VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Gëzuar ditëlindjen, Berlinale!"

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 12:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
"Gëzuar ditëlindjen, Berlinale!"
E Enjte, 02.11.2010, 01:56pm (GMT+1)

 

 

 

Në festivalin e 60-të të filmit në Berlin prezantohen këtë vit në programe të ndryshme 400 filma. Filmat ballkanikë sërish shumë të pakët, ndërsa ata shqiptarë mungojnë.

Liu arratiset në vitin 1949 nga ushtria e Mao Ce Dunit, nga Shangai në Taivan, dhe lë pas dashurinë e jetës. Tani ata takohen sërish. Kjo është historia e filmit "Tuan Yuan" që hap më 11.2. garën konkurruese në pallatin e Berlinales. Deri më 21 shkurt në Berlin do të shfaqen gjithsej 400 filma, prej të cilëve 20 garojnë për "Ariun e Artë", fituesi i të cilit do të shpallet më 20 shkurt nga kryetari i jurisë, regjisori gjerman Werner Herzog.

 

Wang Quan, i cili e pati fituar njëherë obeliskun në vitin 2007 me "Martesën e Tuyas", i jep festivalit në faqen e saj të internetit një përshëndetje të veçantë: "Gëzuar ditëlindjen Berlinale!"

 

 

2010-ta shënon 60-vjetorin e themelimit të festivalit

 

Drejtori Dieter Kosslick është i gëzuar që pikërisht me këtë rast do t'i tregojë botës një nga veprat më të rëndësishme të kinematografisë gjermane dhe botërore, filmin fantastiko-shkencor pa zë "Metropolis", prodhim i vitit 1927, i regjisorit Fritz Lang. "Do të jetë premiera e  parë pas 83 vjetësh me metrazh të plotë. Ekzemplari i fundit i filmit pa zë, që regjisori gjerman Fritz Lang e pati prodhuar në vitin 1927, u gjet një vit më parë në Buenos Aires," - thotë Kosslick. 

 

Por festivali i sivjetshëm ka edhe pika të tjera kulmore, si për shembull yjet e kinematografisë: Leonardo di Caprio, Ewan McGregor, Penelope Cruz, Rene Zewllweger e shumë e shumë të tjerë. Në garën konkurruese janë ndër të tjerë edhe Roman Polanski, i cili siç dihet nuk mund të jetë i pranishëm, pasi vazhdon të jetë i arrestuar në Zvicër, regjisori britanik Michael Winterbottom dhe njëri nga themeluesit e rrymës "Dogma", danezi Thomas Winterberg. Nga Ballkani debuton regjisori rumun, Florian Serban, dhe garon sërish Jasmila Zbaniç, e cila në vitin 2006 fitoi "Ariun e Artë" me "Grbavica"-n.

 

Mësuar me presione politike

 

Disa prodhime nga Irani dhe Kina kanë bërë që edhe këtë vit të mos mungojë presioni politik ndaj festivalit. Por Dieter Kosslick është mësuar me të. "Ndaj Berlinales ka pasur gjithmonë presion politik dhe ne dimë se si t'i bëjmë ballë atij. Ky ekziston qysh nga viti 1951, më pas, kur u ngrit muri dhe u ndërpre festivali, pastaj në vitin 1979, kur të gjitha vendet e bllokut të Lindjes u tërhoqën si protestë ndaj filmit "Deer Hunter" (Gjuetia e Kaprojve), rrëfen ai. Filmi pacifist i regjisorit amerikan Michael Cimino, e ku Robert de Niro luan një nga rolet e tij më të shkëlqyera, rrëfen ferrin me të cilin konfrontoheshin ushtarët amerikanë në Vietnam.

 

Në vitin 1970 u tërhoq nga gara vetëm një ditë para se të fillonte festivali një film tjetër për luftën e Vietnamit, "O.K." i regjisorit berlinez Michael Verhoeven. Argumenti: Ai nuk i shërbente mirëkuptimit mes popujve. Filmi tregonte historinë e katër ushtarëve amerikanë që përdhunojnë dhe vrasin një vajzë vietnameze. Pasi pasuan protesta të shumta, juria dha dorëheqjen dhe si përfundim atë vit kineastët mbetën trofetë e Berlinales, arinjtë e artë".

 

Juria e Berlinales: aktorja kineze Nan Yu, regjisori Werner Herzog, aktorja amerikane Renee Zellweger, (poshtë) aktorja dhe këngëtarja Cornelia Froboess; shkrimtari somalez Nurudin Farah, producenti spanjoll Jose Maria Morales dhe regjisorja italiane Francesca Comencini

 

Por këto kohëra duket se kanë kaluar: Berlinalja tani është rritur dhe nga një festival i thjeshtë dhe pa tapet të kuq, është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë në Evropë. Jo vetëm për shkak të garës kryesore, por sidomos për aktivitetet shoqëruese si World Cinema Fund, një program që mbështet financiarisht projekte kinematografike me buxhet të vogël, apo Talent Campus që fton të rinj nga e gjithë bota të prezantojnë projektet e tyre kinematografike. Pikërisht në kuadër të këtij programi merr pjesë në Berlinalen 2010 edhe i vetmi shqiptar, regjisori dhe skenaristi 36-vjeçar Visar Krusha, i njohur në Kosovë ndër të tjera edhe përmes filmit "Tri minuta vetmi".

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Polanski i munguar mbizotëron Festivalin e Berlinit (02.09.2010)
Ka vdekur kompozitori jazz John Dankworth (02.07.2010)
Leonard Cohen shtyn turin pas fatkeqësisë fizike (02.06.2010)
Japonia e mbyll muzeun për John Lennon (02.04.2010)
Beyoncé mbretëreshë e natës Grammy (Fotogaleri) (02.02.2010)
Bigelow fitoi çmimin kryesor të Directors Guild of America për filmin "Hurt Locker" (01.31.2010)
Ka vdekur shkrimtari Salinger, vetmitari mitik i kullës moderne të ngujimit (01.28.2010)
Këngëtarja yll Doruntina Disha intervistë ekskluzive gazetës norvegjeze "Dagbladet" (01.27.2010)
Ka vdekur Jean Simmons, Ofelia më e mirë e të gjitha kohërave (01.23.2010)
Fragmente nga tregimi "ARTURI"Nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (01.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]