E Premte, 09.20.2019, 08:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Dwight D. Eisenhower (Duajt D. Ajzenhauer, 1890-1969)
E Djelë, 01.10.2010, 12:52pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online 10 janar -Ai që i vlerëson priviligjet e tij mbi parimet e tij së shpejti do t’i humbë të dyja.

 

Ateist është ai që shikon ndeshjen Notre Dame - Southern Methodist University dhe nuk i prish punë se kush fiton.

 

Intelektual është ai që përdor më shumë fjalë se është e nevojshme për të treguar më shumë se ai di.

 

Kyçet e këmbëve janë gjithmonë të hijshme dhe simpatike, por gjunjtë pothuaj asnjëherë nuk janë të tilla.

Çdo njeri që dëshiron të jetë president është ose egomaniak, ose i çmendur.

 

Çarmatimi, me respekt të ndërsjellët dhe mirëbesim, është një imperativ i përhershëm.

Mos u bashko me libradjegësit. Mos mendo se ashtu po i ngushëlloni mendimet me faktin ngushëllues se ato kurrë nuk ekzistuan.


Çdo armë e prodhuar, çdo anije lufte, çdo rakët janë në kuptimin thelbësor një vjedhje ndaj atyre që janë të uritur e nuk kanë ushqim, të atyre që narthin dhe nuk kanë rroba.

Puna në arë duket e lehtë, kur plugu juaj është lapsi dhe ju jeni mijëra kilometra larg një are misri.

 

Pak gra, mendoj unë, kanë kaq shumë arsye sa kam unë për të menduar se vitet e gjata të trishta të rinisë ia kanë vlejtur për hir të mesomoshës.

Përtej Perdes së Hekurt ka shenja se tirania është në hall dhe na e kujton ne se struktura e saj është në thelb aq e dobët sa e ashpër duket në sipërfaqe.


Këtu ne Amerikë ne jemi të prejadhur në gjak e në shpirt nga revolucionistët dhe nga kryengritësit – burra dhe gra që guxuan ta mohojnë doktrinën e pranuar. Si trashëgimtarë të tyre, kurrë mos e ngatërrofshim mohimin e ndershëm me nënshtrimin e pandershëm.

Historia nuk ia beson gjatë kujdesjen ndaj lirisë të dobëtit dhe të ndrojturit.

Sa larg mund të shkoni ju pa e shkatërruar nga brenda atë që po përpiqeni ta mbroni nga jashtë?

Përultësia duhet të jetë gjithmonë pjesa e çdo njeriu që ka famë të fituar me gjakun
e pasuesve të tij dhe me sakrificat e miqve të tij.


Nuk mendoj diçka më të mërzitshme për amerikanët se të qëndrojnë në dhomat e tyre të ndenjes një gjysmë ore të tërë duke parë fytyrën time në ekranet e televizorëve të tyre.


E ndjej për detyrë të flas sot në një gjuhë që në njëfarë mënyrë është e re, ku unë, që kam shpenzuar kaq kohë në profesionin ushtarak, do të kisha parapëlqyer të mos e përdorja kurrë. Kjo gjuhë e re eshtë gjuha e luftës atomike.

Unë urrej luftën sa vetëm një ushtarak që e ka jetuar atë mund ta urrejë, vetëm si një që e ka parë brutalitetin e saj, kotësinë e saj, çmendurinë e saj.

 

E kam kuptuar në vitet e mëvonshme se ne ishim shumë të varfër, por lavdia e Amerikës ishte ajo që nuk na linte ta dinim atë gjë.


E kam një njësi matëse me të cilën provoj çdo problem madhor – kjo njësi matëse është: A është në të mirën e Amerikës?

Më pëlqen të besoj se njerëzit në një afat të gjatë kanë për të bërë më shumë në përhapjen e paqes se qeveritë tona. Ndërkaq, unë mendoj se popujt e duan kaq shumë paqen saqë një ditë do t’iu thonë qeverive na hapni rrugë dhe na lini ta gëzojmë atë.


Nëse njerëzit mund të krijojnë armë që janë kaq tmerruese sa të mendosh se lufta globale përbën një verdikt vetëvrasjeje, atëherë mund të mendosh se zgjuarsia e njeriut duhet të përfshijë edhe aftësinë e tij për të gjetur një zgjidhje paqësore.

 

Nëse Kombet e Bashkuara pranojnë njëherë se mospajtimet ndërkombëtare mund të zgjidhen nëpërmjet forcës, atëherë ne do të kemi shkatërruar gjithë themelin e organizatës dhe shpresën tonë më të mirë për të vendosur rendin botëror.

Nëse dëshiron siguri totale, futu në burg. Atje ke ushqim, rroba, kujdes mjekësor e kështu me radhë. E vetmja gjë të mungon… është liria.

Në përgatitjen e betejës e kam parë gjithmonë se planet janë të padobishme, por planifikimi është i pazëvendësueshëm.

Në kabinetet tona qeveritare ne duhet të kemi kujdes ndaj ndikimeve të dëshiruara apo të padëshiruara nga ana industrisë ushtarake. Mundësia e rritjes shkatërrimtare të fuqisë së pavend mund të pasojë.

Në fund të fundit çanta e ushtarakut nuk është aq e rëndë sa prangat e të burgosurit.

Udhëheqja është arti i arritjes që dikush tjetër të bëjë diçka që do ti, për shkak se ai dëshiron ta bëjë atë.

Nuk ka burrë të zgjuar apo të zotin që të rrijë shtrirë në binarët e trenit të historisë për të pritur trenin e së ardhmes që të rendë sipër tij.  

Askush mbi 70 vjeç nuk duhet të qëndrojë në këtë zyrë, dhe unë e di këtë.

 

 

Oh, sa titull i adhuruar, ish president.


Vetëm amerikanët mund ta lëndojnë Amerikën.

 

Vetëm besimi ynë individual në lirinë mund të na mbajë ne të lirë.

 

Vetëm forca mund të bashkëpunojë. Dobësia vetëm lutet.

Forcat tona shpëtuan hebrejtë e mbijetuar të Evropës për një jetë të re dhe një shpresë të re në vendin e rilindur të Izraelit. Bashkë me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, unë e pëshëndes shtetin e ri dhe ia dëshiroj të mirën.

Kënaqësitë tona ishin të thjeshta – ato përfshinin mbijetesën.


Problemi ynë, pra, nuk është forca jonë sot: më tepër është nevoja jonë vitale për veprim sot për ta siguruar forcën tonë nesër.

Paqja dhe drejtësia janë dy anët e së njëjtës monedhë.

 

Pesimizmi kurrë nuk fiton ndonjë betejë.

Planet janë asgjë; planifikimi është gjithçka.

Politika është një profesion; sa serioz dhe i ndërlikuar, në kuptimin e tij të vërtetë, është një profesion fisnik.

 

 

Politika duhet të jetë një profesion me kohë të pjesëshme i çdo qytetari i cili do të mbronte të drejtat dhe privilegjet e njeriut të lirë dhe i cili do të ruante çfarë është e mirë dhe çfarë është frytdhënëse në trashëgiminë tonë kombëtare.

 

Morali më i mirë është atëherë kur kurrë nuk e dëgjoni këtë fjalë të përmendet. Kur ju dëgjoni të flitet pa masë për të, zakonisht morali është i ndyrë.


Mënyra më e qartë për të treguar se çfarë do të thotë për ne sundimi i ligjit në jetën tonë të përditëshme është të kujtojmë se çfarë ka ndodhur kur nuk ishte sundimi i ligjit.

 

Historia e njerëzve të lirë nuk është shkruar në të vërtetë kurrë nga rasti, por nga përcaktimi; nga përcaktimi i tyre!

 

Puna më e tmerrëshme në luftë është të jesh nëntoger dhe të udhëheqësh togën kur je në fushën e betejës.


Sa më tepër u moshova aq më tepër gjeta mençuri në ligjin e lashtë që gjërat e para duhen bërë të parat. Një proces që shpesh e thjeshtëson problemin kompleks njerëzor në përpjesëtimin e tij të administrueshëm.

Popujt e botës mirëfilli duan paqe. Do të vijë koha që liderët botërorë do ta kenë mundësinë t’ua japin, dhe do t’ua japin.

Problemi në mbrojtje është sa larg mund të shkosh pa shkatërruar nga brenda atë që provon ta mbrosh nga jashtë.

 

Rreshteri është Ushtria.

 

Shpirti i njeriut është më i rëndësishëm se forca fizike, dhe natyra shpirtërore e një kombi është më e rëndësishme se pasuria e tij.


Cilësia supreme për udhëheqje është pa diskutim integriteti. Pa atë, asnjë sukses nuk është i mundshëm, pavarësisht se është në një bandë, në një fushë futbolli, në një ushtri apo në një zyrë.

Bota lëviz, dhe fjalët që dikur ishin të mira nuk janë gjithmonë të mira.

 

Janë një numër gjërash gabim në Washington. Një nga ato është se të gjithë janë tepër larg shtëpisë.

Nuk ka lavdi në betejë që ia vlen gjakut të derdhur.

Nuk ka gjë të gabuar në Amerikë që nuk mund ta shërojnë besimi, dashuria për lirinë, zgjuarsia dhe energjia e qytetarëve të saj.

Nuk ka tragjedi në jetë si vdekja e një fëmije. Gjërat nuk kthehen kurrë në mënyrën si kanë qenë.

 

Kjo tryezë e imja është nga ato ku njeriu mund të vdesë, por nga e cila nuk mund të tërhiqet.

 

Bota jonë.. duhet të shmangë shndërrimin në një bashkësi të frikës dhe të urrejtjes, dhe, në vend të kësaj, të jetë një konfederatë krenare e besimit dhe respektit të ndërjsellët.

 

Ndonës forca mund të mbrojë në urgjencë, vetëm drejtësia, ndershmëria, konisderata dhe bashkëpunimi mund të çojnë përfundimisht në agimin e paqes së përjetëshme.

Së bashku ne mund të mësojmë si t’i pajtojmë ndryshimet, jo me armë, por me zgjuarsi dhe me qëllime të mira.

Lufta nuk rregullon asgjë.

 

Do ta arrijmë paqen, qoftë edhe nëpërmjet luftës.

Ne kërkojmë paqe, duke e ditur se paqja e krijon klimën e lirisë./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Eliza Dushkut (Lindur më 30 dhjetor 1980) (01.06.2010)
Aforizma nga Friedrich Dürrenmatt (Fridrih Dyrenmat, 1921-1990) (01.01.2010)
Aforizma të Marlenë Ditrih (Marlene Dietrich, 1901-1992) (12.25.2009)
Aforizma të Denis Diderosë (Denis Diderot, 1713-1784) (12.17.2009)
Aforizma të Ketrinë Denëv (Catherine Deneuve) (12.10.2009)
Aforizma të Ciceronit (Marcus Tullius Cicero, 106-43 para Krishtit) (12.04.2009)
Aforizma të Konfucit (Confucius, 551-479 para Krishtit) (11.26.2009)
Aforizma të Miguel De Servantis (Miguel De Cervantes, 1547-1616) (11.17.2009)
Aforizma të Çarli Çaplinit (11.06.2009)
Aforizma të Uinston Çërçillit (Winston Churchill, 1874-1965) (10.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]