NËN NJË SHTYLLË TELEFONI Nga CARL SANDBURG
E Premte, 07.11.2014, 02:24pm (GMT+1)
Jam një tel bakri i nderur në ajër, I hollë sa mezi bëj në diell një vizë hije. 24 orë nuk pushoj gumëzhij si zgjua një këngë: Është dashuri, luftë dhe para, përpjekje dhe lot, është puna dhe nevoja, Vdekja dhe e qeshura e burrave dhe grave që kalojnë nëpër mua hamall i të folurës suaj, Në shi dhe mjegull kulloj, Në diellin shëtitës lindje-perëndim rri i thatë, Një tel bakri. Shqipëroi Sinan Kërpaçi (Korrik 2014)
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI
|