E Hënë, 05.20.2024, 07:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LIQENI I FIERZËS PËRMBYT FSHATIN, SITUATË EMERGJENTE
E Djelë, 05.20.2012, 08:32am (GMT+1)

KUKËS - Rritja e nivelit të Liqenit të Fierzës ka përmbytur 30 familje së bashku me të mbjellat e tyre. Zona e fshatit Përbreg në rrethin e Kukësit ndodhet nën ujë pasi aktualisht liqeni ndodhet në kuotën maksimale 296 m mbi nivelin e detit. Mendohet se shkak për këtë janë bërë prurjet e mëdha të lumit Drin, por edhe sepse hidrocentrali është lënë në pushim të plotë me qëllim akumulimin e rezervave ujore për stinën e verës.

Niveli i lartë i ujit ka hyrë në katet e para të banesave, ka shkatërruar të mbjellat si dhe ka bllokuar rrugëkalimet. Madje pikërisht prej kësaj ata nuk kanë arritur dot as të shpërngulen. "S'kemi nga të dalim për të shkuar në rrugë, por kemi gjetur një rrugë mali që është shumë larg dhe e rrezikshme. Prej 2 javësh gjendemi në këto situata duke konsumuar edhe ujë të ndotur. Shqetësimin më të madh e kemi për fëmijët pasi mund të sëmuren në çdo moment", - tregojnë banorët.

Kryetari i komunës Tërthore, Rrahman Dema pohoi për "Gazeta Shqiptare" se: "Jam i njohur me këtë problem, por ne si komunë jemi të pafuqishëm. Nuk kemi forcë për ta ndryshuar situatën, megjithëse është një problem i mbartur ndër vite. Kemi kontaktuar specialistët për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, por për momentin është e pamundur pasi kjo situatë ka një kosto të lartë financiare. Do të kërkojmë ndihmën e qeverisë dhe do bëjmë përpjekjet tona për t'iu ardhur në ndihmë banorëve", - përfundoi ai. Fshati Përbreg në Tërthore është 6 km larg qytetit të Kukësit. (bw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKR: BEHGJETI KANDIDAT PËR PRESIDENT, ZGJEDHJET SIVJET (05.20.2012)
ARIAN ZEKA: NË FUSHËN E PROKURIMIT INSTITUCIONET SHKELIN KUSHTETUTËN (05.20.2012)
LIMAJ LMON THAÇIN DHE GODET PARTNERËT E TIJ QEVERITARË (05.19.2012)
VAJZA E AGRON ALIAJT: KUR DONIM TA ÇONIM JASHTË, ALDO BUMÇI NGRITI SUPET (05.19.2012)
ARVIZU PËR PRESIDENTIN: TOPALLI NUK KA CILËSI IDEALE, NANON NUK E KONTROLLOJNË DOTArvizu: NUK U HABITA ASPAK NGA DARKA SHTATORËSHE RAMA-META (05.19.2012)
IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT KOREOGRAFIT TË MADH AGRON ALIAJ (05.18.2012)
PRESIDENTI TOPI THOTË SE VULLNETI POLITIK DO TË ZGJIDHTE ÇËSHTJET KYÇE NË VEND (05.18.2012)
NË XHAKARTË THIRRJE PËR NJOHJEN E KOSOVËS NGA INDONEZIA (05.18.2012)
REXHEP BOJA U EMËRUA AMBASADOR NË MBRETËRINË E ARABISË SAUDITE (05.18.2012)
KUQI THOTË SE NUK KA KAMPE STËRVITORE NË KOSOVË (05.18.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]