VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 124 vjet pas vdekjes së shkrimtarit francez Vikto Hygo

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 09:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
124 vjet pas vdekjes së shkrimtarit francez Vikto Hygo
E Shtunë, 05.23.2009, 08:22am (GMT+1)

U mbushën dje 124 vjet nga dita e vdekjes së shkrimtarit të madh francez Viktor Hygo. Dramaturgu i njohur, babai i romantizmit, Viktor Hygo, një prej figurave më dominuese të letërsisë franceze të shekullit XIX, lindi në Besançon (Francë) më 26 shkurt të vitit 1802
     Për shkak të punës së të atit Hygo ishte i detyruar të kalonte vitet e para të jetes në vende të ndryshme të botës si 3 vite në Korsikë, 2 në Paris dhe disa vite në Italinë Jugore. Shkollimin e tij ai e nisi në Spanjë dhe e vazhdoi më tej në Paris. 
     Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Hygo frekuentoi për një periudhë Politeknikun e Parisit, për të plotesuar dëshirën e të atit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t'iu kushtuar letërsisë, drejt së ciles e shtyu e ëma.
     Botimi i tij i parë ishte vëllimi me poezi "Odet", të cilën e publikoi kur ishte vetëm 20 vjeç. Në kohën kur në letërsinë franceze kishte filluar të përhapej romanticizmi, Hygoi botoi pjesën e dytë të "Odet". 
     Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra, të cilat rritën ndjeshëm reputacionin e tij, duke e bërë pjesëtar të Akademisë Franceze në moshën 39 vjeçare. Romani i tij "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgia", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amuse" patën një sukses të madh. 
     Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politikë, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai u shfaq si mbështetës i Lui Napoleonit për president, por nuk përkrahu Napoleonin III, gjë e cila i kushtoi atij dëbimin nga Franca. 
     Vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme në krijimtarinë etij, madje në këtë kohë ai shkroi dhe romanin "Të mjerët", falë të cilit u bë i njohur edhe jashtë Francës 
     Pas rënies së perandorisë, Hygoi u kthye në Paris dhe bëri një tentativë të pasuksesshme për të hyrë në politikën franceze. 
     Vitet në vazhdim e deri në vdekje, Viktor Hygo i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. 
     Ai u nda nga jeta më 22 maj 1885, në moshën 83 vjeçare dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris. 
     Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai është vleresuar si poet, por edhe në këtë gjini ai i theu rregullat kryesore dhe thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohe. 
     Ã‹shtë veçuar kryesisht për stilin e tij epik dhe lirikën e tij të paarritshme. Për studiuesit e letërsisë botërore Viktor Hygo do të ngelet përherë një nga shkrimtarët më të ndritur e të lavdishëm të Francës. Jashtë kufijve, Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij romantike. Ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte drejt karikaturave groteske.      
     Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë në to gjenden detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. 
     Viktor Hygoi arriti të qendronte larg modeleve melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës. Shkrimet e tij patën një shtrirje në të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tragjedia, satira politike, romani historik e social. ATSH
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Përfundoi sezoni i tetë i spektaklit "American Idol" (05.22.2009)
210 vjetori i Honorè Dë Balzakut, shkrimtarit më të madh realist të Shekullit XIX (05.19.2009)
Grindja në stacionin e trenit çoi në zbulimin e një talenteje të re të Kanës (05.17.2009)
Abi Kornish, zbulimi i sivjetëm i Kanës, një tjetër Nikolë Kidman (05.15.2009)
Marrëveshja për kujtimet e Sarah Palin, libri botohet më 2010 (05.13.2009)
Kaili ëndërron karrierë në kinema (05.12.2009)
Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu magjeps torinezët (05.09.2009)
176 vjetori i lindjes së kompozitorit gjenial Johannes Brahms (05.07.2009)
Pikaso e Apoliner ishin të dyshuarit e parë për vjedhjen e Mona Lizës në Luvër (05.06.2009)
Visar Zhiti dhe fundi i vetmisë së Kadaresë (04.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]