VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PIKTORJA SHQIPTARE RUDINA PRODA SIPAS KRITIKËS RUMUNENga IOLANDA MALAMEN

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 09:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

PIKTORJA SHQIPTARE RUDINA PRODA SIPAS KRITIKËS RUMUNE

Nga IOLANDA MALAMEN


E Mërkurë, 02.09.2011, 03:39pm (GMT+1)

Rudina Proda ka çelur që herët, me të dyja duart, një derë e cila i ka lehtësuar lidhjen me botën e jashtme dhe së cilës i ka kthyer me gjuhën e saj sigurinë e bukurisë.

Në këtë numër të revistës do të bej një devijim nga artikujt e zakonshëm që shkruaj unë, duke dashur të ndaloj e te flas mbi një ekspozitë e cila u ndodh papritur e për një kohë shumë të shkurtër mbi muret jo dhe aq të përshtatshme të një hapësire të vogël destinuar ekspozitave, fshehur diku nën katin e parë të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në Bukuresht (...) ku do të shihja punimet e një vajze që vuan nga autizmi. Për rrjedhojë, kurioziteti im u shumëfishua.

Rudina Proda ka lindur 32 vite të shkuara në Tiranë (Shqipëri). Në vijim të një edukimi të ndërprerë, të rifilluar disa herë, e më tej të përfunduar, ka arritur të shkruajë, të lexojë dhe të komunikojë nëpërmjet dialogëve të shkurtër. Në vitin 1989, duke vënë re talentin drejt pikturës, familja e saj e dërgon tek studio e piktorit udhëheqës Bashkim Dervishi, një artist i njohur shqiptar, për të marrë mësime vizatimi e pikture. Me kalimin e kohës, kur dukej se Rudina Proda kishte përvetësuar nocione të mjaftueshme pikture, me ndihmën e prindërve ajo hapi një studio pikture të sajën. Që nga ky moment biografia artistike e Rudina Prodës nisi të pasurohej vit pas viti, deri sa arriti një numër shumë të larte prej 3000 punime.

Gjithnjë e më shumë "Rasti" i saj tërhoqi vëmendjen e kritikëve të fushës, duke hapur vetëm në Shqipëri më shume se 30 ekspozita. Ka hyre në rrethet Evropiane me ekspozita personale të zhvilluara në Kosovë, Bullgari, Bosnje-Hercegovine, Danimarke, Estoni, Hungari, Itali, Irlande, France, Zvicër, Finlande, Poloni, Kroaci, Slloveni, Greqi. Merr si ne vendin e saj, ashtu dhe jashtë mbi 30 çmime, diploma, certifikata, dhe vlerësime nga kritiket. Botuesit dhe shkrimtaret i dedikojnë hapësira te veçanta ne shkrimet e tyre; ftohet ne dhjetëra emisione televizive, filmohen disa filma dokumentare për te, dhe kompozohen për ate këngë e poezi. Janë botuar gjashte albume personale të saj ne Shqipëri, Kroaci, dhe France. Punimet e saj janë te paraqitura ne galeri e ekspozita private ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, Itali, Slloveni, Greqi, Bullgari, Zvicër, France, Kroaci, Luksemburg, Gjermani, Estoni, Letoni, Finlande, Suedi, Rusi, Kine, Belgjike. Artistë te arteve plastike me emër, pushtetarë, politikanë, anëtarë të qeverive te vendeve të ndryshme, kane folur për punimet e saj. Punime te saj janë riprodhuar ne dhjetëra ftesa, postera, dhe kapakë librash. Rudina Proda është autore e kompozimeve, peizazheve dhe portreteve, te punuara me teknikat me te ndryshme: laps, , lapsa me ngjyra, grafit, akuarel, tempera, tush kinez, guash, pastel, akrilik, vaj. Bazat mbi të cilat ka punuar janë gjithashtu te ndryshme: beze, karton, letër, dru, letër alumini, qelq, etj.

Për t'u thëne ne mbyllje të kësaj biografie të pasur e te pazakonte artistike, eshte gjithashtu se Presidenti i Republikë së Shqipërisë i ka akorduar Rudina Prodës Urdhrin e Argjendtë "Naim Frashëri", me motivacion: "Për talentin e veçantë, dhe punën e jashtëzakonshme në fushën e artit viziv, për krijimet origjinale dhe të papërsëritshme, për imagjinatën e pasur dhe sensibilitetin delikat, për përfaqësimin e shkëlqyer që i ka bërë Shqipërisë në botë. Si simbol i shpirtit piktor me gjithë botën e saj të veçantë." Kjo mirënjohje është fituar me kalimin e kohës, pas shprehjes së vlerësimit nga ata që janë në pozitat e vlerësuesve, për të komentuar veçoritë e lidhura me aftësitë e saj, për fiksimin e imagjinatës interesante dhe psherëtimës, të lindura nga instinkti krijues dhe nga pjekuria e parakohshme, te cilat mund t'i rezistojnë kohës. Në rastin në fjalë, është provuar se Rudina Proda ka çelur që herët, me të dyja duart, një derë e cila i ka lehtësuar lidhjen me botën e jashtme dhe së cilës i ka kthyer me gjuhën e saj sigurinë e bukurisë. Interesante tek ajo nuk është dhe aq talenti i saj i palodhur, dhe dëshira për ta ndarë me të tjerët, se sa aftësia për ta veçuar dhe për ta kthyer në të gjalle. Nuk e di cilët engjëj i qëndrojnë pranë dhe i pëshpëritin kur ajo punon, por, nga punimet që u paraqitën në Bukuresht, ndihet hiri i një artisti të formuar, madhor, i cili bashkëpunon me ata (engjëjt) drejtpërdrejte.

Duke mësuar gjithnjë e më shumë për botën që e rrethon, Rudina Proda ka fituar aftësinë e transkriptimit, dhe ndodhet në momentin në të cilin, nga një "˜rastësi' është transformuar në një artiste me personalitet, ekzistenca e së cilës është pashmangshmërisht e lidhur vetëm me ekzistencën e formave dhe ngjyrave. Ne ato pak punime te paraqitura ne Bukuresht, u arrit të lexohej si gjuha harmonike, ashtu dhe mistika përballe hollësive të rregullta e ritmike, në suita sintagmash plastike.

Rudina Proda ka pasur shansin të udhëtojë, të vizitojë muze, dhe ekspozita, ka shfletuar albume arti dhe çudit me aftësinë e saj asimiluese dhe etjen e saj për të treguar nëpërmjet pamjeve. Më ka pëlqyer shumë mënyra si di ajo të mbushë hapësirën, si i kërkon pikat e mbështetjes, si "mat", dimensionon e rregullon, si të ishte përgjegjëse e harmonisë botërore. Më impresionoi mbështetja e disa regjistrave kromatikë (për shembull një cikël me tre peizazhe të mbytura ne një të vetëm, me ngjyra të kaltra dramatike), më emocionoi sjellja e saj me elementët e natyrës: drurë, zogj, ujë, gurë, të cilat i mbledh me një kujdes magjepsës, më kanë impresionuar fytyrat njerëzore të mbivendosura duke i dhënë një rëndësi të madhe ekspresivitetit te tyre në raport me trupat hollakë, gati të sëmurë dhe, se fundmi, por jo në vend të fundit, çuditem sa mirë ka mësuar të çojë deri në fund qëllimin e saj. E kam vënë re nganjëherë këtë gjë vetëm si sugjerim tek disa prej punimeve, pasazhe të vogla të cilat të drejtojnë tek Miro dhe Klee. Ngjashmëri të rastësishme ose mbase kujtesë e drejtuar tek ato hapësira, të cilat i përshtaten. Për fat të keq, mbërritja në Bukuresht me avion e familjes (te saj vete, dhe prindërve te saj si shoqërues), e bëri të pamundur transportimin e disa tablove të dimensioneve të mëdha të cilat do të kishin sjellë një gjuhë më komplekse... Ato që u vendosën në hapësirën e ekspozimit, aq sa ishin, treguan një artiste, e cila, duke pasur dhe fatin e një menaxhimi të mirë, do të afirmohet gjithnjë e më shumë.

Njëherazi me mësimet e jetës marrim nganjëherë dhe mësime arti. Mësimi i Rudina Prodës është një shembull i tille.

kuara në Tiranë (Shqipëri). Në vijim të një edukimi të ndërprerë, të rifilluar disa herë, e më tej të përfunduar, ka arritur të shkruajë, të lexojë dhe të komunikojë nëpërmjet dialogëve të shkurtër. Në vitin 1989, duke vënë re talentin drejt pikturës, familja e saj e dërgon tek studio e piktorit udhëheqës Bashkim Dervishi, një artist i njohur shqiptar, për të marre mësime vizatimi e pikture. Me kalimin e kohës, kur dukej se Rudina Proda kishte përvetësuar nocione të mjaftueshme pikture, me ndihmën e prindërve ajo hapi një studio pikture të sajën. Që nga ky moment biografia artistike e Rudina Prodës nisi të pasurohej vit pas viti, deri sa arriti një numër shumë të larte prej 3000 punime.

Gjithnjë e më shumë "Rasti" i saj tërhoqi vëmendjen e kritikëve të fushës, duke hapur vetëm në Shqipëri më shume se 30 ekspozita. Ka hyrë në rrethet Evropiane me ekspozita personale të zhvilluara ne Kosove, Bullgari, Bosnje-Hercegovine, Danimarke, Estoni, Hungari, Itali, Irlande, France, Zvicër, Finlande, Poloni, Kroaci, Slloveni, Greqi. Merr si ne vendin e saj, ashtu dhe jashtë mbi 30 çmime, diploma, certifikata, dhe vlerësime nga kritiket. Botuesit dhe shkrimtaret i dedikojnë hapësira te veçanta ne shkrimet e tyre; ftohet ne dhjetëra emisione televizive, filmohen disa filma dokumentare për te, dhe kompozohen për ate këngë e poezi. Janë botuar gjashte albume personale të saj ne Shqipëri, Kroaci, dhe France. Punimet e saj janë te paraqitura ne galeri e ekspozita private ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, Itali, Slloveni, Greqi, Bullgari, Zvicër, France, Kroaci, Luksemburg, Gjermani, Estoni, Letoni, Finlande, Suedi, Rusi, Kine, Belgjike. Artistë te arteve plastike me emër, pushtetarë, politikanë, anëtarë të qeverive te vendeve të ndryshme, kane folur për punimet e saj. Punime te saj janë riprodhuar ne dhjetëra ftesa, postera, dhe kapakë librash. Rudina Proda është autore e kompozimeve, peizazheve dhe portreteve, te punuara me teknikat me te ndryshme: laps, , lapsa me ngjyra, grafit, akuarel, tempera, tush kinez, guash, pastel, akrilik, vaj. Bazat mbi të cilat ka punuar janë gjithashtu te ndryshme: beze, karton, letër, dru, letër alumini, qelq, etj.

Për t'u thëne ne mbyllje të kësaj biografie të pasur e te pazakonte artistike, eshte gjithashtu se Presidenti i Republikë së Shqipërisë i ka akorduar Rudina Prodës Urdhrin e Argjendtë "Naim Frashëri", me motivacion: "Për talentin e veçante, dhe punen e jashtëzakonshme në fushën e artit viziv, për krijimet origjinale dhe të papërsëritshme, për imagjinatën e pasur dhe sensibilitetin delikat, për përfaqësimin e shkëlqyer që i ka bërë Shqipërisë në botë. Si simbol i shpirtit piktorme gjithë botën e saj të veçantë." Kjo mirënjohje është fituar me kalimin e kohës, pas shprehjes së vlerësimit nga ata që janë në pozitat e vlerësuesve, për të komentuar veçoritë e lidhura me aftësitë e saj, për fiksimin e imagjinatës interesante dhe psherëtimës, të lindura nga instinkti krijues dhe nga pjekuria e parakohshme, te cilat mund t'i rezistojnë kohës. Në rastin në fjalë, është provuar se Rudina Proda ka çelur që herët, me të dyja duart, një derë e cila i ka lehtësuar lidhjen me botën e jashtme dhe së cilës i ka kthyer me gjuhen e saj sigurinë e bukurisë. Interesante tek ajo nuk është dhe aq talenti i saj i palodhur, dhe dëshira për ta ndarë me të tjerët, se sa aftësia për ta veçuar dhe për ta kthyer në të gjalle. Nuk e di cilët engjëj i qëndrojnë pranë dhe i pëshpëritin kur ajo punon, por, nga punimet që u paraqitën në Bukuresht, ndihet hiri i një artisti të formuar, madhor, i cili bashkëpunon me ata (engjëjt) drejtpërdrejte.

Duke mësuar gjithnjë e më shumë për botën që e rrethon, Rudina Proda ka fituar aftësinë e transkriptimit, dhe ndodhet në momentin në të cilin, nga një "˜rastësi' është transformuar në një artiste me personalitet, ekzistenca e së cilës është pashmangshmërisht e lidhur vetëm me ekzistencën e formave dhe ngjyrave. Ne ato pak punime te paraqitura ne Bukuresht, u arrit të lexohej si gjuha harmonike, ashtu dhe mistika përballe hollësive të rregullta e ritmike, në suita sintagmash plastike. Rudina Proda ka pasur shansin të udhëtojë, të vizitojë muze, dhe ekspozita, ka shfletuar albume arti dhe çudit me aftësinë e saj asimiluese dhe etjen e saj për të treguar nëpërmjet pamjeve. Më ka pëlqyer shume mënyra si di ajo të mbushë hapësirën, si i kërkon pikat e mbështetjes, si "mat", dimensionon e rregullon, si të ishte përgjegjëse e harmonisë botërore.

Më impresionoi sidomos mbështetja e disa regjistrave kromatikë (për shembull një cikël me tre peizazhe të mbytura ne një të vetëm, me ngjyra të kaltra dramatike), më emocionoi sjellja e saj me elementët e natyrës: drurë, zogj, ujë, gurë, të cilat i mbledh me një kujdes magjepsës, më kanë impresionuar fytyrat njerëzore të mbivendosura duke i dhënë një rëndësi të madhe ekspresivitetit te tyre në raport me trupat hollakë, gati të sëmurë dhe, se fundmi, por jo në vend të fundit, çuditem sa mirë ka mësuar të çojë deri në fund qëllimin e saj. E kam vënë re nganjëherë këtë gjë vetëm si sugjerim tek disa prej punimeve, pasazhe të vogla të cilat të drejtojnë tek Miro dhe Klee. Ngjashmëri të rastësishme ose mbase kujtesë e drejtuar tek ato hapësira, të cilat i përshtaten. Për fat të keq, mbërritja në Bukuresht me avion e familjes (te saj vete, dhe prindërve te saj si shoqërues), e bëri të pamundur transportimin e disa tablove të dimensioneve të mëdha të cilat do të kishin sjellë një gjuhë më komplekse... Ato që u vendosën në hapësirën e ekspozimit, aq sa ishin, treguan një artiste, e cila, duke pasur dhe fatin e një menaxhimi të mirë, do të afirmohet gjithnjë e më shumë. Njëherazi me mësimet e jetës marrim nganjëherë dhe mësime arti. Mësimi i Rudina Prodës është një shembull i tillë. (Autorja e këtij shkrimi, Ioalanda Malamen është kritike arti. Botoi revista e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, "Luceafarul", Bukuresht, 26 maj 2010).

Zgjodhi për shtyp: Baki Ymeri

IOLANDA MALAMEN


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LE LECTURE SHITET PËR 40 MILIONË DOLLARË (02.09.2011)
BERLINALJA FLET EDHE SHQIP (02.08.2011)
SHAMIA E ZEZËTregim nga ALBANA MELYSHI LIFSHIN (02.06.2011)
"FEMME FATALE" TITULLOHET ALBUMI I RI I BRITNEY SPEARS (02.04.2011)
MARIO VARGAS LLOSA: NUK KISHTE ASGJË MË TË VËSHTIRË SE TË SHKRUAJE HISTORIRA (02.03.2011)
SYRI PËR NJË LOT TË MADH SA KOSOVANga MIHAI ANTONESCU (02.02.2011)
FITUESIT E SUNDANCE (01.31.2011)
PO ERDHE NË "ELDORADO", I DASHUN MIK, MERR ME VETE PAK UJË TË KRITË VALBONEPoezi nga XHENC BEZHI (01.30.2011)
INTERVISTË ME PIANISTEN E TALENTUAR DHURATA LAZO BEJLERIDHURATA LAZO BEJLERI: SHKOLLA SHQIPTARE KA PËRGATITUR ATA QË SOT LUAJNË NË ORKESTRAT DHE SKENAT MË PRESTIGJIOZE TË EUROPËS (01.22.2011)
LYPËSI I METROSËTregim nga ALBANA M LIFSCHIN (01.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]