PËRROI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.06.2013, 04:29pm (GMT+1)
Ai rend gjithnjë drejt burimit të vet Duke i ikur lumit dhe detit.
Rërën e ka prej syve të zogjve Që u plasën Nga mallkimi i foleve.
Merret vesh me Djallin për hesap të Zotit!
Vetëm ndonjëherë Kur aty mbyten kopila Ai i bën përrua lumin dhe detin.
Lëmashku u mbetet brigjeve Si gëzof zhapinjsh.
Merret vesh me Djallin për hir të Zotit!
SKËNDER BUÇPAPAJ
|