NËN TINGUJT E BALADËS 'LET'S STAY TOGETHER' BARACK DHE MICHELLE OBAMA ISHIN MBRËMË NË QENDËR TË BALLOS PËRURUESE (Reportazh dhe fotogaleri)
E Martë, 01.22.2013, 12:08pm (GMT+1)
Nën tingujt e balladës "Let's Stay Together", kënduar nga Jennifer
Hudson, presidenti amerikan Barak Obama dhe zonja e parë Michelle ishin në
qendër të vëmendjes në dy ballo përuruese në Uashington të hënën në mbrëmje.
Zonja Obama, veshur me një fustan te kuq, modeluar veçanërisht për mbrëmjen, i
këndonte në vesh bashkëshortit të saj ndërsa ata kërcenin.
Ballot përuruese janë një nga
disa traditat kur presidenti merr detyrën.
Këtu përfshihen parada dhe marshime me të ardhur nga të 50 shtetet, ndërsa presidenti
kalon me makinë ose në këmbë së bashku me zonjën e parë duke përshëndetur
njerëzit që mbushin trotuaret në të dy anët e bulevardit për në Shtëpinë e
Bardhë.
Zonja
e Parë Michele Obama vishte një fustan të Jason Wu për ballon e përurimit 2013.
Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama u puthën teksa kërcenin
në ballon përuruese të Komandantit të Përgjithshëm në Washington Convention
Center gjatë inaugurimit të 57 Presidencial mbrëmë, më 21 janar 2013 në
Washington.