VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË KËNGË MALINga KAZI NAZRUL ISLAM (1899-1976)

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
NJË KËNGË MALI
Nga KAZI NAZRUL ISLAM (1899-1976)

E Mërkurë, 12.04.2013, 11:24am (GMT+1)


Ne jemi të egër si shtrëngata
Ne jemi të pandalshëm si pranvera
Në jemi të patrembur si Zoti dhe bujar si natyra.

Ne jemi të lirë si qielli
Ne jemi beduinë, fisi endacak i shkretëtirës.
Ne nuk nuk njohim mbret
as ligje të ndonjë mbreti.
Ne nuk iu nënshtrohemi rregullit apo ligjit,
Ne kemi lindur me mendje të lirë
të hapur si lotusi në lulëzim.

Ne jemi dallga zhurmuese e detit
dhe ujërat vorbulluese të pranverës në mal

Ne jemi livadhe me zemra bujare të hapura tejetej
Ne jemi kodra të pakalueshme
Ne jemi zogj fluturues dhe krahë të shtrirë pa fund
Ne jemi shpoti gazmore dhe këngë të hareshme.

Ne hamë fruta të egër dhe pijmë ujë shiu
Ne flemë nën pemë në thellësinë e pyjeve të gjelbër
Ne jemi lumi i papërmbajtur i jetës.
Ne jemi uji i rrjedhshëm i grykave malore
duke vorbulluar kënduar jehuar
gjithmonë të pandalur dhe gjithmonë në lëvizje.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E Ç'ËSHTË KY MISTERPoetit Lasgush PoradeciNga VEHBI SKËNDERI (12.03.2013)
KU DUA TË ZBRESNga SINAN KËRPAÇI (12.03.2013)
PAQTIMNga WALT WHITMAN (12.03.2013)
LOTËT E MINga ADAM MICKIEWICZ (1798-1855) (12.03.2013)
VAJTIMI I DESDEMONËS (nga 'Otello')Nga WILLIAM SHAKESPEARE (1564-1616) (12.03.2013)
MADHËSHTIA E NJERËZVENga PJETËR BUDI (12.02.2013)
MOS QAJ KURRSESI ATDHENga ADEM ZAPLLUZHA (12.02.2013)
SI FURTUNË KALËROI KALORËSINga STEPHEN CRANE (1871-1900) (12.02.2013)
GJARPËRI I BOKAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.01.2013)
KËNGA E BURRIT TË PABESËNga ALDA MERINI (12.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]