VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Gëzim Alpion, drama shqiptare që tronditi publikun britanik

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 02:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Gëzim Alpion, drama shqiptare që tronditi publikun britanik
E Mërkurë, 08.05.2009, 10:11am (GMT+1)



Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori" njoftoi dje se ky prezantim i kësaj drame të veçantë do të organizohet më 14 gusht 2009, në orën 11 në sallën "Abreti" në "Tirana International Hotel". Në fillim do të shfaqet e filmuar premiera angleze e dramës "Sikur të vdekurit të dëgjonin", e mandej do t'i lihet vendi një diskutimi mbi identitetin kombëtar shqiptar".  



Gëzim Alpion lindi në Peshkopi më 10 tetor 1962. Ai ka studiuar në Universitetin e Tiranës (1982-85), Kajros (1985-93) dhe Durhamit (Angli) (1993-1997). Që nga akordimi i titullit "Doktor" në Filozofi në Universitetin e Durhamit në vitin 1997, Alpion ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar si lektor i letërsisë anglo-amerikane, modernizmin, dhe filmit në Universitetin e Huddersfield, Sheffield Hallam University dhe Newman University College. Në vitin 2002, Dr. Alpion u emërua lektor në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit, ku është edhe Drejtor i Studimeve Pasuniversitare, dhe Anëtar Nderi i Institutit të Studimeve të Avancuara në Arte dhe Shkencat Shoqërore që nga viti 2000. Dr Alpion ka zhvilluar biseda dhe leksione në disa universitete britanike (Oxford, London School of Economics, University College London, Kingston), si dhe në SHBA, Kanada, Kinë, Indi, Rusi, Afrikën e Jugut, Gjermani, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Gëzim Alpion është autor i librit të mirënjohur "Mother Teresa: Saint or Celebrity?" ("Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?"), që u botua në anglisht në Britaninë e Madhe, Amerikë dhe Kanada në vitin 2007. Në vitin 2008 kjo vepër u botua po në anglisht në Delhi, dhe në italisht në Romë. Botimet e tjera të Dr. Alpion në gjuhën angleze përfshijnë dy vepra dramatike tragjedinë "Vouchers" ("Tollonat") (2001), dhe dramën "If Only the Dead Could Listen" ("Sikur të vdekurit të dëgjonin") (2008) si dhe dy vëllime me ese dhe tregime "Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt" ("Kompleksi ndaj të huajve: Ese dhe prozë për Egjiptin") (2002), dhe "Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa" ("Takime të civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza") (2008). Në librin e fundit, botuar nga Meteor Books në Indi në vitin 2008 dhe nga Globic Press në SHBA në fillim të vitit 2009, janë përfshirë ese të shkruara nga 1993 deri më 2007. Recenca dhe artikuj për librat e Dr. Alpionit janë botuar në 15 gjuhë të botës.



Londër. Viti 2001. Leka është një azilant politik nga Kosova. Befas, një ditë ndërsa udhëton drejt Harrods-it, ai e gjen veten të ngatërruar e të zënë në kurth në sistemin ligjor britanik. Ai është një personazh tragji-komik, një njohës i mirë i mentalitetit shqiptar dhe anglez, një zotërues i mirë i gjuhës angleze, por fatkeqësisht edhe një forcë vetëshkatërruese, një viktimë por edhe një shkelës ligji. Në historinë e tij do të shfaqet një tjetër personazh shqiptar, Alma, një studiuese nga Tirana. Ata të dy duket sikur plotësojnë njëri-tjetrin. Ajo është një personazh po kaq kompleks. Është ambicioze por edhe inferiore ndaj anglezëve. Këto dy personazhe janë shtyllat e dramës më të re të studiuesit dhe shkrimtarit shqiptaro-britanik, Gëzim Alpion, "Sikur të vdekurit të dëgjonin" ("If only the dead could listen"), një dramë që e ka tronditur publikun britanik dhe që këto ditë do të ketë një përballje për herë të parë me publikun në Tiranë. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori" njoftoi dje se ky prezantim i kësaj drame të veçantë do të organizohet më 14 gusht 2009, në orën 11 në sallën "Abreti" në "Tirana International Hotel". Në fillim do të shfaqet e filmuar premiera angleze e dramës "Sikur të vdekurit të dëgjonin", e mandej do t'i lihet vendi një diskutimi mbi identitetin kombëtar shqiptar".
***
Me humorin e saj të zi dhe tragjedinë, kjo dramë ka lënë gjurmë të thella tek publiku anglez, i cili është gjendur befas i dorëzuar para gërshetimit të emocioneve duke përjetuar metamorfozën e ndjesive të personazhit kryesor, një gjendje mes inatit, patriotizmit, humbjes, agresionit dhe tjetërsimit.
Drama "Sikur të vdekurit të dëgjonin" është një ripunim i dramës "Tollonat" ("Vouchers"), që u botua në Angli në vitin 2001. Për herë të parë "Tollonat" u vu në skenë me regji të dramaturges serbe Dr DuÅ¡ka Radosavljevic në Festivalin e Teatrit Bashkëkohor Evropian në Huddersfield të Anglisë në Mars 2002.
Siç thotë vetë Alpion, "drama shtjellon disa tema delikate. Unë do t'ia lë kritikës shqiptare të zbërthejë simbolikën e fundit tragjike të personazheve. Unë nuk shkruaj për ta argëtuar publikun, por për ta shqetësuar atë. Drama trajton kryesisht tragjedinë e kombit tonë, por tragjedia jonë është pjesë e pandarë e tragjedisë njerëzore që kalon kufijtë tokësor, etnikë, fetarë dhe kohorë. Në këtë kuptim, qëllimi im nuk ka qenë thjesht të shkruaj një dramë shqiptare, por të përdor karakteristika shqiptare për të trajtuar një dramë me temë mbarë njerëzore". Sipas dramaturgut, pjesa përshkruan eksperiencat universale që përballojnë refugjatët, ndërsa ata me gjysmë zemre çrrënjosin veten e tyre nga atdheu dhe e çojnë po vetveten në procese gjyqësore në vende të huaja. "Qëllimi im është që, kur spektatorët të lënë teatrin, në fund të shfaqjes t'iu lindin shumë pyetje, përgjigjet e të cilave duhet t'i gjejnë po ata vetë". I pyetur për ngacmimet e forta që drama ka shkaktuar në publik, si për mesazhet sociale por edhe ato politike, Alpion e cilëson shenjë të mirë këtë reagim. "Drama flet për shenjtërinë e jetës njerëzore dhe dinjitetin e saj, dhe nëse spektatorët janë të shqetësuar, unë e marr si shenjë të mirë. Arti është në pozicionin e tij më të mirë nëse është teraupetik dhe terapia nuk është gjithmonë e këndshme", - thotë Alpion.
Profesor J. T Boulton, anëtar i Akademisë Britanike e ka cilësuar këtë vepër, si "një dramë e fuqishme e shkruar me plot besim, gjë që dëshmon se shkrimtari ka një ndjesi të fuqishme teatri, dhe aftësinë për të gërshetuar dialogun eksploziv me një vlerësim sensitiv të dilemave që hasin të "˜përjashtuarit' social-politik".
***
Sa i takon diskutimit me temë "Identiteti Kombëtar Shqiptar: Kohezion në Individualizëm dhe Fragmentim", që do të mbahet më 14 gusht në Tiranë menjëherë pas shfaqjes së premierës së dramës, Dr. Alpion do të zhvillojë një bisedë, në të cilën do të shtjellojë idenë se përse në "Tollonat" dhe "Sikur të vdekurit të dëgjonin", ai përqendrohet në trajtimin e refugjatëve dhe azilantëve shqiptarë në Perëndim, si dhe në raportet që bashkatdhetarët vendosin me njëri-tjetrin në mërgim. Alpion do të përqendrohet kryesisht në kompleksin e inferioritetit që vihet re tek disa shqiptarë në Perëndim, dhe do të argumentojë se drama është një art i fuqishëm dhe mjet efikas për të trajtuar aspekte të rëndësishme dhe tabu që kanë të bëjnë me identitetin tonë kombëtar. Në një intervistë të para pak kohëve duke folur për identitetin kombëtar dhe imazhin e Shqipërisë, Alpion tha se "ka ardhur koha, për të mos thënë së jemi vonë, që intelektualët shqiptarë, akademikët dhe krijuesit të angazhohen më seriozisht me çështjen e identitetit kombëtar. Kur të angazhohemi me këtë çështje, duhet që debati të mos jetë i tonit që përdorën Kadareja dhe Qosja, sepse çështja e identitetit kombëtar është shumë më e rëndësishme se egoja personale". Sipas Alpion, arti dhe artistët mund dhe duhet të kontribuojnë më shumë për të sjellë më pranë njëri tjetrit popujt e Ballkanit, dhe kjo bëhet më mirë kur gjejmë dhe vlerësojmë vlera të përbashkëta.
***
Sponsorizuar nga Këshilli i Arteve të Anglisë (Arts Council England), dhe me regji të Marcus Fernando, "Sikur të vdekurit të dëgjonin", pati premierën në Angli në Shkurt 2006 nga trupa teatrale Dreamscape në Teatrin MAC në Birmingham. Suksesi i shfaqjeve u pasqyrua gjerë në mediat Britanike dhe Ballkanike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi). Kritikët dhe spektatorët vlerësuan veçanërisht interpretimin e aktorit të njohur Anglez Richard Attlee (nipi i ish-kryeministri britanik Clement Attlee) në rolin e azilantit politik nga Kosova, Leka Trimi.
Pas suksesit të shfaqjeve në Angli, Alpion dhe regjisori Fernando morën ftesa nga Teatri Kombëtar në Tiranë dhe Teatri Kombëtar i Kosovës. Regjisorë dhe dashamirës të artit dramatik në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci, po ashtu u interesuan që Dreamscape të bëjë një turne në këto tri vende. Në Mars 2008, po me sponsorizimin e Këshillit të Arteve të Anglisë, Kompania e Teatrit Dreamscape shfaqi me sukses dramën në dy qytete angleze: në Birmingham (në Teatrin MAC) dhe në Wolverhampton (në Teatrin Arena). Në rolin e Lekës këtë radhë ishte aktori i talentuar anglez Andreë Cullum, i cili ka marrë pjesë në dramën seriale televizive angleze EastEnders.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pas shumë vitesh Norvegjia nderon përsëri shkrimtarin e saj nobelist (08.05.2009)
Në Austri luhen dy pjesë të sapozbuluara të Moxartit (08.03.2009)
Kritiku i madh Robert Hughes kundër biznesit të artit (08.02.2009)
"The Invisible Victory" i Mujë Buçpapajt merr çmim të parë në SHBA (07.25.2009)
Vdes legjenda e televizionit amerikan Uolter Kronkajt (07.20.2009)
Në YouTube leksione gazetarie (07.03.2009)
Kadare thotë se letërsia e bën të ndihet i pavdekshëm (06.28.2009)
Intervistë me yllin e këngës shqiptare Adelina IsmajliADELINA ISMAJLI FLET PËR HERË TË PARË: NË KOSOVË NDIHEM E SHANTAZHUAR Intervistoi: Elida Buçpapaj (06.26.2009)
Kadare merr Çmimin spanjoll Princi Asturias për Letërsinë (Shqip dhe anglisht) (06.24.2009)
Ismail Kadare kandidohet për çmimin Princi Asturias për letërsinë (06.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]