VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVËNga VEHBI SKËNDERI

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 01:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KOSOVË
Nga VEHBI SKËNDERI

E Hënë, 12.09.2013, 04:37pm (GMT+1)


I gjatë dimri yt! Pranvera xhuxhe e shkurtë
Posi një lulekuqe mes dëborës.
Kur ishe tejet ngusht - me mengene në fyt -
Koha s'ngriti për ty as dhe një gisht të dorës.

Nuk i ke borxh askujt! Nuk i ke borxh askujt!

Gjithçka e mbolle vetë: çdo pemë e kalli grurë.
Legjenda e kënga jote. e kthjelltë gurrë ndër male.
Këtu e ndeze zjarrin, që s'do të shuhet kurrë.
Me mijra herë u vrave. E mijra herë u ngjalle...

U grive në beteja për veten e për fqinjin,
Honet e hapësirat me pashin tënd i mate.
Dhe kur nga qielli i vrejtur rrufetë breshërinin
Ti mbajte shekuj emrin majë shpate!

Miliona varre le - o Tokë e kuqe zjarr - e bota gjithnjë shemër
Tinzarja, prap të shtyn nga kurthet e humnerat.
Kurrkujt në këtë dhé s'ia pate me të shtrembër
Dhe as xhelatët e tu s'i vrave - jo! - nga ferrat.

Nga ferri dole Ti, Kosovë! Lart na ngrite
Ti më e mira nënë, në Altarët e këtij Tempulli.
Thua prap po të lemë në tym, pa fije drite:
Në këtë mbarim dite e këtë mbarim Shekulli?
VEHBI SKËNDERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AH, Ç'MË BËRI ËNDRRA!Nga PËRPARIM HYSI (12.08.2013)
I PLAGOSUR NË SHTËPINË E MIQVENga WALT WHITMAN (12.07.2013)
JASHTË KAFAZITNga SINAN KËRPAÇI (12.07.2013)
PËRRALLË ME LËMENJNga THANI NAQO (12.07.2013)
PËRROINga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.06.2013)
IDEALINga CHARLES BAUDELAIRE (12.06.2013)
GURI MURGNga GJON NDUE MARKOKAJ (12.06.2013)
DËGJOJE HAPIN E VOGËL TË GJËRAVENga ALDA MERINI (12.04.2013)
TRADHTIANga ABDULLAH KONUSHEVCI (1958-2013) (12.04.2013)
NJI NATËNga MIGJENI (12.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]