EKSPERIENCË Nga THANI NAQO
E Premte, 11.21.2014, 08:29am (GMT+1)
Tani çdo gjë e mas me sy, S'më duhet litër e metrazh. Një pëllëmbë jam më i gjatë se ty, Edhe Rrugën e Diellit me hostenë e mas.
Çdo gjë tek unë ka zenë të ndryshket, Kockat krëk-krëkin, lëshojnë ankim. Ardhjen e shiut ma thonë kryqet, Frikë s'kam kur gjëmon e shkreptin.
Çdo gjë tani e ndjej me zemer, Vargjet, bukuritë e çdo shëmti. Por, më e habitshmja quhet Femër, Dashuria e saj të bën magji.
Tani çdo gjë s' e lë për nesër, Paçka se edhe dielli lind çdo ditë. Më mirë e pres, se sa të më presë, Gardhin tani po e larushit...
2014
THANI NAQO
|