VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kritiku i madh Robert Hughes kundër biznesit të artit

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 10:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Kritiku i madh Robert Hughes kundër biznesit të artit
E Djelë, 08.02.2009, 02:27pm (GMT+1)

 

Robert Hughes në një portret në pikturë

 

Dua ta filloj duke propozuar diçka shumë të thjeshtë. Domethënë se blerja e veprave të artit shumë të kushtueshme ka përfunduar duke u bërë dukshëm vulgare. Veç të tjerash, nuk shërben për asgjë: nuk është më një shenjë e padiskutueshme dijeje artistike apo rangu shoqëror, asgjë nga e gjitha kjo. Tani ka diçka më shumë të shpifur në këtë, pasi në një botë pabarazish marramendëse si kjo e jona, paraja ka zëvendësuar domethënien. Të kesh në murin e shtëpisë një vepër arti shumë të kushtueshme të sapoblerë është ekuivalente me një mburrje, sikur të ulërish se ti je më i pasur se unë.

 

Tashmë çdo lajm i ri nuk bën gjë tjetër veçse pasuron atë panoramë budallallëku njerëzor, pisllëk dhe vulgaritet që shpaloset përpara nesh, një panoramë e manovruar nga kompani që i përbuz, të parat nga të gjitha Sotheby' s dhe Christie' s. Janë pak gjërat në gjendje që t'i japin një njeriu civil kënaqësi më të madhe se zbulimi nga ana e botës së mediave se segmenti më ekskluziv i tregut të artit praktikisht është shembur. Posedoni një Matisse? Mirë, shpresoj sinqerisht se e shijoni për cilësitë e tij sepse ndoshta nuk mund ta shisni me çmimin që llogarisnit të kërkonit dhe javën e ardhshme mund ta shisni për akoma më pak. Megjithatë, Matisse do të mbesë i njëjti.

 

Me vitet e fundit të Nëntëqindës problemi bëhet vërtet serioz, të paktën për mua. Me figura si ajo e Barnett Newman, deklarimet prej Dhiate të Vjetër të bëra nga artistët lidhur me veten e tyre dhe të përsëritura nga fansat shpesh qenë thjesht absurde. "Mendoja se grindja jonë ishte me Michelangelo", është një mburrje e paharrueshme e Newman. Hëm, të ka dalë keq, Barney. Nëqoftëse është vërtet kështu, ke humbur. Newman kishte një skemë të vetme: linjën vertikale që ndante pëlhurën. E quante The Zip. Admiruesit e krahasonin me Adamin përpara Krijuesit të tij apo me gjestin e Zotit që ndaj errësirat nga drita. Pasi ishte prej pak kohësh në Amerikë, bëje maksimumin tim për t'i kultivuar, ndarë dhe përsëritur fantazi të tilla, pasi nuk doja të dukesha borgjezuc.

 

Paraja ka zëvendësuar domethënien e veprës. Kultura varet nga prodhimi dhe nga konsumi konstant i modeleve të reja. Sistemi është në dorë të shtëpive të ankandit Sotheby's dhe Christie's...

 

Teksti i mëposhtëm është një sintezë që kritiku i artit dhe shkrimtari ka mbajtur disa ditë më parë në Teatro Dal Verme. Hughes, i lindur në Sydney në vitin 1938, është autor librash të ndryshëm, midis të cilëve "Bregu fatal" dhe "Kultura e gjëmës"

 

Të mbrosh atë që është e paçmueshme: çfarë programi! Sot gjithçka në art duhet të ketë një çmim. Nëqoftëse një vepër nuk ka çmim, shumica dërrmuese e të ashtuquajturve të apasionuar pas artit nuk kanë asnjë ide se cila mund të jetë vlera e saj. Kështu që do të ndjehen të autorizuar të quhen elitarë dhe konfuzioni midis çmimit dhe vlerës është një prej katastrofave të mëdha kulturore të epokës tonë.

 

Kur isha 20 vjeç, në fillimet e aventurës së gjatë të kritikës së artit që më magjeps, më entuziazmon, më irriton, më shpërblen dhe më zhgënjen prej 50 vjetësh, mund të kaloheshin ditë në një muzeum pa pyetur kurrë, as edhe një herë të vetme, se cili mund të ishte çmimi i veprave të ekspozuara. Pyetja më dukej jo vetëm e pavend, por e parëndësishme dhe nuk kujtoj që as të më jetë bërë dhe as t'ia kem bërë ndokujt. Në muzeum vepra e kish përfunduar udhëtimin e saj. Ndoshta kishte vdekur në sallën e ankandeve, por tani kishte hyrë në parajsën e muzeumit, ku të gjithë mund ta shikonin. Velázquez që kisha përpara nuk mund të kishte ndonjë çmim, pasi nuk ishte në shitje dhe nuk ishte në shitje sepse tashmë i përkiste muzeumit dhe këto të fundit nuk i shisnin veprat e tyre. Pikë e mbaroi. Fundi i muhabetit. Më pas, natyrisht, do të mësoja se nuk ishte dhe aq e thjeshtë. Ishte e mirënjohur se muzeumet, të paktën në Amerikë, i shisnin veprat e tyre ose disa prej tyre pa bërë zhurmë, me diskrecion, për të blerë të tjera që i dëshironin më shumë, por gjërat vërtet të rëndësishme qenë të paçmueshme, sepse nëqoftëse një muzeum e jepte nuk kishte asnjë mënyrë tjetër që të mund ta kthente prapa. Nuk mund të riblihej me asnjë çmim tjetër. Çdo shitje, pak rëndësi ka sesa mund të nxirrte, do të ishte një humbje neto.

 

Dua ta filloj duke propozuar diçka shumë të thjeshtë. Domethënë se blerja e veprave të artit shumë të kushtueshme ka përfunduar duke u bërë dukshëm vulgare. Veç të tjerash, nuk shërben për asgjë: nuk është më një shenjë e padiskutueshme dijeje artistike apo rangu shoqëror, asgjë nga e gjitha kjo. Tani ka diçka më shumë të shpifur në këtë, pasi në një botë pabarazish marramendëse si kjo e jona, paraja ka zëvendësuar domethënien. Të kesh në murin e shtëpisë një vepër arti shumë të kushtueshme të sapoblerë është ekuivalente me një mburrje, sikur të ulërish se ti je më i pasur se unë. Por këtë e dinim tashmë për të dyja. Shembull emblematik aktual është një vepër e cila, me aq sa di unë, ka qenë më e kushtueshmja në gjininë e saj e blerë ndonjëherë në Perëndim: një portret i firmosur nga Gustav Klimt.

 

I bërë në vitin 1907, paraqet Adele Bloch-Bauer, bashkëshorten e bukur dhe elegante të një industrialisti vjenez të sheqerit. Me sipërfaqe 1 metër e gjysëm katror, është blerë nga pas një beteje legale të gjatë dhe të kushtueshme nga trashëgimtari i një shtëpie amerikane kozmetike, Ronald Lauder, tri vjet më parë për shumën vërtet të habitshme të 135 milion dollarëve amerikanë, më shumë se GDP-ja e disa vendeve karaibike apo afrikane. Besoj se lidhur me këtë, edhe vetëm shkurtimisht, duhet të jepet ndjesia e përmasave. Në botën reale të rrogave të ulëta dhe të kufizimeve ekonomike, nga Azia në Amerikën e Jugut, shumica e popullsisë mbijeton me rreth 2 dollarë në ditë për frymë. Domethënë: paraja e shpenzuar për blerjen e portretit të Adele Bloch-Bauer është ekuivalente me rrogën neto të një indoneziani apo bengalezi që gërmojnë në një minierë bakri apo në një orizore për rreth 10 milion javë. Llogari të kësaj natyre nuk kanë qenë ndonjëherë pika ime e fortë, por nuk besoj se duhet të jesh Nënë Tereza për ta gjetur shifrën njëlloj të tepruar. Një fjalë më e përshtatshme do të ishte e "turpshme". Dje më ka ndodhur një gjë e çuditshme: kam takuar një koleksionist, njëfarë Mughrabi, i cili më ka treguar se babai i tij dispononte 800 piktura të Andy Warhol. Tetëqind! Unë do të shikohesha mirë sikur të posedoja një. Arrini të imagjinoni të ngriheni në mëngjes nga gjumi dhe të gjenit përpara si gjë të parë klishénë tashmë shumë të mërzitshme të fytyrës së Marilyn që ju shikon ngultazi? Mos e kam parë në ndonjë vend? Besoj se pak gjëra në jetë mund të jenë më vulgare se të koleksionosh vepra të Warhol. Megjithatë, ai pasaniku i çmendur Mughrabi vazhdonte të më përsëriste, me seriozitet të plotë, se sipas mendimit të tij Warhol është një artist më i rëndësishëm se Leonardo. Nuk kam mundur të bëj gjë tjetër veçse të mendoj: mirë, mendoje po deshe dhe bile thuaja miqve të tu, ndoshta Leonardo do të ndjejë më pak presion në kurriz. Kështu që i kam nervat plot me interesin mediatik rreth vlerësimeve astronomike të arritur nga kjo apo ajo pikturë sa që nuk dua të dëgjoj të flitet më. Tashmë çdo lajm i ri nuk bën gjë tjetër veçse pasuron atë panoramë budallallëku njerëzor, pisllëk dhe vulgaritet që shpaloset përpara nesh, një panoramë e manovruar nga kompani që i përbuz, të parat nga të gjitha Sotheby' s dhe Christie' s. Janë pak gjërat në gjendje që t'i japin një njeriu civil kënaqësi më të madhe se zbulimi nga ana e botës së mediave se segmenti më ekskluziv i tregut të artit praktikisht është shembur. Posedoni një Matisse? Mirë, shpresoj sinqerisht se e shijoni për cilësitë e tij sepse ndoshta nuk mund ta shisni me çmimin që llogarisnit të kërkonit dhe javën e ardhshme mund ta shisni për akoma më pak. Megjithatë, Matisse do të mbesë i njëjti. Duket se po i afrohemi asaj dite, por mos u gënjeni: tregu do ta marrë veten, edhe pse ndoshta në formë të reduktuar. Shpresoj, shumë të reduktuar.

 

Në mënyrë të pashmangshme mendoj për maninë e famshme për tulipanët në shekullin XVII. Si të gjitha flluskat, u fry duke provokuar reagime histerike dhe pastaj plasi. Tulipanët në vetvete nuk u prekën. Nuk pushuan as së qeni të bukur, as të jenë botanikisht interesantë. Historia sociale e tyre nuk e humbi sharmin e saj. Megjithatë... diçka kishte ndryshuar. Herë pas here asistohet në një manifestim masiv komiciteti të paqëllimshëm, si në rastin e njëfarë Steve Wynn, pronar i një kazinòje në Las Vegas, që bashkon me pasionin për koleksionimin e artit fatkeqësinë që, besojeni ose jo, që është i verbër në masën 75 përqind. Gjatë shitjes së fundit të një Picasso-je të vitit 1932 të titulluar "The Dream" një supermilioneri amerikan me emrin Steve Cohen, zoti Wynn është bërë protagonist i një gjesti fatkeq: duke mos qenë i ruajtur nga shpatullat, i shkreti ka dëmtuar me gju kryeveprën prej 50 milion dollarësh, duke e hedhur në erë kështu aferën. Një çast më parë piktura ishte e paçmueshme, kurse tani nuk vlen as sa një gjethe fiku.

 

Natyrisht që zoti Cohen nuk e ka blerë Picasso-n e dëmtuar. Megjithatë, e ka përmirësuar fatkeqësinë duke blerë për 12 milion dollarë kryeveprën pasmoderne të një artisti anglez me emrin Damien Hirst: një peshkaqen - tigër shumë i madh i kapur për të nga një peshkatar australian, i keqkonservuar në formalinë dhe i mbyllur në një kontejner prej xhami. Gjëja ishte duke u qelbur dhe në fund i është dashur ta hedhë.

 

Ndërkohë Hirst, që kishte kapur dritat e skenës pak muaj më parë duke shitur në Sotheby's një vepër të tij për një mal me para, por që rani është një prej artistëve, reputacioni dhe çmimet e të cilit kanë pësuar dëmin më të madh për shkak të krizës aktuale, kishte balsamosur pesë peshkaqenë të tjerë që tani ndodhen në frigoriferë të mëdhenj në Londër, në pritje të një ringjalljeje të gëzuar si vepër arti prej shumë milion dollarësh. Peshkaqeni i Hirst është festuar si vepër eksperimentale. Për sa kam mundur të konstatoj, sa më shumë arti pretendon të jetë eksperimental, aq më shumë ka të ngjarë që të jetë banal nuk ka qenë gjithmonë kështu, por ky duket realiteti i sotëm. Shumë prej nesh adhurojnë eksponentin e avanguardës si një lloj terapeutik, në gjendje t'i japë lëkundje më të dhunshme dhe më rrënjësore sistemit tonë nervor. Por pas pak kohe sistemi nervor mësohet, sidomos në një kulturë të bazuar mbi një rrezik të institucionalizuar, por gjerësisht të shpikur. Në një moment të caktuar nuk mbetet më asgjë më e thellë se një kult i risisë dhe, në fund, vetëm mbeturinat gjithnjë e më trash dhe të abuzuara të një kulti të tillë. Prandaj duhet pyetur: kulti i risisë që zë bota e artit prej 25 vjetësh e këtej i korrespondon vërtet nga sa është promovuar fillimisht nga modernizmi? Nuk është e mundur, nuk është e mendueshme, që dritat e Vermeer mbi perlën e një vathi të vijnë nga një nivel më i thellë realiteti, perceptimi, respektivisht një vitrine të Joseph Beuys? Apo të një peshkaqeni të ngordhur në një kafaz të xhamtë? Nuk është e imagjinueshme se ideja e avanguardës të jetë vrarë nga përdorimi i tepruar që i është bërë? Që ka vdekur sepse nuk mund të dallohet më nga miti industrial i shekullit XX, domethënë se kultura varet nga prodhimi dhe nga konsumi konstant i modeleve të rinj? Dhe një faktor tjetër që ka kontribuar fuqimisht në vdekjen e tij, domethënë detyrimi i një kulture radikale dhe fakti që, në mungesë formash kulturore të njohura si radikale, pohimet e një kulture të tillë humbasin çdo domethënie? Por mund të jetë se e kemi ezauruar rezervën tonë të radikalitetit, atë pluhur të çmuar magjik që ngrihet e përhapet mbi të gjitha gjërat me shpresën që t'i bëjë të duken më të fuqishme nga sa nuk janë. Ndoshta radikaliteti mund të mos jetë një resurs i rinovueshëm. Shumë njerëz këtë eventualitet nuk e përtypin. Kam njohur një gjerman që përdor termin Torschlusspanik për këtë ndjenjë të preokupuar mbylljeje: frikë nga dera që mbyllet, frikë se mos opsionet e shumta ezaurohen dhe deklarohen jo të kënaqshëm. Mendoj se ka shumë nevojë për një periudhë përkohësie. Vdes nga dëshira që të shikoj rikthimin e një ekuilibri të caktuar në botën në të cilin arti mirëpritet nga opinioni publik dhe jo këtë alternim toksik bumesh dhe depresioni, fetishizmi dhe indiference, por nuk kam ide nëse një gjë e tillë mund të ndodhë. Megjithatë, di këtë: vërdallë gëlojnë fanatikët e mitit të revolucionit permanent në art, të cilët identifikojnë çdo dëshirë prehjeje, vegimi, bukurie të çinteresuar, me një ftesë për t'u dorëzuar dhe këtë e gjej idioteske, pothuajse në pikën sa të jem ofensiv.

 

Në art, eksperimenti është një ide pseudoshkencore. Dikur flitej për pafundësinë e artit eksperimental, pa reflektuar nëse eksperimentet tregonin apo demonstronin diçka të rëndësishme apo çonin në ndonjë vend. Në art, eksperimenti është vetëm një figurë retorike dhe më të shumtën e rasteve proceset intelektuale dhe krijuese me të cilët ai shprehet janë thjesht nocionalë. Do të thotë vetëm se diçka e bërë sot është ndryshe nga diçka e bërë dje. Por ndoshta zbulohet se bëhet fjalë për diferenca që nuk thonë absolutisht asgjë. Analogjia shkencore nuk është e mjaftueshme. Arti nuk begaton, nuk triumfon apo dështon sipas mënyrës së shkencës eksperimentale. Nuk demonstron gjëra. Ajo që ka vërtet vlerë në art nuk janë proceset pseudoshkencorë, por momentet e intensitetit, të intuitës, të vizionit që nuk janë të reduktueshëm në një metodë dhe nuk janë të përsëritshëm nga të tjerë, por - dhe ky është një "por" i rëndësishëm - shpiken një herë nga artistët: nga Van Gogh që admironte ashpërsinë e drurëve të ullirit dhe i shikonte në brendësi të një strukture më të gjerë ritmike reshë e shkëmbinjsh, lëvizja e të cilëve përshkon të gjithë natyrën; nga Johannes Vermeer që adhuronte ndriçimin e habitshëm të një perle dhe vërente sesi shkëlqimet e saj të kujtonin bulëzat e pështymës mbi buzën e vajzës që e mbante në vesh. Të shpikësh është të shikosh; të shikosh është të shpikësh dhe arti vërtet më i madh është arti që mishëron fjalët e famshme të William Blake: "Sikur dyert e perceptimit të ishin të shqyera, çdo gjë do të dukej siç është, e pafundme". Është artisti ai që na vendos në kontakt me këtë proces krijues. Koka e bronztë dhe vezulluese e një harenge mbi një pjatancë mund të jetë plot me ekzistencë si një helmetë e praruar parade e Gjashtëqindës apo si një kryqëzim i tërë nëqoftëse e shikon artisti i duhur. Dhe nëqoftëse arti nuk na vendos në njëfarë mënyre në kontakt me një plotësi të tillë ekzistence, atëhere për çfarë shërben? Dikur arti ngrinte pikëpyetje lidhur me domethënien e botës nëpërmjet vendosjes së simboleve. Kjo nuk është më e mundshme pasi nuk kemi asnjë simbologji të pranuar dhe asnjë matricë me besim fetar në të cilën të përdoret një gjuhë e tillë simbolike, duke pranuar se ekzistonte. Mendohej se kjo kishte diçka të bënte me shkallën e abstragimit. Supozohej se abstragimi i bënte gjërat universale, domethënë në përgjithësi më të afrueshme. Por nuk është kështu. Bëhet fjalë për të hyrë gjithnjë e më brenda realitetit. Ja pse, pasi kam menduar për vite se abstragimi mund të jetë çelësi i suksesit modernist, kam arritur që të dyshoj.

 

E dua Paul Klee për shpirtin dhe fantazinë e tij, por pretendimet teozofike të Kandinskij, lloqet e tij solemne sllave lidhur me format e mendimit më lënë krejtësisht të ftohtë. Sipas mendimit tim, drita dhe reflekset mbi një nga broket e Vermeer vlejnë sa i gjithë prodhimi piktoresk i Kandinskij, përmbledhin një të vërtetë më të madhe dhe afrojnë më shumë me përvojën e një realiteti transhendent.

 

Me vitet e fundit të Nëntëqindës problemi bëhet vërtet serioz, të paktën për mua. Me figura si ajo e Barnett Newman, deklarimet prej Dhiate të Vjetër të bëra nga artistët lidhur me veten e tyre dhe të përsëritura nga fansat shpesh qenë thjesht absurde. "Mendoja se grindja jonë ishte me Michelangelo", është një mburrje e paharrueshme e Newman. Hëm, të ka dalë keq, Barney. Nëqoftëse është vërtet kështu, ke humbur. Newman kishte një skemë të vetme: linjën vertikale që ndante pëlhurën. E quante The Zip. Admiruesit e krahasonin me Adamin përpara Krijuesit të tij apo me gjestin e Zotit që ndaj errësirat nga drita. Pasi ishte prej pak kohësh në Amerikë, bëje maksimumin tim për t'i kultivuar, ndarë dhe përsëritur fantazi të tilla, pasi nuk doja të dukesha borgjezuc. Por gjëja nuk ka funksionuar kurrë dhe sot The Zip i Newman është vetëm një linjë që ndaj një sipërfaqe me ngjyrë të ndryshme. Është bërë shumë më e kushtueshme në 30 vitet e kaluara, por për mua nuk ka absolutisht asnjë aspekt fetar, magjepsës apo vërtet sublim dhe nuk mund të bëj dot asgjë. Por nuk e shikoni se kjo është Amerika? Nëqoftëse ndonjë vepër arti pakashumë bashkëkohore e realizuar nga ndonjë francez apo gjerman 50 vjet më parë mund të vlejë një çmim astronomik, atëhere është antipatriotike ta kufizosh përhapjen e vlerësimeve astronomike: i duam edhe për ne amerikanët. Për të parë mekanizmin në veprim, mjafton të lexohet ndonjë revistë arti. Opinionet e pavarura mbi artin dhe tregun e tij praktikisht janë zhdukur, të mbytura nga biznesi. Nëqoftëse nuk lavdëroni klientin tim, nuk do t'i keni më njoftimet e mia publicitare. Shfletohen faqet e publicitetit me ngjyra në të cilat, për shembull, ekzaltohet vepra e një super të mërzitshmi si Botero. Një Botero i mallkuar pas tjetrit: ato pamje të mërzitshme figurash të rrumbullakta, çdonjëra prej të cilave duket se është fryrë, si një tullumbace publicitare, nëpërmjet një pompe të futur në prapanicë. Apo ato piktura lulesh prej 3 metrash që Cy Twombly ka ekspozuar në Gagosian disa vite më parë. Pëlhura të spërkatura me bojë të mërzitshme dhe të papastra që kanë arritur çmime të larta jo sepse thonin diçka lidhur me lulet apo në përgjithësi me natyrën, por vetëm pse mbanin firmën e Twombly. Përgatiti ARMIN TIRANA

 
Armir Tirana


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"The Invisible Victory" i Mujë Buçpapajt merr çmim të parë në SHBA (07.25.2009)
Vdes legjenda e televizionit amerikan Uolter Kronkajt (07.20.2009)
Në YouTube leksione gazetarie (07.03.2009)
Kadare thotë se letërsia e bën të ndihet i pavdekshëm (06.28.2009)
Intervistë me yllin e këngës shqiptare Adelina IsmajliADELINA ISMAJLI FLET PËR HERË TË PARË: NË KOSOVË NDIHEM E SHANTAZHUAR Intervistoi: Elida Buçpapaj (06.26.2009)
Kadare merr Çmimin spanjoll Princi Asturias për Letërsinë (Shqip dhe anglisht) (06.24.2009)
Ismail Kadare kandidohet për çmimin Princi Asturias për letërsinë (06.23.2009)
Intervistë me Kristaq Turtullin autor i një libri të ri në anglisht (06.21.2009)
"Shqipëria miqësore" e dy autorëve gjermanë (06.21.2009)
I shquari ndër filozofët, Jürgen Habermas mbush 80 vjeç (06.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]