VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MARTESAT KOSOVË-DIASPORË, NDËRTIM FAMILJESH, APO PAZARE?

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 02:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
MARTESAT KOSOVË-DIASPORË, NDËRTIM FAMILJESH, APO PAZARE?
E Martë, 11.29.2011, 05:37pm (GMT+1)

29.11.2011 - Me ndryshimet politiko-sociale martesat Kosovë-diasporë ishin një nga format e organizimit të familjes. Një pjesë e këtyre martesave rezulton me ndarje dhe të rinjtë, që duan të krijojnë familje ndodhen në rrugë pa krye.

Fati i B.L. nga Deçani është një rrëfim i hidhur se pas tetë vjetësh pritjeje, ëndrra për një martesë te lumtur me vajzën, që kishte zgjedhur për nuse me banim në Shtutgart të Gjermanisë, iu shndërrua në një ankth nate. Dhe kështu zhgënjimi i papritur, shpresa për lumturi, u mbyt në dëshpërimin e thellë dhe në morinë e problemeve, të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite..."Me 2003 kam ba kurorë me të fejuarën- rrëfen ai për Dojce Vele-n. Shtatë vjet kam prit në Kosovë, derisa m´asht rregullu qëndrimi. Në gusht të 2008-tës e kam ba dasmën, që m´ka kushtu me mijëra euro. Pas kësaj edhe atje ia pagova 20 mijë euro kredi, që i kish marr për familje, se kur martohet njeriu nuk kqyr me grua. Por, t´gjitha paskan qënë kot!"

Zbehja e institucionit të familjes në Kosovë filloi në vitet 90-të

Në vitet 90-të, me fillimin e ndryshimeve politike dhe sociale në Kosovë ndryshoi edhe forma e organizimit të familjes. Thirrjet për shërbim ushtarak, nxjerrja e njerëzve nga puna, mbyllja e shkollave, rritja e varfërisë dhe mungesa e perspektivës ua imponoi djemve largimin në shtete tjera, ndërsa me mbetjen e vajzave në Kosovë u imponuan martesat në largësi. Por martesat Kosovë-diasporë jo gjithmonë rezultuan të suksesshme për shumë arsye, thotë për Dojce Vele-n Vaxhide Sopjani, sociologe: "Në kushte të tilla u imponuan martesat me "msitni"dhe shumë të reja nga Kosova përmes familjeve u bashkuan me djem në diasporë, të cilët më heret nuk i njihnin. Sa janë funksionale martesa të tilla u pa, se një numër i madh prej tyre dështuan për faktin se djemtë në perëndim tashmë kishin kishin krijuar martesa, apo lidhje me joshqiptare, qoftë edhe vetëm për rregullimin e statusit. Përderisa, arsye kryesore e ndarjeve mbeti mosnjohja paraprake e njëri tjetrit, e cila në të shumtën ka rezultuar me ndarjen e menjëhershme përderisa të tjerë për hir të familjes kanë qëndruar në martesën për një kohë të caktuar pa dëshirën e tyre prej nga kanë lindur edhe fëmijë, të cilët ose janë shndërruar në një arsye për ruajtjen e martesave të tilla në mënyrë të dhunshme, ose mbetën viktima të fatit të prindërve të ndarë. Por, nuk përjashtohen rastet, në të cilat janë pëlqyer dhe kanë funksionuar mirë".

Kur ëndërra për familje të re shthur edhe familjen e vjetër

Është e natyrshme që martesat Kosovë-diasporë për shkak të rrethanave edhe sot mbeten njëra ndër mënyrat e organizimit të familjes. Por ato në të shumtën janë martesa interesi. Si rrjedhojë, partneri nga Kosova qoftë femër apo mashkull, përballet me mungesë respekti, nëpërkëmbje dinjiteti, tradhëti bashkeshortore dhe dhunë të vazhdueshme psiqike, qoftë nga bashkëshortët, apo familjarët e tyre. Kështu pjesa dërmuese e tyre dështojnë, ndërsa të rinjtë e ardhur nga Kosova gjenden në rrugë pa krye e jo rrallë përfundojnë tragjikisht. Përderisa fatkeqësitë bëhen pjesë e përditshmërisë: "Pas tri ditëve nusen teme e kam gjet me gjerman. E kam thirr migjen e saj se e kemi dhëndër. Ai m´tha:"Amaneti i Zotit mos na ban kahre!" M´ka thirr vëllai i saj n ´telefon kah jam ardhë prej pune në 23, tuj m´sha me fjalë të kqija, sa s´kam pa me sy e i kam mshu një kerri para meje. E ma s´mrami m´i prishen letrat e m´prunë n´shpi...Jonë shku e i kane lajmru policinë, gjoja si unë po e kërcënoj e po ushtroj dhunë e terror, që s´janë të vërteta hiq, por veç shpifje e propagandë vec me m´largu nga Gjermania!"


Përplasje kulture e mentaliteti

Dhe dështimet e martesave Kosovë-diasporë vazhdojnë edhe pas hapjes se kufijve dhe mundësisë për takimin dhe njohjen më të thellë të qifteve. Por pamja e jashtme e partnerit në Kosovë dhe statusi i personit ne diasporë, si faktor vendimtar për lidhjen e fejesës, sikur determinojnë që nga fillimi kahjen e martesave të tilla, përderisa për dashuri pak mund të fliet. Ndërkohë që rritja dhe edukimi në frymë të ndryshme, sjell deri te përplasjet e paevitueshme të kulturës dhe mentalitetit, thotë z.Sopjani: "Disa vajza tonat me të dalë në diasporë mendojnë se do të kenë liri në çdo gjë. Por brënda disa familjeve shqiptare në perëndim ruhet tradita me shumë fanatizëm dhe në këtë aspekt mund të lindin edhe konfliktet. E njëjta ndodh edhe në rastet, kur një djalë, apo vajzë e edukuar mirë nga Kosova martohet me një vajzë, apo djalë ne diasporë, i cili ka harruar kulturën dhe traditën e vendit të tij."

Martesat Kosovë-Diasporë jo gjithmonë "pazar" i mirë

Përderisa nga përjetimet që diktojnë këto martesa, thirrje dëshpërimi si e këtij të riu dalin natyrshëm. "Veç më morën në qafë...Prita shtatë vjet e n´fund kurrgja hic! Ju kisha ba apel krejt rinisë në Kosovë mos t´mashtrohen me marr femra jashtë shtetit, se të rralla janë ato, që iu bajnë rehat! Dy vjet m´ka ra me nejt e i kam pa tetana...A don me ta thonë t´vërtetën, a don me t´rrejt?!"
Sido që të jetë, për shkak të papunësisë, gjëndjes së rëndë ekonomike dhe mungesës së perspektivës në Kosovë, martesat me diasporën konsiderohen si një "Pazar" i mirë, që çon në një përzgjedhje të pabarabartë dhe jo gjithmonë në përfundim fatlum. Se edhe pse partneri nga diaspora gjithmonë ka letrat e mira në dorë, jo rrallë edhe ata bien pre e josinqeritetit të partnerëve nga Kosova, të cilët pas rregullimit të statusit në shtetet përkatëse i braktisin për të tërhequr pas vetes partnerët e vërtetë.

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, vetëm gjate vitit 2010 në Kosovë janë shkurorëzuar 1,453 qifte, 60 prej të cilave nga martesat Kosovë-diasporë.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"GJURMË SHQIPTARE NË GJERMANI" - EMIGRANTËT SHQIPTARË FESTOJNË 28 NËNTORIN (11.28.2011)
NË SUNDERN TË GJERMANISË BËHET ZBULIMI I SHTATORES SË NËNË TEREZËS (11.28.2011)
MODELI "BOSHNJAK" I FESË ISLAME - I PËRSHTATSHËM PËR EVROPËN?! (11.27.2011)
NË BEOGRAD JETOJNË 1 492 SHQIPTARË!? (11.26.2011)
SHËNIME UDHËTIMI NGA ITALIANga ÇELIK PETRITI (11.24.2011)
PRESIDENTI NAPOLITANO: "FËMIJËT E EMIGRANTËVE, NËNSHTETAS ITALIANË" (11.23.2011)
Bisedë me artistin e mirënjohur z.Robert Aliaj Dragot KISHA FRIKË NGA ËNDËRRAT E MIA...Bisedoi KEZE KOZETA ZYLO (11.22.2011)
KRIZA NË EUROZONË ZVOGËLON REMITENCAT NË KOSOVË (11.21.2011)
MERKEL KËRKON ZBARDHJEN E VRASJEVE NGA "VRASËSIT E QEBAPAVE" (11.21.2011)
LIBËR QË PASQYRON NDËRKOMBËTARIZIMIN DHE SENSIBILIZIMIN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS NGA MËRGATA SHQIPTARE NË AMERIKËNga MIKEL GOJANI (11.20.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]