VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vdiq autori i Përplasjes së Qytetërimeve - po kush ishte Samuel Filips Hantingtoni ?

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Vdiq autori i Përplasjes së Qytetërimeve - po kush ishte Samuel Filips Hantingtoni ?
E Hënë, 12.29.2008, 11:27am (GMT+1)

Politilogu Samuel Phillips Huntington, autori i librit kundërthënës "Përplasja e qytetërimeve" (The Clash of Civilizations) lindi më 18 prill 1927 në qytetin e Nju Jorkut. Deri në botimin e këtij libri (më 1996) nami i tij si akademik bazohej në analizat e tij për marrëdhëniet mes qeverive ushtarake dhe atyre civile, në hulumtimet e tij për grushtet e shtetit dhe për analziat e vona rreth kërcënimeve që përbënte për Amerikën emigracioni bashkëkohor.

Huntington u diplomua në Yale University kur ishte 18 vjeç, shërbeu në ushtrinë amerikane, mori një tiull shkencor në Universitetin e Çikagos dhe kompletoi doktoratën në filozofi në Universitetin e Harvardit ku filloi të japë mësim në moshën 23 vjeçare. Këtu vazhdoi deri në vdekjen e tij. Libri i tij i parë i rëndësishëm ishte The Soldier and the State: The Theory and Politics of Civil-Military Relations,Ushtari dhe shteti: Teoria dhe politika e marrëdhënieve civilo-ushtarake  (1957). Kur u botua konsiderohej si tejet kundërthënës, por sot shihet si një ndër librat më ndikues në marrëdhëniet amerikane civilo-ushtarake. Ai u bë i shquar me librin Political Order in Changing Societies Rendi politik në shoqëritë në ndryshim (1968), një vepër që sfidoi pikëpamjen e deriatëhershme të teoricienëve se përparimi ekonomik dhe social prodhon demokraci të qëndrueshme në vendet e dala së voni nga kolonializmi. Si këshilltar në Departamentin e Shtetit dhe në një artikull ndikues më 1968 në revistën e famshme Foreign Affairs (Marrëdhëniet e Jashtme), ai kërkoi përqëndrimin e popullsisë fshatare në Vietnamin e Jugut për t'i izoluar Viet Kongët. Ai ishte autor edhe i librit The Crisis of Democracy: On the Governability of Democracies Kriza e Demokracisë: Mbi qeverishmërinë e demokracive, 1976. Gjatë viteve 1977 dhe 1978, në administratën e Jimmy Carter ai ishte Kordinator i Planifikimit të Sigurisë për Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Në librin e vitit 1996 The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order, i cili u shfaq për herë të parë në artikullin e tij të vitit 1993 në revistën Foreign Affairs, Huntington e ndante botën në qytetërime rivale bazuar në traditat religjioze si Christianity, Islam, Hinduism and Confucianism dhe tha se gara e konflikti mes tyre ishin të pashmangshme. Përqëndrimi i tij në religjionin më shumë se në ideologjinë siburim konflikit në botën e pas Luftës së Ftohtë nxiti një debat të gjerë lidhur me marrëdhëniet mes botës Perëndimore dhe botës Islame, sidomos pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht kritikave, teza e tij u konsiderua thjeshtëzuese, ose sipas fjalëve të studiuesit të çështjeve të Lindjes së Mesme Edward Said, ai propagandoi idenë e "West versus the rest" (Perëndimi kundër të tjerëve). Huntington tha për revistën Islamica në vitin 2007, "Argumenti im mbetet se identitetet kulturale, antagonizmat dhe shoqërimet nuk do të luajnë vetëm njëfarë roli, por do të luajnë rolin më të madh në marrëdhëniet midis shteteve. ("My argument remains that cultural identities, antagonisms and affiliations will not only play a role, but play a major role in relations between states.")Një hartë e qytetërimeve, bazuar në "Clash of Civilizations" është E kuqe e ndritshme = Japoneze, e kuqe e mbyllur = Kineze, portokalli  = Hindu, jeshil = Islamik,blu gjysmë e hapur = Ortodoks, blu e mbyllur = Perëndim, purpur = Amerikanolatine, kafe = Afrikane. Ngjyra të tjera (jeshile e hapur, e verdhë, e bruztë) tregonin ngjyrimet e qytetërimeve të përzjera ose ndoshta në përpjekje për të ndërtuar qytetërime. Prej vitit 1993, Profesor Huntington provokoi një debat të madh mes teoricienëve të marrëdhënieve ndërkombëtare. Sidomos ngaqë teoria e Përplasjes së Qytetërimeve përplasej me tezat ndikuese të End of History (Fundi i Historisë) të të famshmit Franis Fukuyama. Artikullin e vitit 1993 Huntington e zgjeroi nga "The Clash of Civilizations?" në librin "The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order" në vitin 1996. Ai këmbëngulte kështu se konflikti i pas Luftës së Ftohtë më së shumti do të ndodhë mbi bazën e ndryshimeve kulturale se atyre ideologjike. Nëse në Luftën e Ftohtë kishim konfliktimin midis Kapitalizmit Perëndimor dhe Bllokut Komunist Lindor, kjo, sipas Huntington ka më shumë të ngjarë të ndodhë midis qytetërimeve më të mëdha duke i përcaktuar në shtatë qytetërime, ndoshta tetë: Perëndimor, Amerikanolatin, Islam, Kinez, Hindu, Ortodoks, Japonez dhe Afrikan. Ky organizim kultural bie ndesh me botën e sotme të konceptuar në mënyrën klasike të shteteve sovrane. Për t'u kuptuar konfliktet e sotme dhe të ardhme gjërat duhen parë më shumë në prizmin kultural se në prizmin e shteteve. Ndryshe kombet Perëndimore do të humbin zotërimin nëse nuk do të arrijnë t'i kuptojnë tensionet nga këndvështrimit kultural. Kritikët, si Le Monde Diplomatique, e quajti librin si ligjërim toerik të agresioneve perëndimore kundër kinës dhe kulturës botërore Islame. Kritikë të tjerë thanë se teoria e Prof. Huntington ishte thjeshtëzuese dhe arbitrare, ajo nuk i merr parasysh dinamikat e brendshme dhe tensionet partiake brenda qytetërimeve. Teoria e Huntington u krahasura me teoritë kundërthënëse treligjioze të historianit britanik A.J. Toynbee rreth liderëve aziatikë në shekullin e tetëmbëdhjetë. The New York Times thekson tani për Samuel Huntington se "theksimet mbi perandoritë antike religjioze, si kundërvënie ndaj shteteve ose etnive, morën më shumë peshë pas sulmeve të 11 shtatorit. Libri i Huntigton i vitit 2004 Who Are We? The Challenges to America's National Identity, Kush jemi ne? Sfidat e Identitetit Kombëtar të Amerikës, gjithashtu nxiti debat të nxehtë, duke parë vërshimin masiv të emigrantëve meksikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kërcënim ndaj identitetit tradicional amerikan dhe unitetit kombëtar. "Njerëz nga mbarë bota i studiuan dhe I debatuan idetë e tij," shkruan miku i tij në websajtin e Harvardit, profesor emritues Henry Rosovsky. "Unë besoj se padyshim ai ishte një nga politologët më me ndikim në 50 vitet e fundit."Huntington është autor e bashkautor i 17 librave të botuar. Ai vdiq më 24 dhjetor 2008 në një klinikë në Martha's Vineyard, Massachusetts. Më 27 dhjetor, të shtunën, lajmi u bë i ditur nga websajti i Universitetit Harvard dhe u publikua nga të gjitha mediat botërore. Ai la pas gruan, Nancy, dhe dy djem./

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË (12.27.2008)
Merry Christmas !< (12.25.2008)
Majkëll Xhekson shëndosh e mirë (12.24.2008)
Majkëll Xhekson i sëmurë rëndë (12.22.2008)
Kejsi Tola në Eursong (12.22.2008)
Gjek Marinaj kumtari i poezisë shqipe< (12.21.2008)
Vdiq Horst Tappert – Ishte Ispektori Derrik (12.15.2008)
AGIM SPAHIU, MBIDRINASI I MADH I POEZISË (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]