VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RINGJALLET METROPOLIS

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
RINGJALLET METROPOLIS
E Shtunë, 02.13.2010, 05:14pm (GMT+1)

 

 

 

 

Filmi më i famshëm gjerman pa zë "Metropolis" është përsëri i plotë. Në Argjentinë u gjet pjesa e zhdukur e këtij filmi.

 

Për historianët e filmit ishte një sensacion. Por edhe të gjithë dashamirësit e filmit mund të gëzohen. Në fund të fundit "Metropolis" është një nga filmat më të rëndësishëm të historisë së kinemasë, i cili kishte shumë kohë që nuk shfaqej në versionin e tij origjinal. Në të vërtetë në versionin e plotë ai është parë vetëm pak herë. Pak pas premierës në vitin 1927, kopja për tregun amerikano-verior u shkurtua me një gjysmë ore. Prej një gabimi fatal gjermanët morën këtë version të shkurtuar. Dhe kështu do të mbetej për disa dhjetëvjeçarë. Një nga filmat më të rëndësishëm të historisë së filmit shfaqej vetëm i gjymtuar. Kjo nuk i pengoi shumë regjisorë të orientoheshin prej filmit të Fritz Langut me temë të ardhmen. Nga "Blade Runner" e deri tek "Elementi i pestë", të pakta janë veprat e historisë kinematografike që kanë pasur një ndikim kaq të dukshëm tek brezat e ardhshëm të regjisorëve, si klasiku gjerman i filmit pa zë.

 

 

Fragment nga filmi "Metropolis"

 

Tani versioni origjinal në gjatësi të plotë i Metropolis-it do të shfaqet gjatë edicionit të 60-të të Berlinales, dhe kjo falë një dashamirësi argjentinas të filmit. Në fund të viteve 1920 në këtë vend amerikano-jugor përfundoi një kopje e filmit, e cila përfshin edhe 30 minutat që ishin prerë për publikun në Evropë dhe SHBA. Kjo kopje kaloi në duar të ndryshme: koleksionistë, muze dhe arkiva. Materiali flinte i fshehur për publikun, por edhe shfaqej. E megjithatë askush nuk u interesua seriozisht për të, askujt nuk i ra në sy që "Metropolis" që shfaqej në Evropë dhe Amerikën e Veriut ishte shumë më i shkurtër.

 

 

Fragment nga filmi "Metropolis"

 

Vetëm pasi historiani gjerman i filmit Enno Patalas u mor me filmin u bë e qartë se bëhej fjalë për një version të shkurtuar të Metropolis-it. Si bazë për rikonstruksionin shërbeu partitura origjinale e muzikës e vitit 1927 nga Gottfried Huppertz.

 

Në Argjentinë koleksionisti i filmit Fernando Pena siguroi akses në arkivat e muzeut të filmit në Buenos Ajres dhe pas zbulimit të tij lajmi sensacional u përcoll fillimisht në Spanjë e prej atje në Gjermani.

 

Fillimisht lajmi u prit  me skepticizëm, pasi zëra për gjoja gjetjen e sekuencave të zhdukura të Metropolisit kishte pasur shpesh edhe në të kaluarën. Por pas vërtetimit të autenticitetit gëzimi në mesin e ekspertëve të filmit në Berlin ishte i madh, sepse tani filmi mund të restaurohej në versionin e prezantuar nga Fritz Lang në vitet 1920.

 

 

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Laboratori i fondacionit "Friedrich Wilhelm Murnau" në Wisbadën

 

 

 

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Restauratorja Anke Wilkening gjatë punës për restaurimin e filmit "Metropolis"

 

Me restaurimin ngarkua fondacioni "Friedrich Wilhelm Murnau" në Wisbadën, i specializuar në këtë fushë. Me një punë të mundimshme detaj pas detajesh filmi u restaurua në versionin e tij fillestar. Tani mungojnë vetëm rreth pesë minuta nga versioni origjinal.

 

Më 12 shkurt "Metropolis" ka disa premiera. Në pallatin Friedrichstadt në Berlin filmi do të shfaqet për rreth 1000 spektatorë gjatë Berlinales. Dirigjenti më i njohur i filmit në Gjermani, Frank Strobel, drejton në pultin e orkestrës sinfonike të radios së Berlinit. Në të njëjtën kohë mbrëmja gala dhe filmi do të shfaqen edhe në Portën e Brandenburgut.  Në mbrëmjen e 12 shkurtit Metropolis shfaqet edhe në Frankfurt dhe transmetohet në versionin e restauruar edhe nga kanali televiziv Arte.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LADY GAGA I BËN NDERIME ALEXANDER MCQUEEN-IT (02.12.2010)
"Gëzuar ditëlindjen, Berlinale!" (02.11.2010)
Polanski i munguar mbizotëron Festivalin e Berlinit (02.09.2010)
Ka vdekur kompozitori jazz John Dankworth (02.07.2010)
Leonard Cohen shtyn turin pas fatkeqësisë fizike (02.06.2010)
Japonia e mbyll muzeun për John Lennon (02.04.2010)
Beyoncé mbretëreshë e natës Grammy (Fotogaleri) (02.02.2010)
Bigelow fitoi çmimin kryesor të Directors Guild of America për filmin "Hurt Locker" (01.31.2010)
Ka vdekur shkrimtari Salinger, vetmitari mitik i kullës moderne të ngujimit (01.28.2010)
Këngëtarja yll Doruntina Disha intervistë ekskluzive gazetës norvegjeze "Dagbladet" (01.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]