VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REAGIM: Kujdes me emrat që i përkasin historisë të kombit shqiptar !Nga Lebit MURTISHI

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 12:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

REAGIM: Kujdes me emrat që i përkasin historisë të kombit shqiptar !

Nga Lebit MURTISHI


E Shtunë, 05.30.2009, 08:23am (GMT+1)

-Më 17 (shtatëmbëdhjetë) Prill të këtij viti,saktësisht në orën 16, filloi Akademia Përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së  dëshmorit të kombit, Xhemajli Berisha. Profesorin që iu bënë nderimet  në Shtëpin e Kulturës në qytetin e lashtë të Ymer Prizrenit, kam privilegjin që e kam njohur dhe e kam pasur shok për koke siç thuhet. U gëzova që, edhe pse, vetë  nuk munda të marrë pjesë në atë Akademi ( për shkaqe shëndetsore), por së paku e pashë ekranit, Aty pashë edhe Loken e madhe, nënën e dëshmorit, prej duarëve  të së cilës kam ngrënë bukë dikur...

 

-Po ç`më shtyri ta bëj këtë shkrim-reagim?..

 

E gjithë rrjedha e programit shkonte mbarë, së paku kështu më dukej mua, gjerësa nuk doli në skenë Ismeti, përfaqësuesi i Klubit Politik "Afrim  Zhitia", i cili përpara të pranishmëve, i propozoi  kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, që të ndërrojnë emrin e Kryeplakut të Lidhjes së Prizrenit,  Ymer Prizrenit, emrin e të cilit e mban me pietet të lartë Shkolla Pedagogjike, ku ka punuar si mësues  Xhemajliu dikur, dhe në vend të tij, shkolla të ripagëzohet me emrin  Xhemajli Berisha.

 

Për çudin time të madhe, kryetari i nderuar i qytetit, z.Ramadani, ra nën ndikimin e duartrokitjeve,dhe nuk hezitoi të zotohet se, do të nisë me procedurat përkatëse menjëherë për të vënë në vend propozimin në fjalë... Nuk desha të besoj, por ajo që pashë  me sy, më tronditi...

 

Kush e paska ate të drejtë, mendova, që të bëjë tregëti me emrat e heronjve.

 

Heronjtë janë një familje, nuk kanë as kohë as hapësirë të ndarë, janë pa parti, janë të përjetshëm...

 

Po përse more vëlla Ismet, përse nuk shkon në Tiranë, në Strugë, në Ulqin e kudo tjetër e të gjesh, dhe do të gjesh vende, sheshe e institucione që duhet ta mbajnë emrin e ndritur të Xhemajliut. Xhemajliu është shqiptar, është biri i kombit, ndaj do t`i ketë rënduar ajo fjalë edhe nën Dhé... Bëhu burrë Ismet e kërkoi falje Xhemajliut, kjo të nderon, jo ndërrimi i vendeve  të heronjëve, ata janë bashkë, si yjetë në qiell...

 

 

Titulli është i redaksisë të Voal-online

 

Lebit Murtishi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Prezantojmë nxënës të dalluar nga Kantoni Jura Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese (05.23.2009)
Studentët e diplomuar shqiptarë po i hedhin sytë nga vendi i tyre (05.23.2009)
Studimet e larta në Itali - Ja rrugët që duhet ndjekur (05.22.2009)
Pakica kombëtare shqiptare në Kroaci, urë lidhjeje midis dy vendeve (05.22.2009)
Bienalia e Pragës: Shqipëria dhe Kosova bashkohen në kryeqytetin çekNga Alfred Milot Mirashi (05.18.2009)
Lidhja shqiptare në Botë, Kuvendi Zvicër organizon veprimtarinë e promovimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi (05.12.2009)
Veprimtari përkujtimore për veprën e Akademikut Bedri DedjaNga Alfred Papuçiu (05.11.2009)
Më 9 maj në Neuchatel Zvicër (05.07.2009)
Në Boston përkujtohet Faik Konica, njeriu i letrave, atdhetari i flaktë (05.01.2009)
Vështrim sociolinguistik për emrat e përveçëm të fëmijëve shqiptarë në diasporë   Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër (04.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]