VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ËNDRRANga HEINRICH HEINE (1797-1856)

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 09:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
ËNDRRA
Nga HEINRICH HEINE (1797-1856)

E Mërkurë, 04.09.2014, 10:08pm (GMT+1)



Një ëndërr që të shtie tmerr,
Më mbushi me gëzim e vrer,
Dhe pamj` e saj gjith më tmeron,
Në zemër egërsisht valon.

Ishte një kopsht, plot bukuri,
Barisnja me kënaqësi;
Më kqyrnin shumë lule atje,
M`i shtinin zemrës hare.

Këndonin ëmbël shpesëri
Një melodi për dashuri;
Diell i kuq, flori përqark,
Dhe lulet lloje-lloje vark.

Prej barrave balsam kullon,
Puhija ëmbël pëshpëron;
Dhe çdo gjë ndrit e çdo gjë qesh,
Shkëlqen prej robëzës që vesh.

Në mes të kopshtit me mister
Ish një burim tërë mermer;
Vështroj atje një vashëzë,
Një robë lan të bardhëzë.

Në faqe e syçka ëmbëlsi,
Si një shentore lesh-flori;
Dhe si vështroj, m`u duk ajo
Sikur s`e njoh, dhe mir` e njoh.

Dhe vash` e bukur po nxiton,
Një këng`ajo po mërmëron:
"Rrith, e rrith, ti ujëzë,
La-m`a këtë linjëzë!"

I vajta pranë ndër këto,
I fola heshtur: Thuajm`, o !
Ti moj hirplotja vashëzë,
Përse kjo rob` e bardhëzë?

Ajo u përgjegj: "Gatit-u shpejt,
Kjo rob` e vdekjes të përket!"
Edhe si foli ajo tashi,
M`u çduk sakaq nga syt`e mi.-

E pastaj rish, si për magji,
U ndodha në një pyll të zi.
Gjith lisat rritur la-e- me-la;
Plot çude gjith mendohesha.

Dhe ja! ku mbytur po buçet!
Sëpata larg sikur kërcet;
Harboj nër gjethe e egërsi
Dhe në një vend të lirë harri.

Në mes të vendit në blerim
Ishte një lis plot lulëzim;
Dhe ja! Ku vash`e bukura
Bën e çan lisin për hata.

Godet, godet, dhe pa pushim
Thot`e këndon me mërmërim:
"Hekur, ti hekur-o,
Arkë lisi shpejt ndërto!"

I vajta pranë ndër këto,
I fola heshtur: Thuajm`, o !
Ti fort e ëmbla vashëzë,
Kujt ja ndërton ti arkënë?

Tha shpejt: "S`ka kohë për kuvend,
Po ta ndërtoj qivurin t`end!"
Edhe si foli ajo tashi,
M`u çduk sakaq nga syt`e mi.-

Një hapësi, një zbetësi,
Veç fushë shterpë dhe shkreti.
Dhe çfar më ngjau, nuk di sesi,
U ndodha aty me llaftari.

Dhe dyke u endur tej-tëhu,
Një gjë të bardhë shoh diku;
Shpejtova atje, atje ndaloj,
Dhe ja! të bukurën takoj.

Atje qe vash`e bardhëzë,
Rrëmonte fort me shatëzë.
Mezi t`a shoh kisha kuxim,
Ish dhe e bukur dhe tmerim.

Dhe vash` e bukur po nxiton,
Një këng` ajo po mërmëron:
"Shatë, shatë, e mprehtë fort,
Rrëmo varr të zi për mort!"

I vajta pranë ndër këto,
I fola heshtur: Thuajm`, o!
Ti moj hirplotja vashëzë,
Përse këtu kjo varrkëzë?

Tha shpejt: "Ti të pushosh tashi!
Të hapa ty një varr të zi."
Si foli vash` e bukura,
U hap dhe varri për hata;

Dhe kur në varr unë vështroj,
Një mardhj` e ftohtë më përshkoj;
Dhe mun të nat` e varrit drejt
U hodha - dhe u sgjova shpejt.
Përktheu: LASGUSH PORADECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TI KOT E KE QË RRËFENNga SABIT GECAJ (04.09.2014)
DO TË VIJ NJË DITËNga ADEM ZAPLLUZHA (04.08.2014)
DASHURINga PABLO NERUDA (04.08.2014)
LUNDËRTARINga RRUSTEM GECI (04.08.2014)
PUNË MUAJSH ËSHTËNga SINAN KËRPAÇI (04.08.2014)
MBAROJE KËTË KËNGË TË FUNDMENga RABINDRANATH TAGORE (04.07.2014)
I VDEKUR KUSHTONNga SINAN KËRPAÇI (04.07.2014)
PËR TONIN E TË KUQIT NË BUZËNga QAZIM SHEHU (04.07.2014)
MENDJA DHE MENDIMINga RRUSTEM GECI (04.07.2014)
DITËT E MIA & PEMËT E BERNËSNga VEHBI SKËNDERI (04.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]