VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KINEASTI KOÇI ME FILMA ME TEMA SOCIALE NË BERLIN

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KINEASTI KOÇI ME FILMA ME TEMA SOCIALE NË BERLIN
E Shtunë, 01.15.2011, 04:17pm (GMT+1)

Berlinale Talent Campus

Në programin "Talent Campus" të edicionit të sivjetëm të Berlinales merr pjesë edhe kineasti i ri nga Shqipëria, Gentian Koçi. Ai sjell sprovën e tij të parë të një filmi artistik me metrazh të gjatë.

Ai vëzhgon të përditshmen. Syri i mprehtë i kineastit të ri, Gentian Koçi kap ngjarje nga jeta e njerëzve të zakonshëm, kap shpresat dhe dramat e tyre. Vitet e gjata të punës si reporter në televizionin kombëtar "KLAN" i kanë dhënë intuitën, ndërsa vokacioni artistik ndjeshmërinë. Më 2008 përfundon studimet në Akademinë e Filmit "Marubi" në Tiranë dhe nis rrugën e kineastit. Dy filmat e tij me metrazh të shkurtër "Antena" dhe "Për ters atë çast" kanë fituar disa çmime në festivale ndërkombëtare, të nivelit të shkollave dhe akademive të filmit, mes të cilave edhe në Mynih, Milano, Bazel, Tel Aviv, Sofje, Prishtinë.

Filmi "Antena" merret me fatin e trishtë të një gjenerali në pension, që jeton i vetëm në një vilë me arkitekturë italiane, i harruar nga shteti, shoqëria dhe i biri emigrant. Për të dalë nga izolimi ndërton një antenë. Ndërkohë një kompani ndërtimi i merr vilën për të bërë në vend të saj një pallat shumëkatësh dhe i premton t'i paguajë shpenzimet e funeralit. Por gjenerali vetëvarroset i gjallë në vilën, ku ka kujtimet e gjithë jetës së tij.

Skenë nga filmi "Antena"

Ndërsa filmi tjetër "Për ters atë çast" ka në qëndër fenomenin shqetësues të vetëvrasjeve në Shqipëri, qëndrimin abuziv që mban media ndaj tij duke publikuar vetëm anën spektakolare të fenomenit dhe iu imponuar individit për ta kthyer atë thjesht në një spektator lajmesh sensacionale. Por pas lajmesh të tilla, thotë Gentiani, është njeriu, vlera e tij si njeri.

"Më tërheq universaliteti i botës së brendshme të njeriut, dinjiteti i tij. Për mua filmi është njeriu. Ne jetojmë ende në një shoqëri në tranzicion, ku vlerat e njeriut janë harruar, ku media i pasqyron ndodhitë zakonshme në jetën e përditshme jo në interes të emancipimit të shoqërisë, por në një këndvështrim që tenton ta kthejë individin në spektator të thjeshtë. Në filmat e mi tentoj qe ata të jenë një pasqyrë ku shoqëria të shohë veten dhe të reagojë", thotë për DW Gentian Koçi.

Pozicionim qytetar

Ky këndvështrim dhe pozicionim qytetar i ka sjellë fat kineastit 32 vjeçar, Gentian Koçi. Ai do të jetë një nga 350 kineastët e rinj nga gjithë bota, të përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare për të marrë pjesë në programin "Talent Campus"në Berlinale. Në këtë program Gentian Koçi do të diskutojë skenarin e filmit të tij të parë artistik,me metrazh të gjatë. Subjekti mbetet sekret, ai nuk dëshëron ta zbulojë para zhvillimit të Berlinales. Por mbajtja e fshehtë është pjesë e gëzimit të tij.

Kineasti Gentian Koci

" Jam shumë i lumtur që do të marr pjesë në" Talent Campus". Çdo kineast ka të drejtë të marrë pjesë vetëm një herë në gjithë jetën e tij krijuese. Përzgjedhja bëhet mes 3900 konkurrentëve nga gjithë bota. Kur të përzgjedhin do të thotë se kanë pëlqyer punën që ke bërë dhe projektin e radhës që do të paraqesësh, për të cilin ke fatin të diskutosh me kolegë nga vende të ndryshme dhe kineastë të famshëm në botë," thotë Gentian Koçi.

Kinema pa kufi - logoja e sivjetme në Berlin

Mbështetja e bashkëpunimit në artin e kinemasë përtej kufijve kombëtarë dhe kulturorë është një nga qëllimet bazë të "Talent Campus" në Berlinale." Ky synim është veçanërisht i vyer për të ardhmen e kinematografisë shqiptare, e cila nuk gëzon ndonjë mbështetje të konsiderueshme nga shteti dhe buxheti i tij i limituar. Pikërisht për të kapërcyer këtë situatë, "Talent Campus"mbledh kineastë të rinj nga katër kontinentet, pikërisht ata që kanë patur sukses përtej kufijve të vendeve të tyre të origjinës dhe që munden kështu metalentin e tyre të jenë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të prodhimit kinematografik. Për gjashtë ditë me rradhë, nga 12- 17 shkurt pjesëmarrësit do të ndjekin programe për skenaristë, regjizorë, aktorë, kompozitorë dhe kritikë filmi.

" Pres që në ditët e " Talent Campus" të kuptoj më mirë se klush jam si kineastë, ku dua të shkoj. Kjo do të më përballë natyriht me zgjedhje artistike dhe do të më detyrojë të eksperimentoj, të marr në sy rreziqe. Mendoj se sot duhen kineastë, që nuk ndjekin rregullat tradicionale. Mendoj që sot ka nevojë për një brez kineastësh, që nuk kanë frikë të marrin mbi vete përgjegjësi. Edhe edicioni i sivjetëm i Berlinales, i 9-ti, do të fokusohet pikërisht në pozicionimin e kineastëve në botën e sotme të kinemasë, "thotë Gentian Koçi.

Filmat e deritanishëm kanë treguar pozicionimin e Gentianit.Por ai pret shumë nga "Talent Campus" dhe përmend emra të njohur të kinemasë gjermane si Fritz Lange, Wim Vanders, të cilët mezi pret t' i takojë, të diskutojë skenarin e filmit të tij të parë artistik me metrazh të gjatë dhe të përfitojë nga përvoja e tyre për të përballuar sfidat në rrugën e vështirë, "të pashtruar" dhe me "gunga" të artit të kinemasë.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJËMIMI I MOSHAVETregim nga RAIMONDA MOISIU (01.14.2011)
SË SHPEJTI KËNGA E RE E BRITNEY SPEARS (01.12.2011)
VILHELME VRANAR - HAXHIRAJ: TË SHKRUAJ NATËN QË TË NDRIÇOJ ERRËSIRËN DITËNIntervistoi RAIMONDA MOISIU (01.11.2011)
E SUKSESSHME, POR E VARFËR (01.10.2011)
ALI BABA ME 40 HAJDUTËProzë humoristike satirike nga ARBEN KALLAMATA (01.09.2011)
PATËR GJERGJ FISHTA NË 70 VJETORIN E VDEKJES SË TIJNga MËRGIM KORÇA (01.06.2011)
HELENA KADARE: KOHË E PAMJAFTUESHME, JETA ME ISMAILINNga ADMIRINA PEÇI (01.05.2011)
VARIACIONE LIRIKENga DANIEL GÀZULLI (01.04.2011)
KAM URI PËR GOJËN TËNDENGA PABLO NERUDA (01.04.2011)
KALENDARI I VEPRIMTARIVE KULTURORE TË JANARIT (12.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]