VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - INTERVISTË ME PIANISTEN E TALENTUAR DHURATA LAZO BEJLERIDHURATA LAZO BEJLERI: SHKOLLA SHQIPTARE KA PËRGATITUR ATA QË SOT LUAJNË NË ORKESTRAT DHE SKENAT MË PRESTIGJIOZE TË EUROPËS

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
INTERVISTË ME PIANISTEN E TALENTUAR DHURATA LAZO BEJLERI
DHURATA LAZO BEJLERI: SHKOLLA SHQIPTARE KA PËRGATITUR ATA QË SOT LUAJNË NË ORKESTRAT DHE SKENAT MË PRESTIGJIOZE TË EUROPËS

E Shtunë, 01.22.2011, 06:25pm (GMT+1)


Me të shoqin në një koncert në Ambasadën Amerikane në Romë


Jam e lumtur sepse kthehem në Tiranë për të luajtur Koncertin e Prof Çeskut per piano dhe orkester, të cilin e kam luajtur per here te pare kur kam qene 16 vjeçe me orkestren e liceut artistik me dirigjent Artan Licaj dhe ne dekade maji, dhe mbas ketyre viteve qe jane  shume besoj, do ta luaj perseri me orkestrën e RTSH-së dhe me dirigjent Ermir Krantja, ku takohemi se beshku mbas 20 vjeteve.

 

Intervistoi Elida BUÇPAPAJ

Gjatë njëzet viteve të tranzicionit nga Shqipëria bashkë me 3 milionë shqiptarë, të larguar për një jetë më të mirë, janë edhe një pjesë e mirë e ajkës të elitës, përfshi edhe elitën e instrumentistëve e këngëtarëve të muzikës operistike, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Tedi Papavrami, Eno Koço, Dhuarata Lazo Bejleri, Zija Bushi Bejleri, Fran Lufi, Edlira Dedja, Ermira Zyrakja, Klaidi Sahatçi, Aksinja Xhoja, Suela Mullai,Bledar Zajmi, Alda Dizdari e plot e plot të tjerë,  të cilët zhvillojnë me sukses të plotë aktivitetin e tyre në skenat  dhe metropolet e Europës dhe botës, duke u kthyer në ambasadorët më presentativë të kombit e kulturës shqiptare.

Midis tyre padyshim është Dhurata Lazo Bejleri, pianistja shumë e njohur shqiptare e cila pasi mbaroi Akademinë e Arteve në Shqipëri u përsos si profesioniste në shkollat më të mira të Europës, duke u bërë një nga interpretueset  soliste më virtuoze të Shopenit me një repertorë të gjërë që përfshin kompozitorët shqiptarë e të huaj, nga Harapi e Zadeja e deri tek majat e muzikës botërore si Bah, Bethoven, Hajden, Shopen, List, Grig, Ravel, Debysi, Brams, Rahmaninov, Shuman, Shubert, Skriabin, etj.etj.

Dhurata Lazo Bejleri ka 20 vjet që jeton me familjen në Europë. Një pjesë të madhe të viteve e kaloi në Itali dhe aktualisht jeton në Gjermani. Janë një çift artistësh, dhe fëmijët e tyre natyrisht janë bij arti. Dhurata Lazo Bejleri pianiste, i shoqi Zija Bushi Bejleri, instumentist shumë i njohur i oboes dhe saksofonit, dhe Emiliano, njëri nga dy djemtë e tyre që luan në klarinetë.

Këto ditë ajo është e mbushur plot me emocione pasi pas një jave do të fluturojë nga Gjermania për në Tiranë, e ftuar nga orkestra e RTSH-së për një koncert recital. Përpara një muaji, me rastin e 200 vjetorit të lindjes të Shopenit, Dhurata, dha një koncert në një nga sallat e Gjermanisë, duke marr vlerësime maksimale nga kritika "për lojën e saj perfekte dhe të shkëlqyer e cila reflektonte gjeninë e Shopenit". "Dhurata Lazo Bejleri u paraqit në koncert me një ndjesi të hollë dhe njëkohësisht me një forcë ngjethëse duke shpalosur për publikun brendësinë e kompozimeve të Shopenit."

Atë natë Dhurata Lazo Bejleri do të interpretonte nga Shopen midis të tjerave "edhe "Nocturne Lento con gran Espressione " bërë e famshme që nga dalje e filmit të njohur të Roman Polanskit "Pianisti", ku përmes lojës të saj virtuoze do të krijonte përfytyrimin e atmosferës së ankthit e të paqes, duke u shoqëruar nga publiku me "Bravo" dhe duartrokitje të gjata."

Pasazhet e mësipërme të futura në parantezë, i kam huazuar nga gazeta e përditëshme gjermane Rheinpfalz, me autor Sven GÃNTER, i cili në shënimin e tij  kritik që në titull shprehte entuziazmin dhe magjepsjen e tij nga "loja e pianistes shqiptare."

Kjo është Dhurata Lazo Bejleri e cila megjithë ngarkesën e punës dhe emocioneve përpara koncertit pranoi me kënaqësi të më jepte intervistën e mëposhtëme.

Pyetje : E dashur Dhurata po e nisim këtë intervistë nga momenti i largimit nga Shqipëria, njëzet vjet më parë, çfarë kujtimesh ke nga ajo ditë ?

Dhurata Lazo Bejleri : Nje dite shume e trishtueshme per mua qe po largohesha nga atdheu dhe ndarja me familjaret e mij duke mos e ditur se çfare do te ndodhte me jeten time. Nuk me besonin syte kur po largohesha. Ishte nje dicka e papregatitur menderisht per mua.

Pyetje: Pas përfundimit të Akademisë Arteve, ku u diplomove në pianoforte, me maksimumin e pikëve me Prof. Anita Tartari ti posa shkove në Itali fillove studimet dhe u diplomove në Konservatorin "Xhuzepe.Verdi", në Milano, një nga instucionet më të famshëm të formimit muzikor, nga auditoret e të cilït gjatë këtyre dy shekujve janë diplomuar figura si Puçini, Maskanji, Klaudio Abado, ku aktualisht japin mësim figura si Riccardo Muti. Çfarë përfaqëson për ty Konservetori Verdi dhe çfarë paralelesh mund të bësh me Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë ?

Dhurata Lazo Bejleri : Une jam diplomuar ne konservatorin Giuseppe Verdi Milano ne 1998 si studente e jashtme dhe sigurisht eshte konservator me shume tradita, por si ne te gjitha shkollat e botes shikon nivele te ndryshme dhe une me thene te drejten edhe sot nuk bej krahasime sepse ne art nuk mendoj tek "me i miri " sepse e mira nuk ka fund dhe kualitetet e artisteve jane shume te ndryshem,  por sigurisht konservatori jone eshte i ri ne krahasim me keto shkolla dhe pedagoget tane ne te gjitha artet kane bere te pamunduren te krijojne kete shkolle dhe nqs ne sot jemi duke bere dicka jashte atdheut  bazat i kemi nga kjo shkolle (nuk mund te harrohen mesueset e liceut artistik qe me sa mund te madh përgatisinin femijet virtuozë qe sot jane neper orkestrat me prestigjioze neper Europe dhe mendoj qe  eshte shume e çmueshme )

 

Pyetje: Përsosja juaj profesionale është shumë impresionante,  ku më 1994 patët si mësues pianistin e famshëm koncertist polak Marian Mika, i shkollës të Henryk Sztompka, ndërsa më 1995 ndoqët një tjetër kurs të perfeksionimit të lartë në qendrën "Karol Szymanovsky", që mban emrin e kompozitorit të njohur polak, çfarë përfitove nga kontakti me Marian Mika, po nga qendra "Karol Szymanovsky" ? Prej tyre u ndikove që u dashurove me muzikën e Shopenit ?

Dhurata Lazo Bejleri : Po, eshte e vertet profesori im polak Maestro Marian Mika e njoha ne nje kurs internacional ne 1993 ne Portogruaro ku behet çdo vit dhe vijne profesore shume te mire nga gjithe bota dhe eshte shume i njohur ne Itali. Pas leksionit të parë ishte ai vetë me kerkoi te transferohesha ne Padova ne qendren Karol Szymanovki ku ishte nje eksperiencë shume e forte sepse u njoha me pianistë shume te mire italianë, koreanë, japonezë, rusë dhe kroatë.

 

E kujtoj me shumë adhurim ate vit sepse ishte i mbushur me nje shkembim vlerash dhe eksperiencash shume të forta.

 

Mbas nje viti shume te ngarkuar me pune e studim mora pjese ne festivalin pianistik interancional ne Venezia ku aty kam pare nje grup shqiptaresh dhe ne mes te tyre Prof Gjovalin Lazri  (nendrejtori i liceut artistik Jordan Misja per 40 vjet me bashkeshorten e tij Prof. Aferdita Morina (pianiste), dhe kjo me dha force te madhe duke parë  proefesoret e mij aty duke me degjuar ne festival. Ishin momente emocionuese por te bukura.

 

Është shume e vertet jam e dashuruar mbas muzikes se Shopenit, duke patur fatin te punoj me nje mjeshter qe vjen nga nje shkolle shume e  forte polake, ku profesoret e tij kanë marrë çmimin Nobel ne interpretimin e mazurkave. Ishte nje privilegj per mua.

 

Pyetje: Po për shkollën shqiptare çdo të thuash a është pasuruar kjo shkollë me emra të rinj ?

Dhurata Lazo Bejleri : Po shkolla shqiptare eshte pasuruar shume sepse edhe per faktin qe tani dyert jane te hapura  dhe ka me shume levizje me artista te huaj, me koncerte edhe pse mendoj se nje rol te rendesishem luajne profesorët e profesoreshat qe jane aty, pa harruar ato qe kane themeluar shkollen dhe kane hedhur bazat e forta si Margarita Kristidhi, Anita Tartari (qe eshte dhe profesoresha ime e dashur) Nora Çashku ,Robert Radoja (djepi imuzikanteve shqiptare) ka dhe te rinj qe do te çojne perpara kete shkolle.

 

Pyetje: Ke një jetë të pasur koncertore, po në cilat salla koncertesh je ndjerë më mirë se kudo  dhe me cilin kompozitor ndihesh sikur je vetëvetja ?

Dhurata Lazo Bejleri :Mendoj qe koncertet kane qene te ndryshem kam dhënë shume ne Itali, tani kam vetem nje vit ketu ne Gjermani.

 

Salla me e bukur per mua eshte tek Akademia e Arteve, e kam dashuruar qe e vogel ate salle me koncertet e mija dhe me ka ngelur ne zemer, dhe aty e ndiej veten shume ndryshe.

 

Sigurisht Shopeni eshte nje nder kompozitoret e mij me te preferuar, por luaj List, Bethoven. Skriabin, Shubert, Shuman, Rahmaninov. Me pelqejne shume kompozitoret romantikë. Ndjehem shume mire kur luaj pjese nga kompozitoret tane shqiptare si Feim IBrahimi tokata qe eshte pelqyer shume, Tonin Harapi qe nje kritik italian ne nje artikull per mua e kishte quajtur Shopeni i Shqiperise, Çesk Zadeja. Dhe dua të luaj edhe të tjerë  sepse kemi kompozitorë shume shume te mire si Kozma Lara, Albert Paparisto,Thoma Simaku, i madhi Tish Daija.

 

Pyetje: Çfarë është pianoja për ty, po Shopeni, të cilin ti e interpreton në mënyrë magjike shopeniane ?

Dhurata Lazo Bejleri : Piano eshte pjesa shume e rendesishme e jetes time. Nuk rri dot pa studjuar, sepse aty mesoj me shume. Ketu mund te them nje fraze shume te forte te Pianistit te madh Aldo Ciccolini kur thotë « Studjoni sa me shume,  studjoni sepse pastaj beheni thjesht KRITIKA Â».

 

Po me pelqen shume Shopeni dhe jam specializuar per vite  te tera por kam shume akoma per te mesuar edhe pse kam bere nje studim shume te thelle, çdo dite eshte e re per mua....

 

Pyetje : Jam bërë kurioze kur kam lexuar se në vitin 2007 Shtëpia e famshme prodhuese e pianoforteve  Fazioli  të zgjodhi ty për të bërë prezantimin e modelit më të fundit F308. Një lexues i specializuar e kupton këtë fakt, por për lexuesin e gjërë a mund të na thuash se çfarë do të thotë kjo ?

Dhurata Lazo Bejleri : Zoti Fazioli eshte gjeniu i tingullit me pianot e bukura qe prodhon. Ai eshte vet pianist dhe ka nje simpati shume te forte per muziken tone shqipetare.

 

Kam qene e ftuara e tij ne tre premiera te pianos se tij te fundit F 308 me 4 pedale domethene me 2 sordina te ndryshme dhe ai me ka mesuar shume me kete shpikje te re ,nje eksperience shume e bukur dhe shume interesante, duke nisur qe nga inxhinieri deri tek akorduesi i pianos, ku mesova shume dhe prej tyre dhe ne fakt kam pak mall per ta sepse tani jam ne Gjermani.

 

Unë pata fatin te luaj ne sallen e tij qe e adhuroj shume shume shume me nje akustikë shume te mrekullueshme. I jam shume mirenjohese zoti Faziolit sepse keto koncerte jane dhe DVD.

 

Pyetje : Cilat janë disa nga kulmet e tua si pianiste soliste gjatë këtyre dy dekadave që kur dole në skenë për herë të parë kur ishte 17 vjeç ?

Dhurata Lazo Bejleri :  Per here te pare kam luajtur ne Gjirokaster ne pallatin e kultures dhe isha 8 vjece dhe kam dhe nje foto per kujtim. Kam marrë pjese ne konkurset qe zhvilloheshin atehere ne TVSH me femijet e rretheve dhe me vone fitova kokursin per ne liceun artistik dhe aty nisen koncertet e mija nga me te ndryshmet ne Lidhjen e Shkrimtareve,  ne Opera tek holli, ne dekadat e majit  etj. Kur kam qene 17 vjeçe kam luajtur me orkestren e RTSH me dirigjentin e paharruar te madhin Ferdinand Deda dhe luajta koncertin n3 te Bethovenit. Nuk ishte e thjeshte, per faktin qe shumica e orkestranteve ishin porfesora te zotet dhe orkestra kishte shume nivel. Nuk e harroj kurre çfare pergjegjesie kisha, por nuk harroj dot buzeqeshjen dhe dashurine e bukur qe me dhuronte artisti i madh Ferdinant Deda.

 

Nje moment shume i forte ka qene ne 1989 me Prof Çeskun kur me dedikoi nje cikel per piano. Me ka pelqyer shume koncerti qe dhashë ketu në Gjermani, në sallen shume te bukur Fruchhalle Kaiserslautern. Nuk e di koncertet jane te ndryshem, te lene nje mbrese të pashlyeshme por dhe te mesojne si çfare duhet te besh heren tjeter. Ndërkohë dy koncertet që kam dhënë në Shqiperi i ruaj si dy perla te verteta.

Pyetje: Nga veprimtaria jote koncertore tepër e suksesëshme, ti ke marrë vlerësime pa fund jo vetëm nga kritika por edhe nga figura të njohura si Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II apo Papa Polak Vojtila, a mund t'i dijë publiku pak më tepër hollësi rreth këtyre vlerësimeve ?

Dhurata Lazo Bejleri :  Po eshte e vertetë. CD ime eshte ne Rome ne Vatikan dhe tek Mbreteresha Elisabeth per te promovuar muziken shqiptare dhe kam 2 letra me nje vlerësim shume te madh si dy analiza te forta, ku u ndjeva shume krenare per vlerat e folklorit tone dhe te ketyre kompozitoreve qe sot nuk janë me por muzika e tyre degjohet dhe degjohet mire.

 

Pyetje: Publiku do të kishte dëshirë që të dinte diçka për familjen tuaj, se si funksionon, e ndërtuar  nga dy artistë virtuozë, tani që nga gjiri i kësaj familje po shfaqet edhe një artist i ri ?

Dhurata Lazo Bejleri :  Ah familja aq sa e  bukur eshte aq e veshtire  per mua. Mundohem shume te jap kontributin tim me shume dashuri dhe afeksion dhe te jem prezente tek fëmijët e mi ne momentet me te rendesishme. Ka dite qe nuk i shikoj sepse kemi orare te ndryshme dhe kthehem shume vone.

 

Jam me fat sepse kam nje mama qe ka sakrifikuar jeten e saj per mua dhe familjen time keshtu m'i rriti femijet me dashuri dhe durim.

Po, djali i vogël Emiliano eshte shume i talentuar, me shume se ne, por te shikojme  me kalimin e kohes. Po eshte e vertet, ne shtepine time ka shume muzikë nga mengjesi deri ne darkë.

 

Pyetje: Kthehesh në Shqipëri, në koncertin e tretë "alla grande" pas dy koncerteve që ti i quan perla, atij të 2008 dhe të 2009. Cili është repertori i këtij koncerti dhe çfarë shpreh për ty ky repertor, ky koncert dhe ritakimi me publikun shqiptar ?

Dhurata Lazo Bejleri : Jam e lumtur sepse kthehem në Tiranë për të luajtur Koncertin e Prof Çeskut per piano dhe orkester, të cilin e kam luajtur per here te pare kur kam qene 16 vjeçe me orkestren e liceut artistik me dirigjent Artan Licaj dhe ne dekade maji, dhe mbas ketyre viteve qe jane  shume besoj, do ta luaj perseri me orkestrën e RTSH-së dhe me dirigjent Ermir Krantja, ku takohemi se beshku mbas 20 vjeteve.

Ështe nje emocion shume i madh, por besoj se eshte nje evolucion mendor, si e shikoj unë tani qe jam besoj me e pjekur se kur isha nje studente e thjeshte, kur isha shume e etur te mesoja. Por edhe sot unë e kam atë etje, përveç që kam nje nderim, respekt dhe dashuri të pafund per muziken e tij, të Prof. Çesk Zadejës, per artin e tij dhe themelimin e shkolles se kompozionit, per familjen e tij qe e adhuroj shume dhe per besimin qe kane tek une per te luajtur kete koncert. Ështe nje mall per mua per gjithe ato vite qe kam mesuar shume prej tij. Kam akoma shënimet e tij ne pjeset qe i shkruante me dore. Çfarë malli, sa nostalgji !

Në këtë koncert do të luaj edhe Shopen sepse nuk e ndaj dot nga repertori im. Ndërkohë ju falenderoj shume per respektin ndaj meje.

Edhe unë ju uroj suksese në koncert.

 

Dhurata lazo Bejleri duke luajtur tek salla e Faziolit me pianon e tij

Me maestro Marian Mika mbas nje koncerti ne Padova ne sallen Rossini

Me zotin Fazioli ne 1995 mbas premieres se pare

CD-ja e Dhuratës

Koncert ne Itali

E vogel ne koncertin e pare ne pallatin e kultures Gjirokaster

Fletëpalosja e koncerit që do të ketë në Tiranë më 28 Janar

Intervistoi Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LYPËSI I METROSËTregim nga ALBANA M LIFSCHIN (01.19.2011)
NJË LULE QË UDHËTOI NGA TIRANA NË HAIFA, IZRAEL. AJO VAZHDON TË LULËZOJË ATJEPoezi nga MIMOZA EREBARA (01.18.2011)
"¨LUFTA NË KOHËN E DASHURISË" NË ANTOLOGJINË GJERMANE TË DRAMËS (01.16.2011)
KINEASTI KOÇI ME FILMA ME TEMA SOCIALE NË BERLIN (01.15.2011)
GJËMIMI I MOSHAVETregim nga RAIMONDA MOISIU (01.14.2011)
SË SHPEJTI KËNGA E RE E BRITNEY SPEARS (01.12.2011)
VILHELME VRANAR - HAXHIRAJ: TË SHKRUAJ NATËN QË TË NDRIÇOJ ERRËSIRËN DITËNIntervistoi RAIMONDA MOISIU (01.11.2011)
E SUKSESSHME, POR E VARFËR (01.10.2011)
ALI BABA ME 40 HAJDUTËProzë humoristike satirike nga ARBEN KALLAMATA (01.09.2011)
PATËR GJERGJ FISHTA NË 70 VJETORIN E VDEKJES SË TIJNga MËRGIM KORÇA (01.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]