VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PO ERDHE NË "ELDORADO", I DASHUN MIK, MERR ME VETE PAK UJË TË KRITË VALBONEPoezi nga XHENC BEZHI

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 07:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

PO ERDHE NË "ELDORADO", I DASHUN MIK, MERR ME VETE PAK UJË TË KRITË VALBONE

Poezi nga XHENC BEZHI


E Djelë, 01.30.2011, 05:09pm (GMT+1)

 

Ky diell i paktë

As pranverë,

as vjeshtë;

as zgjuet,

as fjetë.

Pak verë,

dimën shumë

Dielli i zbehtë,

portokall,

krejt pak dritë,

pa ngrohtësi,

yni i kuq all.

I ngrysun si kjo ditë

prej pune ,

drejt shtëpisë;

nata e jona,

dita e zotnisë

Kjo ditë

me diell kaq të paktë,

më ndrysh,

gjak e lak,

një ditë ma shumë

asht

një ditë ma pak.

Për një kore bukë,

mundqarë

pse s'deshtem me lypë,

pak bukë

të ngjyeme në lot

e të lidhun

në grykë.

Rinia -

e trishtë,

përditë e ma e largtë,

e ardhmja -

e zbehtë,

si ky diell i paktë.

--

PA VIZA

Po erdhe në "Eldorado",

i dashun mik,

merr me vete

pak uji të kritë Valbone,

si lang bore,

porsa dalë nga gurra.

Merr edhe do kangë majëkrahu,

te epit malësor

e me ta

jehonën e maleve.

Nga thellësia e Nanëtokes,

një grusht dhe

të pastër nxirre,

prej aty

ku gjaku i përziemë

s`arriti ta ndotë.

Hinin e Dardanisë

së shkrumueme

ma sill,

që prushin e mërgimtarit

të pafikun

ta ruej.

 

Salzburg

Nentor 2010

--

 

 

Arena

Në arenën e kryeqytetit

gladiatorë

të moshuar,

të ri,

binin shtri

me urdhën

të të vetëve

a t' atyne karshi.

Ata,

nga të dyja anët,

vinin baste

dhe ndiqnin me dylbi,

krejt të qetë,

me një zgërdhimje

të lehtë.

Me gishtin e madh

tregonin

kush të vritej,

kush të falej,

egon e tyne kënaqnin

në lojën me gishta

perandorët

bisha.

 

Janar 2011

Kulla

Kulla do odë burrash

e pleq me urtì;

nder e za do kulla,

do edhe frëngji.

Jo jo, kullë s'ash ajo

pa kuvend burrash,

po kullë s'asht as pa të rijë

Kulla asht kullë

kur besa asht besë

e fjala peshon sa mali me borë,

e kurrëkush s'e shklet.

Kulla asht kullë

kur t'hapun derën mba' ,

e të mbylluna shtigjet

e pabesisë ajo i ka.

Kulla, si ura,

që dy brigje bashkon,

burrat dy herë i ban burra

e tri herë sa kulla

i nalton.

 

XHENC BEZHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INTERVISTË ME PIANISTEN E TALENTUAR DHURATA LAZO BEJLERIDHURATA LAZO BEJLERI: SHKOLLA SHQIPTARE KA PËRGATITUR ATA QË SOT LUAJNË NË ORKESTRAT DHE SKENAT MË PRESTIGJIOZE TË EUROPËS (01.22.2011)
LYPËSI I METROSËTregim nga ALBANA M LIFSCHIN (01.19.2011)
NJË LULE QË UDHËTOI NGA TIRANA NË HAIFA, IZRAEL. AJO VAZHDON TË LULËZOJË ATJEPoezi nga MIMOZA EREBARA (01.18.2011)
"¨LUFTA NË KOHËN E DASHURISË" NË ANTOLOGJINË GJERMANE TË DRAMËS (01.16.2011)
KINEASTI KOÇI ME FILMA ME TEMA SOCIALE NË BERLIN (01.15.2011)
GJËMIMI I MOSHAVETregim nga RAIMONDA MOISIU (01.14.2011)
SË SHPEJTI KËNGA E RE E BRITNEY SPEARS (01.12.2011)
VILHELME VRANAR - HAXHIRAJ: TË SHKRUAJ NATËN QË TË NDRIÇOJ ERRËSIRËN DITËNIntervistoi RAIMONDA MOISIU (01.11.2011)
E SUKSESSHME, POR E VARFËR (01.10.2011)
ALI BABA ME 40 HAJDUTËProzë humoristike satirike nga ARBEN KALLAMATA (01.09.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]