VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KALENDARI KULTUROR I TETORIT

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 08:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KALENDARI KULTUROR I TETORIT
E Premte, 10.01.2010, 10:26am (GMT+1)

 

Vjeshta ka ardhur, në Gjermani kanë filluar të shkurtohen ditët. Por, mos u mërzisni! Tetori sjell një sërë evenimentesh kulturore në Gjermani dhe libra të rinj për të lexuar. Panari i Frankfurtit hap dyert.

Përvjetor: 20 vjetori i bashkimit të Gjermanisë

Flamuri gjerman para Rajshtagut, 3 tetor 1990

Ndoshta disa janë ngopur duke parë rregullisht pamjet dhe kronikat për rënien e Murit të Berlinit, 20 vjetori i të cilit u festua vitin e kaluar. Normalisht pas një festimi sundon qetësia. Por jo në këtë rast. Sepse viti 2010 është viti i bashkimit të Gjermanisë. Në 3 tetor 1990 pesë landet e reja gjermane iu bashkuan Republikës Federale, ndarja e Gjermanisë mori fund. Kjo ditë festohet si dita e bashkimit të Gjermanisë, që këtë vit festohet veçanërisht. Organizator i festimeve është ai land, nga i cili vjen presidenti akual gjerman. Këtë vit shansi i takon Bremenit, më i vogli ndër 16 landet. Bremeni megjithëse i vogël do të bëjë një festë të madhe. Në faqen e internetit të qytetit Bremen lista e aktiviteteve është e gjatë, me count-down numërohen ditët deri në 3 tetor. Priten qindra mijëra vetë, edhe kancelarja Merkel dhe presidenti Christian Wulff.

Ekspozitë: Fuqia shtytëse e fesë

Gra myslimane

Çfarë i preokupon njerëzit në Gjermani? Cilat janë temat që diskutohen në rrugë, në shkolla, në media, në politikë? Këto pyetje shtrohen edhe në Muzeun Gjerman të Higjienës në Drezden, kur bëhet fjalë për të konceptuar ide të reja. "Fuqia shtytëse e fesë. Mbi zotin dhe njeriun." Kështu titullohet ekspozita e veçantë që hap dyert në tetor (2.10 deri në 5.6.2010). Në këtë ekspozitë nuk bëhet fjalë para së gjithash për të prezantuar fetë e botës, por kuratorët duan të tregojnë se si e percepton shoqëria moderne fenë, dhe kjo bëhet ndër të tjera duke reflektuar edhe debatet e opinionit publik. Këtu përfshihen debatet mbi kryqin dhe shaminë e kokës, mënyra si përballen me njëra-tjetrën fetë etj. Vizita me ciceron, referate, lexime dhe video të ftojnë të diskutosh dhe reflektosh mbi këtë temë.

Libri: Panari i Frankfurtit

Argjentina në qendër të panairit të Frankfurtit 2010

Kush është aktiv në tregun e librit, për të njëherë në vit ka një datë të rëndësishme. Panairi i librit në Frankfurt. Nga data 6 deri në 10 tetor. Ai është pikëtakimi më i madh i botuesve dhe autorëve nga e gjithë bota. Dhe nuk është thjesht një panair vetëm për njerëzit e fushës. Edhe për publikun ka shumë oferta. Pas ditëve të para që i kushtohen publikut të specializuar, të shtunën dhe të dielën hapen dyert për të gjithë vizitorët privatë, që për dy ditë me radhë shëtisin nëpër hollet e mëdha, mbledhin katalogë dhe dëgjojnë leximet letrare drejtpërdrejt nga goja e autorëve. Nga fundi i viteve 1980-të, përvit ftohet një vend, të cilit i ofrohet një paraqitje e veçantë në panair. Vitin e shkuar vend mik në panair ishte Kina, këtë vit është Argjentina. Kjo paraqitje ka edhe një efekt tjetër, muaj para panairit, në të gjithë Gjermaninë bëhen aktivitete që kanë në qendër prezantimin e vendit të ftuar. Nëse në rastin e Kinës u debatua mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit, tek Argjentina fokusi është vendosur në të shkuarën e afërt: trajtimi dhe ballafaqimi me kohën e diktaturës ushtarake nga viti 1976 deri në 1983.

Ekspozitë: Kulturat e botës në Këln

Sipari hapet në tetor - një femër ecën para rezervave indoneziane me oriz, eksponati më madh i muzeut Rautenstrauch Joest në Këln

Të ndërrosh shtëpi kërkon kohë. Por kur bëhet fjalë për një muze, atëherë ndërrimi i ambientit zgjat edhe 15 vjet. Tre herë u shty kalimi i muzeut të artit në Köln "Rautenstrauch-Joest" në ambiente të tjera, tanimë duket se çdo gjë është vendosur. Hapja e kompleksit të ri të muzeve ndodhet në prag. Aty do të tregohen kulturat nga vende të ndryshme të botës, por jo të ndara sipas vendeve, por sipas temave. Si e organizojnë jetën njerëzit në vende të ndryshme të botës, si e trajtojnë temën e vdekjes etj. Ky këndvështrim është i ri, dhe po vëzhgohet me vëmendje nga specialistët. Për vizitorin është interesante pasi këto pyetje janë pyetje të së tashmes së tij

Histori: Hitleri dhe gjermanët.

Aktori Helge Schneider luan në filmin komedi "Fyhreri im"

Si ishte e mundur që një njeri si Adolf Hitleri gjeti mbështetje tek gjermanët? Më shumë: Si ishte e mundur që pati edhe skena histerie kur ai dilte para njerëzve? Me këto pyetje merret një ekspozitë në muzeun historik gjerman në Berlin. "Hitleri dhe gjermanët. Bashkësia popullore dhe krimi." (15.10-06.02.2011) Në bazë të dokumentave historikë, fotografive, videove dhe objketeve vizitorëve iu jepen përgjigje mbi atë se çfarë ishte në thelb miti i Hitlerit.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR NJË TITULLNga MIMOZA DAJÇI (09.26.2010)
THUAJA HËNËSNGA VEHBI SKËNDERI (09.22.2010)
PERU: ËSHTË ZBULUAR NJË QYTET I HUMBUR (09.20.2010)
SUSAN BOYLE HYN NË GUINNESS TË REKORDEVE (09.20.2010)
JENNIFER LOPEZ TEK "AMERICAN IDOL" PËR 12 MILIONË DOLLARË (09.16.2010)
SHPRESA GASHI, NJË IKONË QË LIDH DY SHEKUJNga MUSA AHMETI dhe FLORA DYRMISHI (09.16.2010)
MANITË DHE KAPRIÇOT E LLAZI SËRBOS NË SHESHIN E XHIRIMITNga ROLAND GJOZA (09.16.2010)
LLAZI SERBO: DUA NJË VDEKJE TË MADHE, SI AJO E BEKIM FEHMIUTNga BARDHYL BERBERI (09.14.2010)
ÇMENDURIA E FUNDIT E LADY GAGA MBI TAPETIN E KUQ (09.14.2010)
KUR VLORËN E NJEH NGA LIBRI... ...NGA EMRI I SHKRIMTARES VILHELME VRANARI HAXHIRAJShkruan: FATMIR TERZIU (09.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]