VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Qarku i Shkodrës fiton Çmimin e Parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 03:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Qarku i Shkodrës fiton Çmimin e Parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës
E Mërkurë, 09.30.2009, 11:46am (GMT+1)

 

 

Qarku i Shkodrës është shpallur fitues i edicionit 9 të Festivalit Kombëtar Folklorik "Gjirokastër 2009", ndërsa me çmim të dytë u nderuan qarku i Gjirokastrës dhe grupi "Kosova 2", ndërsa me çmim të tretë qarku i Elbasanit dhe ai i Lezhës.

Por në këtë festival juria ndau edhe çmime të tjera, si ajo "për grupe zhanresh" me të cilin u nderua si orkestra më e mirë në veglat tradicionale qarku i Dibrës me orkestrën e Matit; çmimi "për sazet" me të cilin u nderua orkestrina e muzikës popullore qytetare të qarkut të  Korçës; çmimi "për iso-polifoninë labe" me të cilin u nderua grupi i Vlorës; çmimi "për iso-polifoninë toske" u nderua qarku i Beratit për iso-polifoninë e Skraparit; çmimi "për ritualin më të mirë" u nderua qarku i Tiranës, çmimi "për vallen më të mirë të burrave" u nderua qarku i Fierit me Vallen e Brezave; çmimi "për grupin më të mirë të valleve të grave" u nderua qarku i Durrësit me vallen e Fluturave; çmimi "për paraqitjen më të mirë të veshjeve popullore" u nderua grupi i Kukësit dhe Ã§mimi "për diversitetin kulturor" u nderua Grupi i Gjirokastrës me vallen e Dropullit.
Ndërkaq, Ã§mimin e parë për individë e morën rapsodët Sherif Dervishi dhe Myfterin Uka (Dibër); si intepretuesi më i mirë u zgjodh Benis Lekdodaj me vallen Ã§ame (Vlorë); si  lahutari më i mirë u zgjodh 99 vjeçari Gjok Nanaj nga Lezha etj.

Në Festivalin Folkorik Kombëtar të këtij viti morën pjesë 1200 artistë popullorë, të përfshirë 24 grupe nga 12 qarqe të vendit, 6 prej të cilave grupe artistike jashtë konkurimit, si edhe ansamble folklorike nga shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi,  arbëreshë të Italisë dhe të diasporës shqiptare në SHBA, për 6 ditë me radhë.

(http://www.noa.al)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nesër del në Amerikë libri "The Clinton tapes"-Wrestling history in the White House "Bisedat e regjistruara të Klintonit", histori restlingu në Shtëpinë e Bardhë-  me autor Taylor Branch (09.28.2009)
Midis mitikes dhe modernesNga Ilirian Sadikaj (09.26.2009)
Hapet Muaji i Sulmeve Kundër KadaresëNga Arben Kallamata (09.23.2009)
Te "40 Shenjtorët" zbulim befasues arkeologjik (09.23.2009)
Në Los Anxhelos, viti i 61-të i ndarjes të çmimeve Emmy Award (09.21.2009)
Albumi i ri i Jay Zi "The Blueprint" (09.21.2009)
B B mbush 75 vjet (09.20.2009)
Takim me Elvira Dones në Asti të Italisë (09.17.2009)
Universiteti Politeknik i Tiranës "Doctor Honoris Causa" për akademikun Barolli (09.17.2009)
Doli nga shtypi monografia "Profesor Rexhep Ramaj model i intelektualit të përsosur" (09.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]