VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Të mësojmë shqipen tonë të bukur"ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE UATERBURY TË SHTETIT KËNETIKËT NË SHBANga NAMIK SELMANI

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 06:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

"Të mësojmë shqipen tonë të bukur"

ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE UATERBURY TË SHTETIT KËNETIKËT NË SHBA

Nga NAMIK SELMANI


E Premte, 01.06.2012, 11:03am (GMT+1)

Është e vështirë që të gjesh një komb në tërë rruzullin e botës që ka si praktikë jetësore emgirimin që të mos ketë ërefqësuesit e vet neë një cep të shteti -kontinent si është SHBA. Kjo shumësi gjuhësh që sjell me vete edhe një shumësi kulturash është jo vetëm një nga arritjet e zhvillimit të Amerikës, por edhe një ruajtje e identitetit të secilit komb në këtë vend.

Po kur bëhet fjalë për komunitetin shqiptar, atëherë sheh se mbijetesa e gjuhës shqipe në këtë vend është më shumë se një lexim e shkrim i një libri. Shqiptarët janë ndër emigrantët e parë të SHBA që në fillimet e shekullit XX. Edhe në planin kulturor shqiparët kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën e Amerikës. Këtë e sheh edhe në Muzeun e Emigracionit që është hapur para disa vitesh në një nga portet që priste këta shqiptarë, në atë të Njy Jorkut.

Këto ditë tek vizitonim disa vende të Amerikës së madhe na ra në sy një dërrasë e zezë në një nga shkollat shqipe të Bostonit ku një dorë e mësuar mirë me shkronjat e shqipes nga ana e një fëmije kishte shkruar një fjali në gjuhën shqipe dhe nuk e kishte fshirë. Simbolika e gjuhës shqipe kërkon medoemos vazhdimin e saj sidomos në brezat e fëmijëve që lindin në këtë vend e që po rritet me shpejtësi. Kjo bën që të ketë sa më shumë nisma të tilla.

Po ato ditë mësuam edhe për përvojën shumë të mirë që kishte fituar një shkollë shqipe vetëm dy orë larg nga Bostoni dhe midis këtij qyteti dhe Njy Jorkut metropolitan.

Ç'është e vëreta lajmet për hapjen dhe funksionimin e shkollave shqipe në Amerikë priten me një gëzim të madh nga komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe nga vetë shteti që ndihmon në mënyra të ndryshme sidomos me atë të lehtësimit të taksave, apo edhe të sigurimit të mjediseve kur është mundësia. Kjo nxit edhe disa komunitete shqiptarësh të qyteteve me ngulime shqiptarësh të të gjithë kohërave që shumë herë i fryjnë vështirësive dhe nuk marrin nisma të tilla me guxim atdhetar.

Nga të gjithë dihet se "Amerika është kryevendi i ideve". Ndonëse edhe hapja e një shkolle quhet një ide e caktuar edhe pse bën pjesë në një një sektor ku të duket se nuk ka lidhje me fitimin e humbjen e një pasurie, ideja për shkollën për organizatorët e Shkollës Shqipe të Vaterburyt të Konetikës ishte më shumë se një gjë ë e tillë. Me një dashuri të jashtëzakonshme për kombin e gjuhën tonë amtare drejtuesit aktualë të shkollës që kanë disa detyra shumë konkrete për të gjitha detyrat që ka një shkollë na thonë se ideja ishte e të gjithëve. Madje ata thonë se veç atyre që do të përbënin personelin mësimor dhe edukativ, ishin edhe prindërit. Pa dyshim edhe fëmijët që janë dhe mbeten aktorët kryesorë të kësaj nisme nga më të bukurat e jetës së tyre për të gjithë.

Komuniteti shqiptar i Uaterburyt sot përbën një numër prej rreth 20 000 anëtarësh . Një shumë kjo jo e vogël në numër, por edhe në atë vend që zë në kulturën e mbarë këtij qyteti dhe shteti shumë të rëndësishëm të SHBA.

Edhe këtu ndodh aktualisht ai fenomen që ndodh në disa shtete të tjera të Amerikës apo edhe në qytete të tjera të veçanta. Deri para vieve 90 zakonisht emigracioni i kohës kishte caktuar si "kryeqytet të shqiptarëve" qytetin e Bostonit në shtetin Masaçuset.

Tani këtë status e kanë në të njëjtën kohë edhe Njy Jorku me rrethinat e tij, edhe Detroiti, edhe Çikagoja, por edhe Konteika. E kjo nuk lidhet thjesht vetëm me numrin e shqiptarëve të ardhur në këto vende që vazhdon të rritet ndjeshëm, por edhe me aktivitetet prodhuese, financiare dhe sidomos intelektuale që kanë shqiptarët në këto qytete dhe shtete.

Kjo ndodhte për hir të një tradite të emigrantëve shqiptarë ku të këtij qyteti ku në vitet e para të shekullit XX në të ka lindur Federata Panshqiptare "Vatra" në drejtimin e Fan Nolit e më vonë të Konicës. Kjo Federatë që vazhdon edhe sot të luajë me sukses lidhjen në mes të Shoqatave të shumta atdhetare, kulturore, artistike, kishte edhe organin e saj të shtypit "Dielli" që edhe sot bën përpjekje të lavdërueshme për të mbajtur të gjallë frymën e shqiptarizmës.

Në këtë gazetë në numrin e qershorit të vitit 2010 janë botuar edhe dy shkrime shumë të gjata dhe me ilustrime për jetën arsimore dhe kulturore të Vaterburyt.të shkruara nga gazetari Deni Blloshmi. Njëri flet për Festivalin Folklorik që bëhet këtu me një organizim të përsosur dhe tjetri shkruan për përvojën e shkollës shqipe.

Krijimi i të paktën tre brezave të emigrantëve shqiptarë në Uaterbury ka bërë të domosdoshme këtë filiz të diturisë në këtë shtet. Të gjithë shqiptarët sot nuk janë më ata të fillimshekullit XX kur vinin si thotë populli "me plaçkat e trupit" dhe për të siguruar vetëm bukën e gojës në Konetika, po vijnë me një formim shumë më të plotë intelektual. Natyrisht nuk bëhet më fjala për mbijetesë, por për identitet kombëtar

Nëse do të përmendim jetën kulturore të Konetikas, numrin e studentëve dhe sidomos atë të intelektualëve shqiptarë që punojnë në sfera të ndyshme, do ta kishim vërtet të vështirë. Mjafton që të kujtojmë se shqiptarët e këtij qyteti porsa mbyllën edhe organizimin e përvitshëm për herë të pestë të Festivalit Folklorik ku morën pjesë kongresmenë amerikanë, senatorë, drejtuesit më të lartë të qytetit duke shprehur respektin më të madh për shqiptarët e kulturën e tyre. Pa dyshim në këtë veprimtari kishte edhe shumë nxënës të kësaj shkolle që po bëhet edhe një krenari tjetër e këtij komuniteti shqiptar.

Që nga hedhja e idesë në një grup të vogël drejtuesish të shkollës e deri te hedhja e saj në komunitetin e prindërve dhe të vetë fëmijëve, kaloi një kohë shumë e shkurtër.

Zoti Gazmend Aga dhe bashkëthemeluesi tjetër Dr. Arjet Gega bashkë me një staf tjetër po kaq të përkushtuar si dr. Oltion Albajrami themelues dhe sekretari i shkollës, Visar Tasimi, themelues dhe drejtor i financave Në drejtimin publik u caktua zoti Fatos Bella, në atë të Edkumit Moral u caktua Edije Ymeri. Duke qenë se mësimi i gjuhës shqipe është në rendin kryesor të shkollës u caktua si drejtuese Eva Shyqyriu, ndërsa për atë të Marrëdhënieve me Prindërit u caktua Donika Tasimi. Në krye të IT është vendosur Adi Kulla e si përgjegjës i stafit vullnetar është caktuar Dr Tasim Tasimi.

Në radhët e mësuesve që do të punonin në këtë shkollë u rreshtuan mësuesët me shumë përvojë e me dashuri të madhe për fëmijët si Merita Islami, Muzafer Zhuta, Artim Selmani, Ermal Aliu, Azem Dushaj, Ermon Shahollari dhe Fete Ismaili.

Krah këtij stafi kaq të përkushtuar u vunë menjëherë edhe intelektualët e tjerë të komunitetit shqiptar në Uaterbury. Detyra e tyre ishte shumë specifike. Ata duhet që të njihnin të gjithë prindërit e interesuar për këtë shkollë dhe të mbështesnin nismën e stafit, gjë që u bë shumë mirë e në kohën e duhur. Është gjithashtu interesante që shumica e stafit intelektual që drejtojnë administrativisht këtë shkollë, në kuptimin më të mirë të fjalës, nuk i përkasin fushës së pedagogjisë, po janë të fushave të tjera, kryesisht të mjeksisë ndërsa personeli i mësuesve të saj ka një përvojë të gjatë në mësimdhënien, sidomos në atë të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Organizimi i Shkollës shqipe

Duhet thënë që në fillim se numri i nxënësve të kësaj shkolle i kalon të 160 nxënësit. Një shifër që po vjen në rritje nga dita në ditë, nga java në javë. Madje duht thënë se është rritur nevoja edhe për klasa mësimi. Problemi i mjediseve sa më funksionale dhe edukative për shkollën është zgjidhur nga dy komunitete të tjerë shqiptarësh në Uaterbury. Ai "Albania Amerikan Myslim Community" si dhe ai "Hasan Prishtina". Janë siguruar me shumë dashamirësi edhe fondet për sigurimin e drekës falas për të 160 nxënësit. Kështu mjedisi shumë i mjaftueshëm për të gjithë realizimin e programit mësimor dhe edukativ të shkollës u bë në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptaro-amerikane dhe në Qendrën "Hasan Prishtina" duke zgjidhur një problem shumë të madh. Duhet thënë se ndonjë ngurrim që sheh në komunitetet shqiptare në Amerikë për të hapur masivisht shkollat shqipe nuk është vetëm sigurimi i teksteve, (këtu mund të ndihmojë edhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës së Republikës së Shqipqrisë) puna e personelit mësimor që sigurohet lehtësisht, por ai i mjediseve, gjë që këtu është zgjidhur në mënyrë të kënaqshme. Për ngritjen e forcimin e bazës materiale për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe edukativ ka ndihmuar edhe Federata of Balkan Amerikan Asosaciations ( Feba).

Shkolla i pajis nxënësit me njohuri për gjuhën e bukur shqipe. Mësimi është i organizuar në dy nivele, pasi edhe moshat e nxënësve, ku gati gjysma e tyre janë vajza, janë të ndryshme. Në programin mësimor dhe edukativ të shkollës është synuar në orë të veçanta edhe njohja me folklorin shqiptar, me kulturën tonë kombëtare dhe me traditat e tjera më të mira të kombit shqiptar. Në përbërësit edukativë zë vend edhe morali i mësimit fetar dhe shoqëror si edhe edukimi sportiv.

Në foto e aktivitetit të kësaj shkolle të bie në sy një foto e nxënësve që këndojnë Himnin tonë Kombëtar para klasave të tyre të moshës 8-9 vjeç. Të veshur bukur ata këndojnë duke vënë dorën e djathtë në zemër dhe me një vështrim ceremonial për t'u përgëzuar

Me sytë nga e ardhmja

Është një rregull i shkruar dhe i pashkruar që puna e një shkolle nis në një ditë të caktuar, por ajo matet me vitet që do të vijnë me atë traditë të mirë që duhet të krijojë ajo jo vetëm për komunitetin e shqiptarëve ku përfshihet, por edhe për të qenë një model për të tjerët. Këto kërkesa shumë të natyrshme, të nxitura nga motive të fuqishme atdhetare Shkolla Shqipe e Uaterburyt i ka plotësuar shumë mirë. Përballë kësaj përvoje ka dalë problemi i rritjes së madhe të numrit të nxënësve që kërkojnë të jenë pjesë e këtij institucioni. Numri më i madh i nxënësve kërkon edhe një rritje të stafit mësimor. Kërkon edhe një mbështetje më të madhe morale dhe materiale nga ana e prindërve të nxënësve më të rinj e atyre që e kanë nisur këtë gjë. I gjithë stafi i shkollës mendon që shumë shpejt Shkolla e së Dielës të kthehet në një institucion arsimor i vazhdueshëm (full time), gjë që do të ishte dallandyshja e parë e një arsimi të ri kombëtar në një vend kaq të madh si SHBA. Për këtë është kërkuar edhe ndihmesa e madhe e biznesmenëve atdhetarë shqiptarë. Kur bisedon me drejtor Gazmendin, një njeri shumë energjik, me Dr. Arjetin, Dr, Oltionin, Visarin e të atyre që kanë marrë në supet e tyre këtë detyrë sa të domosdoshme, aq edhe fisnike dhe atdhetare në këtë qytet dhe shohim entuziazmin e tyre nuk mund të them me zë ta lartë Mirënjohjen tonë për këtë punë. Organet zyrtare të shtetit tonë dhe ata të shtetit të Kosovës duhet që të kthejnë sa më mirë sytë te këto nisma e t'i mbështesin në nevojat që ata kanë në përditshmërinë e tyre. Përballë kësaj nisme edhe vetë nxënësit dhe mësuesët shqiptarë në territorin zyrtar të Republikës së Shqipërisë shohin një model të mirë të asaj pune shpesh vetëmohuese për ruajtjen e gjuhës shqipe kudo ku ajo flitet, kudo ku ajo shkruhet.

NAMIK SELMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË VLERËRSOJMË DHE ÇMOJMË PËRKRAHJEN E POPULLIT MIK SUEDEZ, NË KOHËRAT MË TË DUHURA, QË NA U GJEND PARA LUFTE,GJATË LUFTËS DHE PAS LUFTËS-thotë Hysen Ibrahimi, Kryetar i SHSHAKSHS "Papa Klementi XI-Albani< (01.03.2012)
EMIGRACIONI MBETET TEMË E NXEHTË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2012 (01.01.2012)
VITI 2011 - I VËSHTIRË PËR SHQIPTARËT QË PUNOJNË E JETOJNË NË GREQI (12.31.2011)
ODISE ROSHI: NË FILLIM TË KARRIERËS (12.31.2011)
ME FLAMURIN SHQIPTAR NË BAVARI - ARTAN POJANI (12.29.2011)
AI QË NUK E NJEH VETEN, NUK MUND TË NJOHË AS TJETRIN - PORTRETI I HAJRIZ MAMAJT (12.28.2011)
KRISHTLINDJET NË DIASPORË (12.26.2011)
ME DROJËN E NJË EMIGRANTI TË "PA ATDHE" DO TË NISJA AVENTURËN EMIGRUESE POR ME FATIN E MADH SE DO ISHA QYTETAR I NJË SHTETI DEMOKRATIK SI SUEDIA-thotë Sadullha Zendeli dajaNga SOKOL DEMAKU< (12.23.2011)
5 VJET PAS ÇËSHTJES IVEZAJ: SI U SENSIBILIZUAN AMERIKANËT PËR KOSOVËN (12.21.2011)
SARANDA HASANI, NJË YLL QË PO LIND NË SUEDI (12.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]