E Mërkurë, 07.24.2019, 09:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA IBRAHIM RUGOVA (2.12.1944- 21.01.2006)

E Premte, 09.07.2012, 01:58pm (GMT+1)


 

 

Voal-online 7 SHTATOR - Serbia nuk dëshiron ta njohë vendin tonë në mënyrë paqësore, prandaj ajo bëri gjithçka për të na shkatërruar. Të gjitha përpjekjet tona për të gjetur një zgjidhje paqësore ishin të pamundura. Në mënyrë që ta shpëtojë popullin, NATO-s iu desh të ndërhyjë.

Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, të integruar në Bashkimin Evropian, NATO me miqësinë e përherëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë dua të theksoj se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet plotësisht.

Kosova është një vend i vogël, por ka aq shumë pasuri që ia ka falur Zoti.

Kosova sot është më pranë Europës se vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore.

Vizioni im është që vendi ynë duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, ta transferojmë një pjesë të pavarësisë sonë atje. Është gjithashtu detyra jonë ta bëjmë atë, nëse ne duam të ndërtojmë një treg dhe një e konomi të shëndoshë. Ky është vizioni për të cilin unë jam duke punuar dhe do të vazhdoj të punoj në të ardhmen.

Sa i përket shqetësimit që shpreh Serbia, ajo nuk ka të drejtë për të ndikuar në privatizimin apo të kërkojë ndonjë pronë, sepse Kosova është një ish-anëtare e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70% të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.

Siç e shihni problemet politike janë të lidhura ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë dhe kjo është arsyeja pse të gjitha këto probleme janë të përfshira në programin e qeverisë së sapozgjedhur.

Gjatë këtyre viteve që kanë pasuar luftën, problemi më urgjent që ne kemi hasur ishte: për të aktivizuar ndërmarrjet publike, për t'i sjellë ato deri në nivelin që kërkojnë tregjet ndërkombëtare dhe tani jemi duke u përgatitur për privatizimin e tyre.

Së pari, ne do të përqëndrohemi në privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, vijuar nga industria e mesme dhe pastaj ne do të lëvizim drejt industrisë së rëndë.

Kosova sot është më afër Evropës se vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore.

Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe për të vazhduar me marrëdhëniet tona të mira me SHBA.

Qeveria jonë është e gatshme për të garantuar investimet, dhe pastaj ne do të krijojmë stimujt e taksave. Ne jemi të interesuar t'i kemi të gjitha këto gjëra dhe me privatizimin ne gjithashtu duam të krijojmë më shumë vende pune dhe kushte më të mira për punëtorët.

Ministritë e ndryshme duhet të punojnë më shumë në promovimin e vendit, për të ndërtuar imazhin publik të Kosovës. Projekte konkrete duhet përgatitur, në mënyrë që të aktivizoni biznesmenët tanë të kenë më shumë kontakte. Ne duhet të krijojmë një imazh pozitiv për veten.

Do të ketë shumë kompani konkurruese dhe të forta që do të vijnë këtu dhe, edhe pse Kosova është një vend i vogël që pa dyshim ka shumë për të ofruar për tregtinë globale; një nga interesat tona kryesore është që ta shpalosë këtë në tregun botëror.

Ne patëm shumë ndihmë ndërkombëtare, veçanërisht nga BE dhe SHBA, çka na ndihmoi për të dalë nga kjo fazë e jashtëzakonshme, për t'i dhënë ca dinamizëm Kosovës.

Ne kemi euron monedhë, çka do të thotë shumë. Ajo nuk e ka stabilizuar vetëm situatën në Kosovë politikisht dhe ekonomikisht, por i ka lehtësuar edhe kontaktet e drejtpërdrejta që kemi me Europën./Mblodhi dhe përgatiti: ELIDA BUÇPAPAJ

 


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA JEAN-JACQUES ROUSSEAU (Zhan-Zhak Ruso, 1712-1778) (08.31.2012)
AFORIZMA NGA ANTHONY QUINN (Entoni Kuin, 1915- 2001) (08.11.2012)
AFORIZMA NGA EZRA POUND (Ezra Paund, 1885-1972) (07.31.2012)
AFORIZMA NGA NATALIE PORTMAN (1981) (07.12.2012)
AFORIZMA NGA MARCEL PROUST (Marsel Prust, 1871-1922) (06.23.2012)
AFORIZMA NGA EDGAR ALLAN POE (1809-1849) (05.22.2012)
AFORIZMA NGA ELVIS PRESLEY (Elvis Presli, 1935-1977) (05.08.2012)
AFORIZMA NGA PLUTARCH (Plutarku, 46-120) (04.20.2012)
AFORIZMA NGA SARAH PALIN (Sara Pejlin, 1964) (04.14.2012)
AFORIZMA NGA PLATO (Platoni, 427-347 para Krishtit) (04.08.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]