VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SH.B. NACIONAL NXORI LIBRIN PËR FËMIJË "KUÇEDRA DHE DRAGOI" TË SHKRIMTARES VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
SH.B. NACIONAL NXORI LIBRIN PËR FËMIJË "KUÇEDRA DHE DRAGOI" TË SHKRIMTARES VILHELME VRANARI HAXHIRAJ
E Shtunë, 06.26.2010, 03:51pm (GMT+1)

 

Në javën e tretë të muajit maj doli nga botimi libri i parë me përralla i ciklit me titull: "PËRRALLAT E VENDIT BLU". Libri i parë me titull " Kuçedra dhe Dragoi" është botimi cilësor i Shtëpisë Botuese "Nacional". Që libri pa dritën e botimit duhen përshëndetur dhe falenderuar gjithë ata që e mundësuan. Me sa pashë, veç autores dhe bashkëpunëtorëve, duhen falenderuar financuesit, z. Dule Harizi (inginier-ndërtues) dhe z. Fitim Haxhiraj. Duhen përgëzuar për punën e mirë gjithë stafi botues, si : redaktori Prof. Dr. Adriatik Kallulli, ilustruesi Luan Vrioni, recenzuesja Lejla Gorishti, korektuesja Linda Buçpapaj, dizajni dhe formatimi Elzana Agolli. Autorja e librit, Vilhelme Vranari Haxhiraj i ka ndarë përrallat në disa libra. Kjo për shkak të ngarkesës emocionale - psikike dhe për një kuptueshmëri të lartë nga ana e fëmijëve. Duke pasur parasysh moshën (10- 13 vjeç), aftësitë e të kuptuarit, veçoritë psikike të kësaj moshe, autorja i ka shoqëruar përrallat me ilustrime, që lexuesi i vogël t'i zbërthejë, t'i analizojë më mirë dhe të zhvillojë imagjinatën.

Në këtë libër përfshihen tri përralla dhe një tregim fantastik, të cilat janë:

1-Mbreti Pleurat , Sirena dhe Zanat e pyllit

2-Në mbretërinë e errësirës

3-Lufta e Dragoit me Lubinë e Kaonisë

4- Një engjëll me emrin Iris

*Cilat janë të veçantat e këtij libri ?

*Këtë libër të parë nga pikëpamja, artistike apo shkencore, një mësues i vjetër e ka quajtur "Herri Poteri shqiptar". Pse? Sepse autorja në ndërtimin e përrallave është mbështetur në historinë dhe gjeografinë e vendit tonë. Në faqet e librit jetojnë dhe veprojnë personazhe si njerëz, edhe kafshë, apo personazhe nga mitologjia. Duke i përshtatur në gjithçka që ka të bëj me ilirët, fëmijët gjatë leximit do të jetojnë me një botë të panjohur, të paimagjinuar të cilën do ta ndërtojnë në mendjet e tyre mes leximit apo mes bashkëbisedimit me shkrimtaren. Aty ata do të mësojnë se çfarë shtrirje kanë pasur Ilirët në Gadishullin e Ballkanit, si punonin, me çfarë merreshin dhe si mbronin trojet e tyre.

*Nëse do ta shohim nga pikëpamja gjuhësore libri është shkruar rrjedhshëm, i shprehur bukur, me një gjuhë të pastër dhe pa huazime të fjalëve të huaja.

* Nga pikpamja metodike është një libër bashkëkohor që përputhet me kërkesat didaktike të kohës.

-Në fund të çdo përralle spikat vlera morale e saj e përkufizuar veçmas.

-Autorja bashkëbisedon me lexuesin e vogël, ku përmes pyetësorit vë në lëvizje të menduarit, zgjon apo shton kureshtjen dhe zhvillon imagjinatën e tij.

-E veçanta tjetër është se çdo përrallë shoqërohet me një fjalor, i cili sqaron fjalët e vështira, gjë që do të shtojë interesin e fëmijëve për të mësuar sa më shumë gjëra të reja nga jeta e të parëve tanë ilirë.

Në libër gjen mjaft pyetje dhe këshilla edukative. Mjafton të paraqes një paragraf nga libri:

"A mund të bisedojmë pak?

*E dini se ç'janë Kaonët? Ku jetonin?* Për sa fise të kaonëve flet përralla? Cilët ishin?* Ku i ndërtonin kështjellat Kaonët dhe pse? *Si lindi deti Jon? * Pse shpesh herë u mungonte uji fiseve kaone? *Kush iu erdhi në ndihmë? *Ku jetojnë Neraidat dhe çfarë janë? *Ç' kuptoni me fjalën "besa ilire"? *Ku kanë jetuar Dradanët? Dhe më tej vazhdon:

*Ç'kuptoni me këto fjalë?

"Mbi të keqen dhe rrezikun që na kanosen, fitojnë vetëm gjakftohtësia dhe mençuria!' " Madje komunikimi i autores me lexuesin e vogël vazhdon edhe në ballinën fundore të librit, siç do ta shohim më poshtë. Theksoj se ky libër ka vlera të mëdha, të pazëvendësueshme si edukative, historike edhe në zhvillimin e fantazisë së fëmijëve.

Është një libër me shumë interes për botën e lexuesve të vegjël. Këtë e shohim kur autorja u drejtohet votgëlushve me:

"I dashur lexues i vogël! Në kohët e lashta njerëzit ishin të paditur. Përditë atyre u ndodhnin shumë gjëra të çuditshme. Por nuk dinin pse ndodhnin, cili ishte shkaku dhe si t'i lufotnin. Pra nuk ishin në gjendje t'i shpjegonin ato. Ata dinin se u ndodhte një e keqe e madhe. Po kush e shkaktoi vallë? Mendonin se ishin disa egërsira që nuk i kishin parë, ndaj i quanin qenie mitologike, ose qenie të mbinatyrshme. Ata nisën t'i quajnë Kuçedra, Shtriga, Sirena, Zana, Dragua etj. Njerëzit kuptuan se shkaktarët e shkatërrimit të tyre ishin pushtuesit e huaj. Ata i krahasonin pushtuesit me: Kuçedra, Lubi, gjarpërinjë, shtriga etj... Kurse ato qenie që i ndihmonin, si Dragoi, Zana, Sirena, kali fluturues "Pegaso" etj i quanin, të mira. Në këto përralla ju do të njiheni me bëmat e tyre, si tek Herri Poter.

Autorja që ju do!

E MIRA FITON!

Përbindsha, keni parë vallë?

Oh sa të shëmtuar janë!

Luftojnë sikur marrin hak

prej gojës vjellin vetëm flakë.

Sa shumë u pëlqen errësira!

Kështu i bëjnë gjithë të këqijat,

vrasin, djegin dhe shkatërrojnë,

jetën njerëzve ua helmojnë.

Por njeriu ka mençurinë

ka guximin dhe diturinë,

në emër të jetës ai lufton,

ndaj punon dhe përherë fiton

autorja

Do të ishte bukur që ky libër me përralla fantastike të vendoset në bibliotekat e çdo fëmije të moshërs 10-13 vjeç. Duajeni librin se ai u çel dyert e jetës. Sa më shumë të lexoni, aq më shumë të ditur do të bëheni! Dija u shërben për ta ndryshuar gjithçka që ju rrethon në interesin tuaj dhe të jetës në tërësi. Ndaj lexoni dhe vetëm lexoni libra. Mos harroni se shijen dhe kënaqësinë që të dhuron libri, nuk ta dhuron asgjë tjetër. Kompjuteri është i domosdoshëm , por kurrë nuk e zëvendëson librin. Fëmijë, po qe se doni librin, atëherë do ta njihni dhe do ta doni jetën më shumë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTARNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.24.2010)
KA VDEKUR INFERMIERJA E FOTOGRAFISË SIMBOL TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (06.23.2010)
PRINCE KTHEHET NË EVROPË (06.20.2010)
PROZA NË DORËSHKRIM E MARK TWAIN KUSHTUAR SË BIJËS SHITET $242500 (06.19.2010)
ANKAND: DORËSHKRIMI I LENONIT 1.2 MILIONË DOLLARË (06.19.2010)
THEDE KAHL: RUMUNËT DHE ARUMUNËT DALLOJNË NGA NJËRI TJETRI (06.19.2010)
UNIVERSITETI NEHEMIA ME MODEL TË RI STUDIMI (06.13.2010)
PËRVJEDHJE NË INTERNET TË ALBUMIT "RECOVERY" TË EMINEMIT DY JAVË PARA KOHE (06.09.2010)
ME HOJE E DYLBINJ SHIKOJ SA MË DO, ZILE SHEGEPoezi nga ENDRI VELA (06.08.2010)
TWILIGHT TRIUMFON NË MTV MOVIE AWARDS (06.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]