VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "This is it", kënga e panjohur e Majkëll Xheksonit, e cila ngjall shumë dyshime

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 02:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
"This is it", kënga e panjohur e Majkëll Xheksonit, e cila ngjall shumë dyshime
E Martë, 10.13.2009, 09:23am (GMT+1)

 

 

 

Voal-online Kënga fillon me një fjali që tingëllon tejet të çuditëshme: "This is it, here I stand, I'm the light of the world, I feel grand", i plogët, romantik dhe ëmbëlsisht i prirur drejt virtuteve kozmike e shpëtimdhënëse. "Jam dritë e botës," këndon Jackson, e në dritën e atyre që kanë ndodhur muajt e fundit duket një testament majhosh. Por si gjithnjë, kur flitet për Michael Jackson-in, është i pranishëm shkëlqimi verbues i përrallës, por njëkohësisht mungon edhe elementi më i vogël i qartësisë.

Më kot kërkohen të dhëna për këtë këngë të panjohur. Në çfarë gjendjeje ndodhej ajo kur Jackson vdiq? Kur janë futur zërat e vëllezërve të cilët e shoqërojnë zërin e fshehur të Michael-it? Natyrisht që prapa këtij operacioni është grupi (avokatët, kontrollorët dhe familja) që është duke e administruar këtë trashëgimi të tërë, dhe nuk duket se mund të betohen për qëllime të pastra.

Mbetet në këmbë pyetja, së cilës askush nuk dëshiron t'i japë përgjigje, se çfarë kishte ndërmend të bënte Michael Jackson e, po të varej prej tij, a do e kishte futur korin e vëllezërve. Dyshohet për një operacion postum dhe për vetësigurinë që demonstron familja vazhdimisht në çështjet e lidhura me trashëgiminë e të gjorit Michael.

This is it, siç dihet, është titulli i pesëdhjetë show të parashikuara të cilat Jackson do t'i jepte në 02 Arena të Londrës duke filluar nga 13 shtatori, një sllogan për të shënuar një rikthim të bujshëm, tani bërë titull i një pakete të majme parashikuar të dalë në qarkullim në fund të tetorit: dopio CD, pjesërisht origjina, pjesërisht i pasuruar me të panjohura e kuriozitete, e sidomos filmi i realizuar me materiale të xhiruara në qendrën Staples të Los Anxhelosit kur Jacko bënte provat për show të shtatorit.

E vetmja gjë që na ngushëllon, duke lënë mënjanë dyshimet, është se përtej ndërhyrjeve të paskëtajme të diskutueshme, gjithsesi është kënga e parë e vërtetë e Michael Jackson që e dëgjojmë pas shumë vitesh. (http://www.repubblica.it)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Artistja e madhe shqiptare Ermonela Jaho debuton me Madame Butterfly në Teatrin e Operas në FiladelfiaNga Mal Berisha (10.12.2009)
Vietnami arreston shkrimtaren (10.11.2009)
Zbulohen letërkëmbimet e piktorit të madh Vinsen van Gog (10.11.2009)
Ismail Kadare: Herta Myler e ka mbrojtur çështjen e Kosovës (10.11.2009)
Asteriksi mbush 50 vjet (10.10.2009)
Elizabetë Tejlor thotë se operacioni në zemër ishte tejet i suksesshëm (10.09.2009)
Ka vdekur Irving Penn, gjeniu i fotografisë (10.08.2009)
Karla Bruni me uebsajt të ri (10.06.2009)
Maqedonasit përvetësojnë kinematografët Vëllezërit Manaki (10.04.2009)
Guen Stefani, Madona e re ose gruaja që i çmend burrat e të gjitha moshave (10.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]