VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Grindja në stacionin e trenit çoi në zbulimin e një talenteje të re të Kanës

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 11:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Grindja në stacionin e trenit çoi në zbulimin e një talenteje të re të Kanës
E Djelë, 05.17.2009, 03:15pm (GMT+1)

Voal-online - Festivalet e filmave shpesh shpalosin talente të reja befasuese dhe Katie Jarvis, aktorja yll 17 vjeçare e filmit të regjisores britanike Andrea Arnold, "Fish Tank," në garën e tanishme të Kanës, është më e vona. Zbuluar në stacionin e trenit në Tilbury, në Essex, rrethinë e Londrës, nga një agjente talentesh që e dëgjoi tek po grindje me të fejuarin, Jarvis luajti përkryer rolin e adoleshentes llafazane Mia. "Ajo gati po e hidhte në platformën e trenit të fejuarin dhe agjentja e pikasi," tregoi Arnold në një konferencë shtypi pas shfaqjes së filmit.

Jarvis, e cila sapo ka lindur një fëmijë, nuk është e pranishme në Kanë, por loja e saj ka ngjallur vlerësimin nga mediat, duke filluar nga revista tregtare e Hollivudit, Variety, e cila e quante aktoren "magnetike", deri te një gazetë autoritative si Le Monde, e cila e cilësonte atë "të jashtëzakonshme".

"Prej sot unë filloj të ndjej shqetësim për të," tha Arnold për Reuters Television në një intervistë të premten. "Njerëzit tani bisedojnë për të e unë them me vete 'Oh Crikey' (Jo more!) dhe po ndjej shqetësim se çfarë do të thotë kjo për të.

"I dukej diçka shumë e çuditëshme që ajo është duke marrë telefonata kaq të panumërta nga ne, prandaj unë i thashë të shikojë në Internet dhe ajo u ndie tejet e hareshme," tha ajo.

"Fish Tank" përbën një përzierje interesante të realitetit të mirëfilltë burimor dhe misterit të mjedisit ku ndodh, një zonë e paemërtuar e grumbullimit të hekurishteve, fermash të banuara dhe një autostrade e cila ndan përmes një hapësirë fshati të egër e të izoluar në verilindje të Londrës.

Por portretizimi që Jarvis ia bën një vajze, e cila i kalon ditët pa asnjë qëllim në jetë, duke pirë dhe duke rrënuar veten në sesione kërcimesh hip hop në një apartament është në qendër të zhvillimit të ngjarjeve të filmit.

Mia e kalon kohën duke shkëmbyer sharje me nënën e saj, me motrën më të vogël me vajza të tjera të zonës Essex, ku ajo jeton dhe sidomos me bashkëjetuesin e ri rrezikshmërisht të bukur të nënës së saj, Connor, luajtur nga Michael Fassbender.

Përballë gjendjeve nga më të larmishmet që sjell i sapoardhur bukurosh, në mes përjetimeve të gëzuara nga lavdërimet që ua bën Connor kërcimeve të saj, Katie është viktimë e përzierjes shqetësuese të armiqësisë dhe joshjeve.

"Një mendje më thoshte se nuk do të kishim sukses, nuk mund t'ia dilnim dot asgjëje dhe ajo nuk do të jetë e zonja ta mishërojë rolin," thotë Arnold. "Por mua më pëlqen ta marr rezikun në sy dhe ajo u tregua një vajzë e fortë, ishte e pathyeshme ndaj sfidave dhe unë mendoj se ka përgatitjen e duhur për t'ua dalë roleve të vështira." Arnold tha se besimi që tregoi për vajzën e re, iu shpërbyle asaj si regjisore e filmit.

"Ajo e ndjeu se ka arritur diçka," tha Arnold. "Ajo ndjeu se e ka gjetur se çfarë do të bëjë në jetë, ajo e zbuloi disi vetveten. Kjo do të jetë vërtetë një gjë tejet pozitive për të. Kjo është më e rëndësishmja."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Abi Kornish, zbulimi i sivjetëm i Kanës, një tjetër Nikolë Kidman (05.15.2009)
Marrëveshja për kujtimet e Sarah Palin, libri botohet më 2010 (05.13.2009)
Kaili ëndërron karrierë në kinema (05.12.2009)
Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu magjeps torinezët (05.09.2009)
176 vjetori i lindjes së kompozitorit gjenial Johannes Brahms (05.07.2009)
Pikaso e Apoliner ishin të dyshuarit e parë për vjedhjen e Mona Lizës në Luvër (05.06.2009)
Visar Zhiti dhe fundi i vetmisë së Kadaresë (04.22.2009)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes           Nga Klara Kodra (04.16.2009)
Hendeli si kozmopolit (04.15.2009)
Balada që bashkon ballkanasit (04.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]