E Hënë, 05.20.2024, 10:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MËSONI HISTORINË E SHQIPËRISË, ZOTËRI BLUSHI
Nga SKËNDER DUSHA

E Djelë, 04.27.2014, 08:32am (GMT+1)



Para ardhjes së krishterimit, Shqipëria ka pasur hebrenj, në Durrës ishin 62 familje, kishat në Elbasan, Berat, më parë kanë qenë sinagoga, Orikumi i Vlorës ka qenë plot me shenja të hebraizmit, në mes të Onheismit (Sarandës) është zbuluar një sinagogë. Krishterimi në Shqipëri është apostolik dhe si i tillë Shqipëria përballoi të gjithë rrebeshet e historisë. Shumë kombe pagane, duke mos e përqafuar krishterimin, u asgjësuan.

Në Shqipëri, siç dihet, në krahina të ndryshme ka pasur influencë të madhe herë kisha e Bizantit, herë kisha Katolike. Si erdhi islamizmi dhe si u shtri ai në Shqipëri dihet, po ashtu se si i përballoi jugu i Shqipërisë çkombëtarizimin nga kisha greke në vitet 700, duke mos pasur as shtet dhe as shkollë shqipe.

Konkretisht, përpara këtij rreziku në vitin 1774, Pleqësia e ishkrahinës së Himarës me 70 fshatra vendosi të kthehet në mysliman. Por në realitet vetëm u ndoqën misionarët dhe asgjë nuk ndryshoi. Pothuajse në asnjë fshat të Labërisë nuk përdorej titulli "Bej", por u ruajtën titujt "Kond" (Kont), "Dukë" etj., dhe gati në të gjithë fshatrat e Labërisë ka lagje "Gjoni", "Gjini", "Duka", "Kondi", "Bezhani", "Shkurti" etj. Si rezultat i kësaj, shqiptarët duke e ditur historinë e tyre më mirë se historianët sot, kanë arritur që të mos përdorin më jo vetëm emra islamikë, por as të krishterë. Për këtë mjafton të shikoni në gazeta të ndryshme dhe do të gjeni me mijëra emra shqiptarë.

Akademiku Rrok Zojzi në veprën e tij "Shqiptarët dhe trojet e tyre", midis të tjerave thotë se "Labëria është e vetmja krahinë që nuk e pranoi administratën osmane, por u qeveris në bazë të zakoneve krahinore." Çuditem me historianët që sot rrinë indiferentë ndaj disa sharlatanëve, që japin alarme të kota për këto probleme, të cilat shqiptarët i kanë zgjidhur me mençuri.

Kundërshtarët tanë po bëjnë të pamundurën për të na dëmtuar, por ne, që në shek. XIX, kur s'kishim as shtet dhe as përkrahës, i përballuam me sukses, kurse tani këta pseudohistorianë vetëm sa na shqetësojnë e asgjë tjetër. Ne shqiptarët kemi një gjuhë, siç thotë akademiku Aristidh Kola, "gjuhën e Perëndisë", e cila na bashkon dhe në çdo moment të historisë kemi dalë faqebardhë.

Sigurisht që e keni lexuar para pak ditësh, se në kufirin midis Pakistanit dhe Afganistanit janë gjetur disa fise shqiptare, të cilët janë vendosur atje para 2300 vjetësh dhe flasin shqip. Më e saktë është që ata janë vendosur atje para 2000 vjetësh, mbasi deri atëherë kishin ngelur në Hindi, por krijuesi i Hindisë i përzuri si të pabindur. Mendohet se ata janë të Aleksandrit të Maqedonisë dhe dihet shumë mirë se falanga e pathyeshme e Aleksandrit të Maqedonisë përbëhej nga kaonët (ish-krahina e Himarës).

I nderuar z.Blushi! Se ç'ju bashkon ju me z.Fatos Nano, ju e dini vetë, por duhet të dini edhe se z.Fatos Nano, si politikan ka vdekur me kohë. Ai i ka bërë dëme të mëdha Partisë Socialiste dhe Shqipërisë. Ju kanw zgjedhur deputet të PS-së. Mësoni statutin e PS-së, mësoni hallet e popullit. Mësoni edhe nga i nderuari Kiço Blushi, pasi po ta dëgjoni atë, nuk do të lajthisni më tej.

SKËNDER DUSHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMIZ MERKO NDEROHET ME ÇMIMIN “KONICA” (04.27.2014)
GJYSHIT TIM BAHRI TUFINANga MARSIDA NAJDENI (04.25.2014)
MBYLLET KONSULLATA E PËRGJITHSHME NË NJU JORK - MINISTRIA E JASHTME: SHKURTIM I SHPENZIMEVE (04.25.2014)
PREZANTIM DINJITOZ I ARTISTËVE SHQIPTARË NË PARISPOEZITË E POETES MIMOZA EREBARA PËRZGJIDHEN NË AKADEMINË EUROPIANE TË ARTIT NË PARIS. POEZIA “KU JE?” MERR VENDIN E NDERITPIKTORI LEK RROTANI MERR ÇMIMIN E KESAJ AKADEMIE (04.24.2014)
GURRAT E ALI PASHËSPoemë nga GJON MARKOKAJ (04.23.2014)
BASHKË ME GJERGJIN…-Fletë Ditari, NJ, 19 Prill 2014-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (04.22.2014)
BRIGADA E HIMARËS, KRENARIA E SHQIPËRISË(Një vështrim për monografinë e poetit e studiuesit Maliq Vrekaj)Nga KUJTIM MATELI (04.20.2014)
AMERIKA ËSHTË NË TUZ, PO TUZI NUK ËSHTË NË AMERIKËNga RAMIZ LUSHAJ (04.20.2014)
Kujtesë, në 90-vjetorin e lindjes: Prof. Dr. JUP KASTRATI, NJË NGA VIGANËT E ALBANOLOGJISËNga ISA HALILAJ studiues, 'Mësues i merituar' (04.18.2014)
PËRKUJTOHET EKSODI I SHQIPTARËVE NË FSHATIN XËRXË (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]