VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Është unanime dhimbja e botës së televizionit

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 12:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Është unanime dhimbja e botës së televizionit
E Mërkurë, 09.09.2009, 09:00am (GMT+1)

 

Milano - Televizioni italian humb një nga baballarët e tij më të njohur dhe të famshëm: Mike Bongiorno. Prezantuesi popullor ka ndërruar jetë gjatë pushimeve të shkurtra në Montecarlo. Lajmi është dhënë nga televizioni 'Sky', për të cilin Mike duhej të kishte prezantuar një telekuic të ri, pasi kishte braktizur prej pak kohësh grupin Mediaset, për të cilin ka qenë prej shumë kohësh fytyra më e rëndësishme. Dekani e prezantuesve 85-vjeçar: ka pësuar një infrakt në shtëpinë e tij të Principatit. Pikërisht të hënën, prezantuesi i famshëm ishte nisur nga Kilano për të kaluar një periudhë të shkurtër pushimesh para se të zhytej përsëri në aventurën e re televizive në rrjetin e Rupert Murdoch.

"Zhduket një mik i madh" - "Më vjen shumë keq, ishte një mik i mirë, me të zhduket një protagonist i historisë së televizionit italian" ka komentuar me gjak të nxehtë Silvio Berluskoni, i cili gjatë viteve tetëdhjetë arriti ta punësonte, duke ja marrë Rai-t. "Ëndërronte të bëhej senator", ka shtuar kryeministri. Është unanim dhimbja e botës së televizionit. "Mike ishte esenca e televizionit italian", në këtë mënyrë e kujton Maurizio Costanzo. "Ajo çfarë më pëlqente më shumë tek ai ishte aftësia për të ndërtuar gabimet dhe gafat e tij". "Ka qeënë divi i parë i televizionit", ka thënë dekani tjetër i prezantuesve italianë Pippo Baudo, ndërkohë që për Piero Chiambretti Bongiorno, vazhdon të jetë një "figurë e pavdekshme".

Mbreti i Kuiceve - italoamerikani i lindur ne Neë York (gjyshi i tij nga babai kishte emigruar nga Siçilia), Mike Bongiorno, ka qenë babai i televizionit italian. Ka qenë pikërisht ai që ka prezantuar emisionin e parë nga televizioni shtetëror italian (RAI), pra "Ikje dhe Ardhje". Ai do të prezantonte në vjeshtë në televizionin 'Sky Uno' emisionin "Riskytutto", 54 vjet pas edicionit të parë të kuicit të parë të madh të televizionit italin, "Lascia o raddoppia". Më pas, vazhdoi me kuicet e tjerë "Rischiatutto" dhe "Scommettiamo"

Quhej Michael Nicholas Salvatore Bongiorno, por njihej nga të gjithë si Mike Bongiorno. Mbreti i kuiceve televizive italiane lindi në Neë York më 26 Maj 1924, ishte italoamerican dhe djali i një nëne nga Torino. Gjyshi i tij nga babai, Michelangelo Bongiorno, kishte emigruar nga Campofelice di Fitalia, periferi e Mezzojuso në Siçili ku kishin një dyqan. Mike u kthye në Itali, atëherë kur ishte shumë i ri: shkon në gjimnaz dhe më pas në lice në Torino. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërpreu studimet e tij dhe u bashkua me formacionin e partizanëve në mal. I arrestuar nga nazistët, kalon gjashtë muaj në burgun e San Vittore në Milano dhe më pas transferohet në një kamp përqendrimi nazist bashkë me Indro Montanelli, por shpëton për mrekulli falë një shkëmbimi të burgosurish mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.

Pasi drejtoi në SHBA në vitin 1946 një program radiofonik "Voci e volti dall'Italia" për stacionin radiofonik të përditshëm të progresit italo-amerikan, kthehet përfundimisht në Itali në vitin 1953, i thirrur për të eksperimentuar televizion e porsalindur italian me emisionin "Arrivi e partenze".

Programi fillon transmetimin më 3 Janar 1954 në orën 14:30 dhe është zyrtarisht dita e parë e transmetimit të televizionit italian.

Radio - Gjatë viteve 1955-1956 prezantoi në radio programin kuic "Il motivo in maschera" me orkestër të drejtuar nga Lelio Luttazzi. Ndërmjet vitit 1967 dhe atij 1970, Mike Bongiorno, drejtoi emsionin radiofonik të darkës "Ferma la musica!"

"LASCIA O RADDOPPIA?" - Programi që i dha emër Mike Bongiorno-s si ikonë televizive "Të lësh ose të dyfishosh" (i cili është inspiruar nga version amerikan. Një pyetje prej 64 milion dollarë), është suksesi i madh i parë i televizionit italian saqë bëri që të mbyllej kinemaja në mbrëmjet e të enjtes. U transmetua që nga viti 1955 deri në 1959. Që atëherë, Mike përshkoi një seri të pabesueshme suksesesh ndërmjet të cilëve Campanile Sera (1960), Caccia al numero (1962), La fiera dei sogni (1963-'65), Giochi in famiglia (1966-67), Ieri e oggi (1976), Scommettiamo (1977), Flash (1980). Umberto Eco në 1961, zbulon një profil prezantuesi në Fenomenologjine e Mike Bongiorno-s. Një nga programet më të rëndësishme të Mike Bongiorno-s është Rischiatutto (1970-1974), në të cilin prezantohen në televizion elektronika dhe efektet speciale; Sabina Ciuffini është prezantuesja e parë "folëse" e historisë së televizionit.

Në CANALE 5 në vitin 1977 njeh Silvio Berlusconi-n, i cili për televizionet e tij private thërret personazhet më të mëdha të televizionit deri në atë moment: Corrado Mantoni, Raimondo Vianello, Sandra Mondaini dhe Mike Bongiorno.

Mike është i pari, i cili sjell sponsorat në programet e tij në TeleMilano (në të ardhmen u bë Canale 5). Hapet një kapitull i historisë së Mike Bongiorno-s me sukseset e klubit Milaninter, I sogni nel cassetto (1980), Bis (1981), Superflash (1982-1985), Pentatlon (1985-1986), Parole d'oro (1987), TeleMike (1987-1992) e C'era una volta il Festival (1989-1990), Tutti x uno (1992). Eksperienca e tij i vlen në 1990 për zëvendës drejtorin e Canale 5. Që nga viti 1989, prezanton me një sukses të madh La ruota della fortuna, një format amerikan, duke arritur të vendosë rekordin prej 3.200 pjesësh.

SANREMO - Në karrierën e tij, Buongiorno përfshin edhe prezantimin e njëmbëdhjetë edicioneve të Festivalit të Sanremos: I pari në 1963, i fundit në 1997 me Valeria Marini dhe Piero Chiambretti. Në vitin 1991, prezanton edicionin e parë të Bravo Bravissimo, nga i cili merr shtysë program, i ri Bravo Bravissimo Club, i ideuar nga fëmijët e tij. Mundimi i tij i fundit është prezantimi i programit të ri të Rete 4 Genius. Në shtator të 2007, kthehet në Rai për prazantimin e edicionit të 68-të të Miss ?talia së bashku me Loretta Goggi.

KINEMATOGRAFIA - Bongiorno interpreton veten e tij në disa filma, ndërmjet të cilëve Totò "Lascia o raddoppia?" (1956), Il giudizio universale (1961), C'eravamo tanto amati (1974) e Sogni mostruosamenti proibiti (1983). Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Klarita Bajraktari


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Inva Mula do të hapë stinorin e Operës së Parisit (09.04.2009)
40 vjetori i shpikjes dhe eksperimentit të parë me internetin (09.03.2009)
Venecia fillon mes emocionesh të mëdha (09.02.2009)
Një libër skandal i Alina Rais (09.01.2009)
Paolo Koelho nuk i shtyp më romanet, i hedh në internet (08.31.2009)
Fansat festojnë ditëlindjen e Majkëll Xheksonit (08.30.2009)
Oazis ndërpret turneun botëror, është larguar Noel (08.30.2009)
Ka vdekur Eli Grinuiç, autore e këngëve të suksesshme pop (08.29.2009)
Manuela Arkuri e paparë (08.25.2009)
Reklama për filmin rreth fundit të botës trallis Youtube (08.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]