VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHTEGTAR ME TURMËN E BRENGAVENga BAKI YMERI

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 04:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

SHTEGTAR ME TURMËN E BRENGAVE

Nga BAKI YMERI


E Martë, 04.20.2010, 10:57am (GMT+1)

(Remzi Limani, «Tinguj të humbur», botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht 2010)

Që nga viti 1974, revistat rumune kanë hapur shtyllat edhe për poetët e Kosovës, ndërsa nga viti 2004, portat e botimit për shqiptarët e Kosovës i kanë hapur edhe shtëpitë botuese të Bukureshtit, eseistët rumunë duke theksuar se "Kosova e fisnikëron botën tonë duke na ofruar një lekturim të këndshëm". Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksia e revistës Shqiptari, ndjek me kujdes promovimin e vlerave shqiptare, duke u dhënë prioritet krijuesve që shprehin dëshirën për ta parë dritën e botimit edhe në gjuhën e një populli me të cilin na ndërlidh një farefisni e lashtë, e cila fillon që nga periudha e fqinjësisë parasllave, kur Shqipëria përkufizohej me Rumaninë. Në këtë kontekst, vlen të përmendet edhe botimi bilingv (shqip/rumanisht) i librit të një poeti të ri nga Kosova: Remzi Limani, i rikënduar në gjuhën e Emineskut nga autori i këtij shkrimi. Poeti sipas një krijuesi të huaj është "dora që e kafshon vdekjen", apo "makina për qepje fjalësh". Poezia duhet të ketë diç të shenjtë dhe misterioze në vargun e saj. Në "Tingujt e humbur" defilojnë vargje që e shndrisin personalitetin e një autori të përkthyer. Ja se si, në kuadrin e parathënies Shtegtar me turmën e brengave, e karakterizon këtë vepër, kritiku letrar, Marius Chelaru (shq. Qelaru):

"Remzi Limani, piktor dhe poet kosovar, i përkthyer me përkushtim dhe besnikëri në gjuhën time, inkorporohet në spektrin e krijuesve të talentuar që dinë ta rivizatojnë botën me të gjitha mitet dhe "ngjyrat" e saj. Subjekti elementar ndërlidhet me dashurinë e degdisur dhe ëndërruar, me ngjarjet dhe ëndërrat që kalojnë nëpër atelienë e një "filtrimi" të brendshëm. Imagjinata krijuese shëmbëllen me një ritërheqje nga bota për t'u bërë pjesë e saj. Sipas mendimtarit të shquar, René Char, "Imagjinata qëndron në aftësinë për të dëbuar nga realiteti më shumë persona jokomplete, për të ndikuar që përmes vënies në lëvizje të fuqive magjike dhe subverzive të dëshirës, rikthimin e tyre nën formën e një prezence plotësisht të kënaqshme. Mu atëherë kjo përfiton realen e pashuar dhe të pakrijuar".

 

Remzi Limani

Remzi Limani fton mirësinë shqiptare duke e dëbuar ligësinë nga "realitati", duke i rivizatuar në paleta të ndryshme, që nga metafora direkte në ato me peshë surealiste, duke i përzjerë me këto rryma, vendet, njerëzit dhe evenimentet e rajonin ku jeton. Kosova në vizionin e tij është "një tokë/ e luleve të gjakut/ me bërthama të bardha/ e me mençuri në kokë". Duke u raportuar në fushën tjetër të artit që e përshkon autori, në pikturë, atje ku natyra mund të jetë dhunti Parajse" apo "natyrë e vdekur", natyra shqiptare kaplon përmasat e admirimit që përfitojnë dhuntinë e shpirtëzimit përmes gjithfarë "zgjedhjesh të përshtatshme", të metamorfozuara në analogji të ndryshme, duke u transformuar në atë që Benedetto Croce e quante gërshetim mendimesh magjike apo "inkoherencë koherente".

Kështusoj, autori duket se krijon një metamorfozë të dyfishtë mbi të cilin përpërlitet një tjetër jetë e botës poetike, atë që e sheh autori. Nuk dua të ndikoj që të përfitohet përshtypja se poezia e Remzi Limanit është më shumë apo më pak komplekse se sa është, por vetëm, përmes një shkallëzimi progresiv të analogjive/ krahasimeve/ paraleleve, insistoj ta inkuadroj disi në tabllonë në të cilën e kundroj. Herë tjera duket se Remziu tenton të shkulet nga mbretëria e disa atavizmave epike, edhepse këto janë të ndërlidhura vetvetiu me një përshkrim gjendjejesh sentimentale, siç është rasti në poezitë si Shiu i luleve, Erë e panjohur, Nën qepallat e përgjumura etj. Këto kanë një tentë rrëfimi (dhe biografizmi të dukshëm) që diferencohet nga vjershat e tjera të korpusit të këtij vëllimi, përndryshe mjaft i pjekur si tematikë, stilistikë dhe diskurs poetik.

Po ndalemi mbi disa reflektime në pasqyrën e lekturimit të parë të kësaj përmbledhjeje. Thoja për një tematikë tejet të ndryshme vetmia (për shkak të së cilës, shtegtar i vonuar duke qenë, në kërkim të vdekjes apo të një rruge të mugët, mund të biesh në "turmën e brengave" apo "të flakish kujtimet në vetmi"), dashuria (shpesh përmes përshkrimit të idealizuar të qenjes së dashur), e shkuara larg atdheut (shembuj: Kosova, Kohë e ngrirë), madje "tablloja pas natyrës"/ pastel (Hëna e lazdëruar, Nata) por dukshmërisht e përngjitur me nevojën e konturimit të një peizazhi ku zotëron koha (presioni, shtypja, rrjedhja, lodhja e saj, e ngrirë, e plakur etj.). Nuk mund të mungojë as shëmbëlltyra dhe përfytyrimi i një fenomeni që karakterizon tërë rajonin e Evropës Jug-Lindore, një zonë e prekur nga motive të ndryshme, si mërgimi (Plaga e mërgimit), të cilin autori e sheh më shumë si një mundim dhe shtypje, se sa një shpëtim. Mërgimtarët, në vizionin e tij, shkojnë "me kujtimet nën sqetull", "me dhembjet e shpirtit nën dhëmbë". Në finale, u thot të mërguarve: "rruga e pafund do të ju humbë/ ndërsa fantazma e lakmisë do të ju tradhëtojë".

Por, ajo që të josh që në lekturim të parë, konstaton se tema qëndrore e poemave të këtij vëllimi është dashuria (qënja e dashur/ e dëshiruar/ e ëndërruar/ e degdisur), e kundruar në prizmin e "dritave" të ndryshme , sidomos nën presionin e kohës apo në ngjyrën sepia të kujtimeve. E dashura dhe dashuria e degdisur dhe ëndërruar vishet në tesha metaforike origjinale: "balerinë e mbështjellë me këmishën e natës", "e veshur me puhinë e valëve të detit", porsi "lulja e shpëlarë me vesën e mëngjesit", "me faqe të kuqërremta" si lulëkuqet e Kosovës, "e stolisur në syrin e pranverës" etj. Vargjet më të bukura të këtij vëllimi janë perlat poetike kushtuar dashurisë. Poetit i këndon shpirti duke i lotuar zemra për degdisjen e qenjes së dashur.

Remzi Limani, porsi poetët e tjerë, jo vetëm nga Kosova, inkorporohet në spektrin e vlerave reale që e pikturojnë botën me një dhunti personale për të "pikturuar" përfytyrimet edhe në poezi: "Vetëm një rreze hëne duket/ E zbehtë si një llampë vajguri/ Derdhet nga sfondi i zi". Apo "Pulëbardhat zbresin nga sytë e malit si pikat/ në qiellin e mbështjellë me bardhësinë e virgjerë". Janë pjesë nga reflektimet që i kam deshifruar në pasqyrën e lekturimit të këtij vëllimi të një poeti, të cilit nuk i mungon thellësia e mendimit, i cili mund të shtegtojë rrugës së kërkimit të vetvetes (edhe përmes vargut), por që posedon prirje artistike dhe një dhunti të veçantë për ta "vizatuar" ndjeshmërinë e tij, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për lexuesin e huaj.

Në bazë të burimeve bibliografike, kuptojmë se Remzi Limani u lind në Shalë të Drenicës (1955). Pas shkollimit fillestar, kreu shkollën e artit në Pejë, duke diplomuar pastaj në Fakultetin e Arteve në Prishtinë (Dega e Dizajnit). Në krijimet artistike, kryefjalë dhe kallëzues i ka artet e bukura me intensitet të ndryshëm. Përmes shprehjeve artistike në fushën pikturës, poezisë, prozës, eseve, aforizmave, por edhe përmes kuptimeve për artin, përkatësisht kritikës për artet vizuele dhe muzikës profesionale. Në të gjitha këto krijime ai ruan baraspeshën e arsyes dhe të ndjenjës, në atë mënyrë që arti të shtrihet gjerë e gjatë në rrafshin e vlerave kombëtare në fushën e kulturës. Për punën e tij krijuese në fushën e arteve figurative dhe aplikative, zënë vend njëmbëdhjetë shpërblime e mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 1999 nga Senati i Akademisë Internacionale "Qyteti i Romës" u nominua "Kryetar artistik për Kosovë". Deri më tani, nga fusha e arteve vizuele ka realizuar dymbëdhjetë ekspozita personale, nga të cilat dy në Itali dhe një me karakter humanitar në Namibi. Nga fusha e letërsisë ka të botuara gjashtë vepra. Libri me poezi "Tinguj të humbur " është libri i tij i shtatë. Aktualisht, punon në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Prishtinë, në cilësinë e udhëheqësit të kulturës.

Baki Ymeri


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ËSHTË GJETUR NJË FOTO E PAPARË E ARTHUR RIMBAUD (04.16.2010)
PARISI FESTON 100 VJETORIN E WILLY RONIS (04.15.2010)
AGJENCITË E LAJMEVE KËRCËNOJNË ME BOJKOTIM FESTIVALIN E KANËS (04.14.2010)
DYLAN THOMASMOS SHKONI KAQ BUTË NË KËTË NATË TË DLIRË (04.02.2010)
Artisti shqiptar dhe ariu i Berlinit (03.27.2010)
NJË LETËR PËR FISNIKUN ALEKSANDËR PROSI!Nga DR. PËRPARIM KABO (03.25.2010)
"Një ditë do t'i sjellim edhe shqiptarët!" (03.23.2010)
PORTRET NË PERËNDIMIN E DIELLIT (Rreth krijimtarisë së Vilhelme Vranari - Haxhiraj)Nga METO HOXHA, poet (03.22.2010)
HISTORIA KUR BIE KËMBORA DHE MËRZEN MËRZIARecension nga KRENAR ZEJNO (03.21.2010)
I VENDOS SKULPTURAT MBI NJË AJSBERG TË ARKTIKUT QË PO SHKRIN (03.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]