjesën më të madhe të tyre nuk kanë lajme) dhe i kanë ftuar 70 të tjerë në Port-au-Prince.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Micheline Calmy-Rey turné në Evropën Lindore (01.16.2010)
Zvicra i reziston krizës, por duhen bërë reforma (01.15.2010)
Mjetet publike shtrenjtohen 6,4% (01.14.2010)
Bora paralizon aeroportin e Gjenevës (01.13.2010)
"Ata që më kanë përzënë, do të më gjejnë prapë në rrugën e tyre" (01.13.2010)
Kod i ri sjellje për UBS (01.12.2010)
Rekord i ri i falimentimeve në Zvicër (01.11.2010)
Mjeku jurasian shpallet "Zviceriani i vitit 2009" (01.10.2010)
300 kamionë mbetën vendnumëro nga akulli pranë Bazelit (01.09.2010)
Kalohet kuota e 170 000 të papunëve (01.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]