SELMAN BLINI -Blini- “mbiemri i parë†i gjyshit tim – (Ngjarje reale, në Gri të Tropojës, në vitin 1918) Nga ZEQIR LUSHAJ
E Mërkurë, 03.26.2014, 06:58am (GMT+1)
Mundoheshin ata të regjistrimit, (Komisioni shqiptaro-austriak), Të bindnin gjyshin tim të vjetër, Çka do t'thoshte fjala "llagap"! Bereqavers prej jush, o burra. E di, ka mundohi për mirë ini, E pra, llagapin tim, shkruanje: -Shkruanje... -Selman Blini! -E kan marrë blinin, o Selman (!), Foli Ai që shkruente në letër, Ngrysi vetullat gjyshi çartan: -At' fjalë thueja dikuj tjetër! -Kush more ma muer Blinin? Ç'ka je ka thue, o Ti - zotni? Qetash e lash aty kah' erdha, S'mund ta marrin as me ordi! Merr e jep me gjyshin tim të sert, (U shkrinë në gaz me sho-shoqin), Selman (Blini) i kapte përkrahu: -Çouni..., të dalim e ta shohim! E pyetën për gruan: -Si e ka emrin? -Lene at' punë pash Zotin-allahile! (At'herë i luejti gjaku pernjëmend), -E pra, shkrunje!...I thonë-Karajfile! ...! Blinin e ndrruen me gysh-gjyshin, * (Ish rritë në hije të Tij dekada vjet), Për gjyshe Ajnen muer vesh mileti, Karajfilja e Selmanit "emri" i mbet! ./. *Selmani-Hasani-Matoshi-Lusha = Lushaj ----------------- -Per VOAL,ch, nga USA, 26 Mars 2014-
ZEQIR LUSHAJ
|