VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BALADË PËR VETEN DHE PËR MIKUN TIM XHO (humor)Nga THANI NAQO

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

BALADË PËR VETEN DHE PËR MIKUN TIM XHO (humor)

Nga THANI NAQO


E Premte, 12.18.2009, 12:05pm (GMT+1)

 

 

Miku im quhet Xho,

një moshë jemi që të dy,

horoskopin po njëlloj,

unë i bardhë, Xhoja i zi.

 

Çfarë bën Xhoja dhe unë,

mure ngremë dhe suvara,

s'bëjmë naze për çdo punë,

shkojmë larg ku del paraja.

 

Mirëpo Xhonë s'mund ta ndjek,

tridhjetë vjet kam i martuar,

Xhoja prish çdo javë një çek,

s'ka fëmijë, s'ka as grua.

 

Kur kuleten e ka plot,

në punë Xhoja nuk vjen,

unë, pa punë, nuk rri dot,

puna e dytë vjen më gjen.

 

Kam shtëpi dhe makina,

i kam blerë me kredi,

fund çdo muaji paguaj billa,

hallin tim veç une e di.

 

Hyjmë bareve, pijmë birrë,

-hello Xho!- gjithkush në emër,

miku im është burrë i lirë, 

me një shishe gjen një femër!

 

I flas Xhosë për kohën e vjetër,

shënjtërinë e martesës,

kush ka grua, nuk sheh tjëtër,

e unë kam Zot fjalën e besës!

 

Psherëtin Xhoja me gjith shpirt,

porosit të tjera birra,

me bën shënjë me një gisht:

-mjaft me fole marrëzira!

 

Dhe krekoset si filozof,

rrëkëllen birrë, lëshon fjalë,

-edhe Xhoja s'është pa Zot,

ka kuletën me dollarë.

 

I tregoj për të bukurat rite,

dashurinë që lidh dy zemra,

pleqerinë unë s'e kam frikë,

kam kuletën me dy emra!

 

-Ho-ho- shkrihet Xhoja-

gëzo jetën pa u plakur,

kuletën time s'do ta doja,

te më mbetet pa u zbrazur.

 

Dhe vazhdon si ekspert:

-Dashuria të sëmur,

kush ndrron grua, ka shëndet,

pyyy...e provuar kjo qyshkur!

 

Vijne femrat në tavolinë,

kazan rakie zemra zjen,

këmbë mbi këmbë ato rrinë,

ah, të isha un' free man!      

 

Shoh fshehur, me bisht të syrit,

psherëtin burr'i martuar,

ndjej të nxehtë mes dimrit,

kur shoh Xhonë gazshfrenuar!

 

Prapthi truri, ndjellka zili,

Xhoja ndron femër çdo natë,

Xhoja nuk bie në dashuri,

Xhoja s'vë në bankë paratë.

 

-Hej-thërret Xhoja-miku im,

ti je rritur në tjetër botë,

rrot' e pasme ka ankim,

rrotën e parë s'e kap dot.

 

Hall me grua, hall familja,

asnjë shteg s'mund të gjej,

të heq dorë nga dashuria,

jetën e Xhosë do të bëj...

 

Këtu-atje, pas fantazisë,

kontinentit i dola në fund,

ah, mëgojz'e besnikërisë,

s'më la të bëj një çap kërkund!

 

        ***

 

Miku Xho bën shpesh shaka,

barreve të largëta, pijmë birrë,

me një shishe gjen dy gra,

të më provojë në jam i lirë...

Thani Naqo


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kontrastet poetike të Skënder BuçpapajtNga Dr.Xhavit Aliçkaj, Dekan i Fakultetit të Letërsisë, Prishtinë (12.14.2009)
Albumi i U2 më i miri i vitit 2009 (12.13.2009)
LE TË JEM UNË ZAMIRA...(Fragmente tregimi)Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (12.11.2009)
E ardhmja e Facebook (12.11.2009)
Oktavio Pac: Perëndimi kthehet nga Lindja në mbarimin e historisë (12.06.2009)
Albumi i Suzanë Bojle debuton No 1 në klasifikimet amerikane (12.02.2009)
Treichel prezantoi në Tiranë librin "I humburi" (11.29.2009)
Filmi 'Precious' - një histori nga Harlemi (11.27.2009)
Shpërthen debati për identitetin francezNga Associated Press (11.26.2009)
Të ecësh vertikalisht nëpër oqeanNga Pierre-Pandeli Simsia (11.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]