VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TRADHTIANga ABDULLAH KONUSHEVCI (1958-2013)

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 09:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
TRADHTIA
Nga ABDULLAH KONUSHEVCI (1958-2013)

E Mërkurë, 12.04.2013, 12:07pm (GMT+1)



E përcolla me një pikëllim të fshehur
Në sy në buzë nën bark
I shihja gjurmët e tjetrit

Kur u ktheva
Në dhomë kishte rënë stuhia
Shtrati sikur ishte kthyer përmbys
Banja merrte frymë me vështirësi
Si një i sëmurë astmatik

Hodha shpejt e shpejt në shportë
Brekët këmishët çarçafët
Shtratin e shtrëngova mirë për këmbësh
Po hija po era e saj ishte kudo

E di se më nuk do ta takoj
Se tjetri në sy në buzë nën bark
Do të lexojë me pikëllim
Gjurmët e mia

Prishtinë, më 27 tetor 2010
ABDULLAH KONUSHEVCI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJI NATËNga MIGJENI (12.04.2013)
NJË KËNGË MALINga KAZI NAZRUL ISLAM (1899-1976) (12.04.2013)
E Ç'ËSHTË KY MISTERPoetit Lasgush PoradeciNga VEHBI SKËNDERI (12.03.2013)
KU DUA TË ZBRESNga SINAN KËRPAÇI (12.03.2013)
PAQTIMNga WALT WHITMAN (12.03.2013)
LOTËT E MINga ADAM MICKIEWICZ (1798-1855) (12.03.2013)
VAJTIMI I DESDEMONËS (nga 'Otello')Nga WILLIAM SHAKESPEARE (1564-1616) (12.03.2013)
MADHËSHTIA E NJERËZVENga PJETËR BUDI (12.02.2013)
MOS QAJ KURRSESI ATDHENga ADEM ZAPLLUZHA (12.02.2013)
SI FURTUNË KALËROI KALORËSINga STEPHEN CRANE (1871-1900) (12.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]