VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJU JORK: STUDENTI SHQIPTAR DREJTON KONVENTËN REPUBLIKANE TË KOLEGJEVENga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

NJU JORK: STUDENTI SHQIPTAR DREJTON KONVENTËN REPUBLIKANE TË KOLEGJEVE

Nga BEQIR SINA, New York


E Shtunë, 04.23.2011, 10:45am (GMT+1)

Në tre ditët e konventës morën pjesë mbi 250 studentë dhe anëtarët e komunitetit Konventës vjetore të Studentëve Republikan nga Kolegjet e shtetit të New Yorkut

NEW YORK CITY : Në qytetin e Nju Jorkut, kolegjin John Jay nga data 15-16-17 prill, u mbajt Konventa Republikane e Kolegjeve të Nju Jorkut. Kryetari i Komiteti të Konventës, ishte studenti shqiptar, presidenti i klubit republikan të këtij kolegji Marko Kepi dhe grupi i republikanëve të kolegjit John Jay College, të cilët ishin mikpritës të konventës vjetore të Studentëve Republikan nga Kolegjet e shtetit të New Yorkut.

Konventa zgjati tre ditë, dhe kishte folës të shumtë nga organizata të ndryshme politike, duke përfshirë New Dawn PAC, Log Cabin Republicans, Be Heard PAC, dhe National Black Republican Association.. Një numër i studentëve dhe grupi i republikanëve të kolegjit John Jay College, së bashku me kolegët e tij nga i gjithë shteti i Nju Jorkut, udhëheqësit e lartë republikanë, folën me radhë për tri ditë, duke përfshirë edhe figura të tilla si zoti Terrence Grado nga Komiteti Republikanë Kombëtarë i Kolegjeve Republikane në SHBA-ës, dhe Marko Kepi, presidenti dhe themeluesi klubit të studentëve i republikanë në kolegjin John Jay në Nju Jork.

Kjo konventë për herën e parë në 3 vitet fundit, zgjodhi Komisionin Republikan të Shtetit të New York, për Kolegjet. Konventat simbas degëve u mbajtën më parë në të gjithë Nju Jorkun, për të krijuar një mundësi të shkëlqyer për studentë republikanë të kolegjeve, të takohen dhe me njëri-tjetrin, si dhe me zyrtarët e zgjedhur republikanë. Mbi 15 kolegje ishin të pranishëm, në konventën vjetore, duke përfshirë edhe kolegjet e njohura SUNY Buffalo, Cornell, dhe SUNY Binghamton. Çdo kolegjë ishtin të të përfaqësuar me delegatë që i përkisnin degëve dhe klubeve republikane nga çdo rajon në Nju Jork.

Në tre ditët e konventës morën pjesë mbi 250 studentë dhe anëtarët e komunitetit Konventës vjetore të Studentëve Republikan nga Kolegjet e shtetit të New Yorkut.

Mbrëmja e së premtes shënoi fillimin e konventës, me një fjalim të mbajtur nga kryetari i kësaj konvente studenti shqiptarë, Marko Kepi. Më pasë u organizua një panel së bashku me Klubin Kombëtarë Republikan të Grave. Këtu të pranishmit kanë qenë në gjendje të plotësojnë njëri-tjetrin, si dhe dëgjojnë disa republikanë me influencë nga zona New Yorkut, në një diskutim informalë .

Dita e dytë e kësaj konvente, dita e shtunë, solli disa fjalime të rëndësishme nga anëtarë të shquar të komunitetit politik republikanë të Nju Jorkut. Fjalimet kryesore u mbajtën nga Thomas J. Basile Executive Director New York State Republican Party, ish- Kongresmeni republikanë i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, Jay Townsend, Collin Schmitt, dhe Assemblyman Ed Ra, inspektori i shtetit Dan Schore dhe të tjerë. Përveç këtyre folësve në debate mes kandidatëve u përfshinë dhe bashkë-kryetari i Shtetit të New York të Komitetit Republikan i Kollegjeve, Christopher Catt dhe John Mantia kandidatë për Kryetar të Shtetit të Komitetit Republikanë në New Yorkut, me kandidatët e tjerë Michael Ventre dhe Eric Meyer.

Ish kongresmeni republikanë i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, foli për shpërdorimet në Washington dhe për nevojën për disiplinë fiskale, duke treguar shembullin e tij personal nga koha kur ishte anëtar i Kongresit (1985- 1989) duke inkurajurar studentët republikanë në rrugën e tyre në politikë.Më pasë ai foli edhe për librin e që kishte shkruar qysh në atë kohë - në vitin 1989, për të paraljmëruar popullin amerikan për mungesën e përgjegjësisë fiskale, llogaridhënjes financiare, si dhe transparencën në Capitol Hill. Ai foli edhe për rolin e tij si themeluesi dhe udhëheqësi i të parit lob shqiptarë në Amerikë. Ndërsa tregojë edhe për rrenjët e prejardhrjes së tij Arbëreshe. Pas fjalimit ish- kongresmeni republikanë Joseph DioGuardi dha autografe të gjithë të pranishmeve për librin e tij të rishkruar "Unaccountable Congres - It Doesn't Add Up"

Të dielën, në ditën e tretë dhe të mbylljes së Konventës Republikane të Kolegjeve të New Yorkut, Michael Ventre, një student nga universiteti SUNY, në kryeqytetin e Nju Jorkut - Albany, u zgjodh Kryetar i ri, me mandat dy vjeçarë i Komiteti Shtetëror Republikane të Kolegjeve të shtetit të New Yorkut.

Studenti Michael Ventre, u zgjodh nga një votim me 9 vota pro dhe 7 kundra. Ai tha se është duke kërkuar që të çojë më përpara NYCRSC., duke u angazhuar se do t'a ngrejë partinë Republikane me studentët e kolegjeve në lartësinë që kurrë, ajo nuk ka qënë më parë, në shtetin e Nju Jorkut .

Ventre tha gjithashtu se ka në plan që të bashkojë të gjithë degët e kolegjeve, sidomos në mbledhjen e fondeve shtetërore, që të rrisë mirë organizimin e republikanëve në rang shtetëror. Megjithatë, ai pranoi se sa e vështirë kishte qënë organizmi i kësaj konvente, e këtij viti dhe lavdëroi të gjithë punën e madhe që kishin bërë, por në veçanti presidentin e klubit republikanë nga Kolegji John Jay, studenti nga Shkodra që jeton e studion në Nju Jork, Marko Kepin.

Mbas zgjedhjes së kryetarit, u zgjodhën dhe strukturat e tjera partiake, me vota dhe pozicionet tjera që do të mbajnë ata: Mateu Wimpelberg u votua si bashkë-kryetar, Sonia Kups si sekretare dhe Mike Gormley si arkëtarë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHOQATA ATDHETARE KULTURORE KOMBI E WORCESTER, MA - SHBA24 PRILL 2008 - 24 PRILL 2011Nga ARTUR VREKAJ (04.22.2011)
DAJÇ: TË EMIGRUARIT INVESTOJNË PËR PËRMIRËSIMIN E JETESËS NË FSHATIN E TYRE (04.22.2011)
MINISTRI BUJA PRITI NXËNËS DHE MËSIMDHËNËS SHQIPTARË NGA SUEDIA (04.18.2011)
BINJAKËZIMI I SHKOLLËS SHQIPE "NAIM FRASHËRI" E WORCESTER, MASSACHUSETTS - SHBA DHE "SKËNDERBEG PARMA" E PARMËS SË ITALISËNga ARTUR VREKAJ (04.18.2011)
REVY E MODËS ME VESHJE KOMBËTARE SHQIPTARE NË SKANDINAVI ORGANIZUAR NGA QKSH "MIGJENI" NË BORÃ…S TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (04.18.2011)
HAPJA E NJË SHKOLLE TË RE NË BRONXNga MIMOZA DAJÇI (04.16.2011)
INICIATIVË QYTETARE E EMIGRANTËVE SHQIPTARË NË GREQI (04.15.2011)
ALBAN DACI FLET PËR RADION "ZËRI I MITROVICËS" (04.14.2011)
ORA SHQIPTARE - PROGRAMI MË I VJETËR RADIOFONIK I SHQIPTARO-AMERIKANËVE TË WORCESTER, MASSACHUSETTSNga ARTUR VREKAJ (04.12.2011)
MËSUESIT E GJUHËS SHQIPE NË GREQI (04.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]