VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË DENJË PËR ARINJ - FITUESIT E FESTIVALIT TË 60-TË NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË BERLIN

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 07:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
TË DENJË PËR ARINJ - FITUESIT E FESTIVALIT TË 60-TË NDËRKOMBËTAR TË FILMIT NË BERLIN
E Djelë, 02.21.2010, 03:15pm (GMT+1)

 

    Trupa e aktorëve të filmit turk

 

 

Ariu i Artë për filmin më të mirë iu dha mbrëmë filmit turk "Bal" të regjisorit Semih KaplanoÄŸlu. Siç bëri të ditur juria, një Ari të Argjendtë fitoi regjisori Roman Polanski për filmin sensacional politik "Ghostwriter".

 

Fituesin e çmimit e bëri të ditur kryetari i jurisë, regjisori Werner Herzog: "Ariu i artë i jepet filmit "Bal" ("Mjaltë")..."

 

Turqia fituese pas 4 dekadash

 

 

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Skenë nga filmi fitues turk "Bal

 

Pas 46 vjetësh Ariun e Artë e fitoi sërish një film nga Turqia! Me "Bal - Mjaltë" të regjisorit Semih KaplanoÄŸlu Berlinalja mori një pamje karakteristike me fytyrën e paturpshme, të mendueshme, me sy si rruaza të tetëvjeçarit Bora Altas. Ky luan një fëmijë të druajtur, të turpshëm, që rritet në skajin e padepërtueshëm veriperëndimor të Turqisë, me të atin që rrit bletë dhe të ëmën e bukur dhe të heshtur; midis pyllit, lëndinave, mjegullës dhe shiut. Lumturinë e tij e pllakos një katastrofë, sepse një ditë i ati nuk kthehet nga një vajtje në pyll.

 

Regjisori turk Semih KaplanoÄŸlu me Ariun e Artë

 

Edhe Polanski fitues

 

Ishte surprizë vlerësimi me Ariun e Argjendtë për regjinë më të mirë i Roman Polanskit, i cili gjendet në arrest shtëpie në Zvicër. Thrilleri i tij politik "The Ghost Writer" është xhiruar në mënyrë mjaft tradicionale. Edhe aktorët e tij kryesorë Pierce Brosnan dhe Ewan McGregor nuk erdhën në eveniment. Në vend të tyre çmimin e pranuan drejtorët e filmit dhe përcollën një mesazh të Polanskit:

Alain Sarde: "Edhe sikur të kisha qenë në gjendje nuk do të kisha ardhur, sepse herën e fundit kur isha në një festival për të marrë një çmim përfundova në burg."

 

Aktorët më të mirë: japonezë dhe rusë

 

Çmimet e kësaj Berlinaleje për aktorët i fituan japonezë dhe rusë. Shinobu Terajima u vlerësua për rolin e saj në filmin "Caterpillar", ku ajo luan një grua që kujdeset me vetësakrifikim për të shoqin e plagosur rëndë në luftën japonezo-kineze të Paqësorit. Aktorët deri tani të panjohur në rrafshin ndërkombëtar Grigori Dobrigin und Sergei Puskepalis, të cilët ndajnë me njëri-tjetrin çmimin për interpretuesin më të mirë, luajnë në thrillerin psikik "How I Ended This Summer" të Alexei Popogrebskit dy burra, që punojnë në një stacion kërkimesh polare në Oqeanin Arktik.

 

 Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Pamje nga filmi pjesëmarrës "How I Ended This Summer" me aktorët fitues Grigori Dobrigin und Sergei Puskepalis.

 

 

Çmimin e Madh të Jurisë e fitoi rumuni Florin Åerban për dramën rinore "Nëse dua të fishkëllej, fishkëllej". Tre filmat gjermanë pjesëmarrës në konkurrim nuk fituan çmime kryesore. Megjithatë, pak gëzim lejohet në Gjermani, ajo ishte bashkë-producente në filmin fitues "Bal", dhe natyrisht, mikpritëse e kësaj Berlinaleje, për të cilën drejtori i festivalit Dieter Kosslick thotë:

"Berlini ishte i ftohtë dhe i shkëlqyeshëm por sot akulli shkriu, ndaj doli dielli. Është e mrekullueshme një mbyllje e tillë datëlindjeje. Patëm në festën tonë të datëlindjes burra të vjetër, harbutë, dhe 'kalamaj', të rinj, që kanë bërë filma të shkëlqyeshëm. 'Kalamajtë' janë në rregull!"

 

Rekord i ri me afro 300.000 bileta të shitura

 

Në mbyllje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit u prezantua filmi "Otouto" i regjisorit japonez Yoji Yamada, historia e përshkruar me kujdes e një familjeje të shtresës së mesme. Yamada ishte nderuar më parë për punën e tij me Kamerën e Berlinales. Kritika nuk ishte gjithnjë e këkaqur me ofertën e Berlinales së 60-të; tepër e vrazhdë, tepër e zymtë, tepër vulgare - ky ishte gjykimi veçanërisht për një sërë filmash në konkurrim. Por, si gjithmonë publikut duket se i ka pëlqyer. Pothuajse 300.000 bileta kinemaje të shitura janë një rekord i ri i Berlinales! (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AL PACINO ZËVENDËSON ROBERT DE NIRON NË FILMIN POLICESK (02.18.2010)
DANIELLE CAMPBELL, YLLI I RI I DISNEY-T (02.16.2010)
LAMTUMIRË KËNGËTARIT TË 'MY SHARON', DOUG FIEGER (02.15.2010)
RINGJALLET METROPOLIS (02.13.2010)
LADY GAGA I BËN NDERIME ALEXANDER MCQUEEN-IT (02.12.2010)
"Gëzuar ditëlindjen, Berlinale!" (02.11.2010)
Polanski i munguar mbizotëron Festivalin e Berlinit (02.09.2010)
Ka vdekur kompozitori jazz John Dankworth (02.07.2010)
Leonard Cohen shtyn turin pas fatkeqësisë fizike (02.06.2010)
Japonia e mbyll muzeun për John Lennon (02.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]