E Hënë, 04.29.2024, 08:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
DHIMBJA E KARL GEGËS
Kushtuar arkitektit me origjinë shqiptare Karl Gega që hapi tunelin e Semeringut në Austri
Nga NAMIK SLEMANI

E Mërkurë, 09.24.2014, 08:10am (GMT+1)


1.
Në të gjithë urat e botës
Shoh një sy të pagjumë të shqiptarit të mirë Karl Gega
Një dorë që zgjatet
Për të shënuar vijën e numrat e munguar, qoftë dhe pagjumësisht.
E me të krahët e brigjeve në Triesten diellore
Mund të bashkohen si flatra të patutura nga era.
Vetëm dhimbja e krenia për të
Mund të na sjellë kaq mall e dhimbje mbi tavolinë.

2.
Në tunelet e botës
Me sytë shqiptarë do bashkoj sërish Alpet gurqiklopikë
Në duart e tua
Përrallat përrallojnë të vërtetat e prekshme hyjnore
Një monument tjetër
Do ta vë në gjoksin e poetëve të mençur të kombit tim
E kreninë e pafshehur
Si lule do t'ia jap djemve ndër fjalët dritëshkronjore.

3.
Frynte një erë nga nëntoka
Bridhte qorrëruar cikma alpine, kristalonte sytë e gurtë e shpatet e mprehta
Ti prisje agime Semeringu
Si udhëtar i përjetshëm drejt sirenash e ëndërrave farfuritëse
O udhëtarë,
O ngarendës tunelesh, ulni kokën përpara shqiptarit të mirë Karl Gega
E prekni
Atë që dhjetra jetë të kishit, nuk do ta preknit nëpër vite.

4.
Me dritëhijen e jetës tënde, Mjeshtër,
Futem në kullën e dhimbjes së pabesisë ziliqare
Mbi trupin tënd
Klithmoj drejt qiellit e grushtet dhëmbëzoj i heshtur
Oooo, për ty Mjeshtër
Historia vika e diellëzuar dhe kur të godasin në shtigjet vrastare
E Lulet e kujtesës
Lulërojnë për ty sa për 100 mbretër njëherësh.

5.
Dhimbem me ty, Mjeshtër
Krenohem me ty mendjeartë
E derën krenisë nuk ia mbyll tërë jetën....
NAMIK SELMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROFILI IMNga ERIOLA MARGJEKA (09.23.2014)
SHTESË…-Per poezinë e Drita Lushit  “Unë dhe dielli…”Nga ZEQIR LUSHAJ (09.23.2014)
SI SYTË QË SHKRETËTIRAT PANËNga EMILY DICKINSON (09.22.2014)
NË GJETHIN E VJESHTËS...Nga SEJDI BERISHA (09.22.2014)
AS I BARDHË, AS I ZINga LENGSTON HUGHES (09.22.2014)
KUR HËNA DEL PËRMBI KËLCYRËNga ARTUR VREKAJ (09.20.2014)
TË PATHËNAT....Nga DRITA LUSHI (09.20.2014)
ZEMRA E GJYSHES(Gadi përnjëmend por edhe mahi)Nga AGIM GASHI (09.19.2014)
TI VJEN NGA VARFËRIA E SHTËPIVE TË JUGUTNga PABLO NERUDA (09.18.2014)
KUR ISHA DIKURNga ADEM ZAPLLUZHA (09.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]