VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AUTIZMI KURON ZEMRAT...Nga KËZE KOZETA ZYLO

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 08:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

AUTIZMI KURON ZEMRAT...

Nga KËZE KOZETA ZYLO


E Premte, 05.13.2011, 02:10pm (GMT+1)

Edhe pse ka kaluar një vit, është e çuditshme se si një ndodhi e dhimbshme po kaq dhe humane ta ka prekur shumë shpirtin, por prapë nuk të ka bërë dora për të marrë penën dhe ta ndash me miqtë këtë histori...
Kjo kishte arsyet e veta shokuese për ne që u ndodhëm vjet në festimin e ditës së nënës në Maj, një festë që u organizua nga aktivistja e mirënjohur znj.Shqipe Biba në bashkëpunim me organizatën e gruas "Zëri Ynë", si një ditë bamirësie në ndihmë të fëmijëve me Autizëm në Kosovë. Mjaft gra erdhën nga lagje të ndryshme të New Yorkut, grupe-grupe ato zinin vend të gëzuara në tavolinat përkatëse. Ishte një festë e bukur të gjitha kishim ardhur për një qëllim madhor: Të ndihmonim fëmijët e Kosovës në nevojë. Midis tyre nuk mungoi dhe znj. Diana Karamuça me origjinë nga Korça, një grua zonjë, që mirësinë e saj nuk është vështirë ta dallosh brenda vështrimit të syve me një butësi të kadifejtë. Tavolna e saj ishte e mbushur plot me mike korcare të cilat kishin ardhur për të njejtin qëllim. Mbrëmja ishte e hareshme, ku këtë gezim ia shtonte dhe më shumë Diana, e cila vallëzoi dhe këndoi tëre kohën, por papritur nga fundi i mbrëmjes duartë e saj u shkëputën nga duartë e mia dhe të Vera Hoxhës një tjetër zonjë bamirëse korçare, që kishin ardhur së bashku dhe që ne në atë kohë ishim duke vallëzuar të tria.

Ajo pati nje atak masiv në zemër, goditje që i ndodhi para syve tanë. Eshtë tepër e dhimbshme të ndodhesh para kësaj situate, është shokuese. Në këtë kohë edhe zëri i këngëtarit Hajro Ceka së bashku me pjesëmarrësit u duk sikur thirrën me oshëtimë urgjencën...

Erdhën tri ambulanca shumë shpejt, por zemra e do në minutë ndihmën e shpejtë, ndaj në këtë situatë sikur zbriti nga qielli një djalosh amerikan i cili ishte i pajisur me licensën CPR, dhe i bëri frymëmarrjen e shpejtë dhe çdo gjë të nevojshme për të furnizuar trurin me oksigjen.

Eshte tepër emocionues fakti, se djaloshi amerikan punonte shumë rrallë si kamarier ne restorantin "Crystal Room", në Staten Island ku u zhvillua festa, por atë ditë rastësisht si per fatin tonë ai u ndodh aty duke shërbyer si kamarier. Ishte për të besuar se atë e kishte sjellë Zoti pranë Dianes, i cili i shpëtoi jetën. Vetë mjekët e vlerësuan në maksimum punën e tij, dhe pohuan katërcipërisht se po të mos ishte djaloshi amerikan jeta e saj ishte tepër e rrezikuar, në raste të tilla vetëm 1% shpëtojnë. Ai ishte ëngjëlli i Dianës, sjellë nga fëmijët me Autizëm, për të cilët Diana kishte ardhur për bamirësi atë ditë.

Për këtë rast krejtësisht të veçantë shkruajtën disa gazeta amerikane nën titullin: "Woman stricken while she danced at South Beach hall thanks those who saved her life".

Ajo pas 26 ditësh shkoi të falënderonte amerikanin William (Billy) Agnew, doktorin, menaxherin e restorantit dhe të gjithë të punës së saj ku ajo kishte vite të tëra që punonte në një spital në Brooklyn, të cilët u kujdesën maksimalisht jo vetëm si qënie njerëzore, por ajo i kishte lënë vend vetes si një grua zonjë në punë dhe kudo.

Ka kaluar një vit që nga Maji i vjetshëm dhe të gjithë miqtë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm për shëndetin e saj. Kështu në ditën e nënës në Amerikë, mikja ime e ngushtë znj.Uliana Isak më solli ftesën e Dianës e cila na ftonte të shkonim në shtëpinë e saj për të festuar ditën e nënës së bashku.

Dita e 8 Majit ishte një ditë e bukur pranverore, ku të gjitha gratë të gëzuara u mblodhen rreth kopshtit të bukur të rrethuar me pemë gjithë freski, ku dhe ushqimet e shijshme të gatuara aq mjeshtërish nga amvisat e bukura shqiptare ja shtonin dhe më shumë hijeshinë të zonjes së shtepisë, Dianës gojë ëmbël.

Përshëndetja e Dianes ishte shumë mbresëlënëse, ajo me pak dridhje zëri iu shprehu mirënjohjen e pakufishme gjithë pjesëmarrësve, falënderoi Zotin që e solli përsëri në jetë, ndërkohë pranë kishja miken time korçare znj. Shpresa Fejzuallai dhe përballë nesh, nënën fisnike të Dianës, në moshën 87 vjecare, të cilave nga sytë u ridhnin pikëza loti nëne... Gratë e tjera e dëgjonin me vëmendje dhe dashuri Dianën, dhe qerpikët u lageshin nga gëzimi që ajo tani ndihej shumë mirë, e cila ka kohë që është në jetën normale si më parë.

Ishte Perëndia jonë që e donte aq shumë do të shprehej një mike tjetër e Dianës, po aq fisnike znj.Tefta Prifti. Ne jemi shumë të gëzuar që jemi mbledhur këtu si motra për të festuar këtë ditë kaq të bukur do të vazhdonte znj.Prifti. Fjala e dhimbshme dhe plot mirënjohje e Dianës do të ma çonte kujtesën një vit më parë, në ditën kur ajo u shtri para nesh duke vallëzuar, por jeta e saj u mbrojt nga ëngjëjt e Autizmit, për të cilet ajo kishte ardhur për bamirësi. Unë i besoj bamirësisë, ju besoj shpirtrave të pastër të fëmijeve që vuajnë nga Autizmi, me të cilët kam vite që punoj, ju besoj atyre në çdo gjë edhe tek mrekullia se: Autizmi kuron zemrat...

Maj, 2011

Staten Island, New York

--

Diana Karamuço dhe Billy Agnew amerikani qe i shpetoi jeten

Williami duke e perqafuar Dianen menaxheri i restorantit Charles Crispi dhe Dr Srinivas Duvvuri

 

Vetem lule per Dianen

 

Midis mikeve te saj dhe nena fisnike e Dianes

 

 

Majtas Diana, Tefta, Kozeta dhe Tefta

 

 

Miket e Dianes

KËZE KOZETA ZYLO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA E NËNËS: DASHURI, PËRMALLIM, NDERIM DHE RESPEKT I MADH PËR TË GJITHA NËNAT DHE GRATË SHQIPTARE NË BOTËNga BEQIR SINA, New York (05.11.2011)
BAJRAMAJ NDIHMON ZHVILLIMIN E FUTBOLLIT TË FEMRAVE NË KOSOVË (05.10.2011)
MBI KRIJIMTARINË E POETIT DHE PUBLICISTIT ZEQIR LUSHAJNga GJON NEÇAJ (05.06.2011)
NJË ARTIST SHQIPTAR QË ZGJEDH YJET E RINJ GJERMANË - PATRICK NUO (05.06.2011)
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRAVE TË DR. ROBERT ELSIE (05.04.2011)
POETI JETON KELMENDI PROMOVON NË BRUKSEL BOTIMET E REJA NË ANGLISHT DHE FRËNGJISHTNga SHQIPONJA DURO, Koordinatore e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë (05.02.2011)
NGA JETA STUDENTORE E FRANK SHKRELIT"RINIA SHQIPTARE NË MËRGIM", REVISTA E HARRUAR E VITEVE '70Nga IDRIZ LAMAJ (05.01.2011)
ARDIAN BUJUPI - SUPERSTARI I GJERMANISË (04.29.2011)
NDAHET NGA JETA NJË NGA GRATË MË JETËGJATA SHQIPTARE (04.28.2011)
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRIT KUSHTUAR HEROIT TË KOMBIT AGIM RAMADANI - KATANA (04.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]