VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AI QË NUK E NJEH VETEN, NUK MUND TË NJOHË AS TJETRIN - PORTRETI I HAJRIZ MAMAJT

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 04:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
AI QË NUK E NJEH VETEN, NUK MUND TË NJOHË AS TJETRIN - PORTRETI I HAJRIZ MAMAJT
E Mërkurë, 12.28.2011, 11:21am (GMT+1)

Në foto, Hajriz Mamaj

Një njeri i formuar intelektualisht në vendlindje nuk do ta zbehte asnjëherë dashurinë për atdheun, por njëkohësisht nuk do të lëshonte as rastin që të njihet dhe me kulturën dhe traditën e vendit ku jeton, thotë Mamaj.

E hënë, 2 korrik i vitit 1990. Nga Prishtina dhe Tirana në mbarë botën përhapen dy lajme: së pari Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në Prishtinë, ka vendosur proklamimin e Kosovës Republikë dhe i ka dhënë asaj të drejtën e vetëvendosjes; e dyta, në mbrëmje në Tiranë ndodh diçka, që nuk kishte ndodhur kurrë në Shqipëri në 50 vitet e fundit. Një grup të rinjsh sulmojnë Ambasadën Gjermane, çajnë rrethimin dhe hyjnë brenda.

Në foto, Hajrizi me mbesën Orsea

Këto dy ngjarje të rëndësishme e gjejnë Hajriz Mamajn në studiot e Radio Televizionit të Prishtinës. 4 Korriku i vitit 1990 shënon natën e fundit të transmetimeve të programeve në RTP. Të nesërmen në ora 15:30 Radio Televizioni i Prishtinës (RTP) u pushtua nga forcat policore. "Unë më 4 korrik kisha një emision të drejtpërdrejtë, që për temë kishte "Prezantimi i vlerave kombëtare në tekstet shkollore dhe planprogramet mësimore". Mysafirë në studio kisha Rexhep Osmanin, të ndjerin Abdyl Rama, Zeqiria Ballatën dhe Ragip Zekollin. Thënë sinqerisht, në atë kohë ishte e vështirë dhe të gjeje bashkëbisedues, që kishin guximin të flisnin për një temë kaq të ndjeshme."

Sot, kur kanë kaluar mbi 21 vite nga ajo kohë, Hajriz Mamaj beson që jehona e programit të transmetuar me 4 Korrik dhe mbyllja e RTP-së me 5 Korrik kanë qenë edhe shkas i largimit të tij nga Kosova.

"Unë si individ i shpëtova më të keqës, sepse unë ia ktheva shpinën atdheut në momentin, kur e hetova rrezikun nga policia serbe, ama familja dhe farefisi nuk shpëtoi pa viktima të luftës", sqaron Hajrizi.

Hajriz Mamaj duke udhëhequr një spektakël në Berlin

Hajriz Mamaj është lindur më 9 shkurt të vitit 1955 në Samadraxhë të Suharekës. Ka përfunduar Fakultetin Filologjik Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Prishtinë. Në vitin 1976 fillon punën si mësimdhënës i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin "Jeta e Re" në Suharekë. Në vitin 1980/81 në RTP si bashkëpunëtor në PASH. Ai është autor i parë i "Konkursit të Diturisë" për shkollat e mesme në Kosovë, i cili është ndërprerë për shkak të demonstratave të vitit 1981.

Pas mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës Hajriz Mamajt i ngushtohen mundësitë e ushtrimit të profesionit në Kosovë. Prandaj në vitin 1993 vendos të vendoset për të jetuar në Berlin. Jeta në një vend të ri natyrisht që shoqërohet me vështirësi të shumta. Por ato harrohen, nëse njeriu di t'i shfrytëzojë mundësitë dhe të mirat, që ofron shoqëria e re:

"Një pjesë e madhe e bashkëatdhetarëve të mi ambientin e ri e kanë marrë si vend, që të siguron vetëm gjumin, ushqimin dhe para sa për ta mbajtur shpirtin gjallë. Po ka edhe të atillë, që mesin e ri e kanë shfrytëzuar për integrim dhe shfrytëzimin e të mirave materiale, kulturore, shkollimin, ngritjen profesionale dhe natyrisht inkuadrimin në ndonjë profesion të ri, të cilin shoqëria evropiane ia ofron çdokujt. Unë për vete shfrytëzova këto të mira, që i ofron Gjermania si vendi më i fuqishëm evropian dhe sot e ushtroj profesionin e edukatorit social, natyrisht duke mos lënë anash as profesionin tim si gazetar dhe mësimdhënës i shqipes, sa herë që ndihet nevoja për fëmijët tanë mërgimtarë."

Në foto Hajrizi me gruan Hysnijen

Hajrizi shfrytëzon mundësinë e mësimit të gjuhës me financim nga shteti dhe shumë seminare për shkollim të mëtejshëm. Me profesionin e tij si mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe gazetar e kishte të vështirë të kyçej në ndonjë medium, apo të gjente një vend pune në shkollë gjermane. Tani i punësuar si pedagog social në firmën "Navitas" vazhdon ende të njihet me kulturën gjermane, me kultura të ndryshme.

"Një njeri i formuar intelektualisht në vendlindje asnjëherë nuk do ta zbehte dashurinë për atdheun e vet, por njëkohësisht nuk do të lëshonte as rastin që të njihet dhe me kulturën dhe traditën e vendit, ku jeton. Unë them gjithnjë se ai që nuk e njeh kulturën e atdheut të vet, nuk mund ta njohë as kulturën e tjetrit. Duke u nisur nga kjo, jam munduar që berlinasve dhe banorëve të tjerë të kryeqytetit gjerman t"˜u ofrojmë një herë në vit shijimin e vlerave tona kombëtare. Këtë e kemi arritur me Festivalin "Ditët e kulturës shqiptare në diasporë", në të cilin shoqëritë amatore nga diaspora shpalosnin tri ditë rresht vlerat tona kombëtare në zhanre të ndryshme. Për fat të keq ky festival u ndërpre pas tre vitesh si pasojë e mungesës së mbështetjes financiare. Ne shpresojmë që këtë aktivitet ta shtyjnë përpara Ambasadat tona, që tashmë janë të vendosura në kryeqytete të ndryshme të botës.

Në foto, Hajrizi me nipin Rronin

Në këtë mënyrë Hajriz Mamaj nuk ka shkëputur kurrë lidhjet me shoqërinë e vjetër dhe atdheun. Ato i ruajti dhe kultivoi edhe përmes aktiviteteve shtesë si kryetar i Klubit shqiptar "Bajram Curri", kryetar i Klubit Futbollistik "Bajram Curri" dhe kryetar i Shoqatës për Arsim, Sport dhe Kulturë" Dituria". Lidhjet me atdheun sipas Hajrizit mund të zbehen, por kurrë nuk shkëputen plotësisht, sepse kujtimet fëminore regjistrohen të parat në kujtesën e njeriut.

"Më kujtohen shokët, kur i ruanim kafshët në fshat, loja me futboll të letrës apo me qime të leshit të lopëve, kur i krihnim ato dhe bënim një top të vogël për lojë, sepse në kohën, kur unë isha fëmijë, nuk kishim standardin e fëmijëve të sotëm. Pastaj nuk harrohen shokët, me të cilët udhëtonim në fshatin Studenqan për të mbaruar shkollën tetëvjeçare dhe më pastaj shokët e gjimnazit "Jeta e re" në Suharekë. Me të gjithë mbaj lidhje e në veçanti me profesorin tim Ramadan Shala, i cili ka ndikuar në formimin tim intelektual dhe kombëtar."

Mbesat e çifitit Mamaj gjatë pushimeve të verës në Kosovë

56 vjeçari Hajriz Mamaj është i martuar me Hysnijen, me të cilën kanë tre djem, Blerimin, Dritonin dhe Agronin. Tani familja është shtuar dhe çifti Mamaj ka shtatë mbesa dhe një nip:

"Mbesat Artiola, Laura, Sara, Orhieda, Argita, Orsea, Kiara dhe nipi Roni janë ata, që kanë ndryshuar tërësisht jetën tonë. Tani vullnetin për punë dhe aktivitetet shtesë, të cilat me të vërtetë marrin shumë kohë dhe duan angazhim të madh e gjej tek puthjet dhe përkëdheljet e nipit dhe mbesave", thekson Hajriz Mamaj.

Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRISHTLINDJET NË DIASPORË (12.26.2011)
ME DROJËN E NJË EMIGRANTI TË "PA ATDHE" DO TË NISJA AVENTURËN EMIGRUESE POR ME FATIN E MADH SE DO ISHA QYTETAR I NJË SHTETI DEMOKRATIK SI SUEDIA-thotë Sadullha Zendeli dajaNga SOKOL DEMAKU< (12.23.2011)
5 VJET PAS ÇËSHTJES IVEZAJ: SI U SENSIBILIZUAN AMERIKANËT PËR KOSOVËN (12.21.2011)
SARANDA HASANI, NJË YLL QË PO LIND NË SUEDI (12.21.2011)
PILOTIT BERISHA NUK I NDIHMOI AS PACOLLI (12.19.2011)
FAJON: BALLKANI RREZIKOHET NGA RIVENDOSJA E REGJIMIT TË VIZAVE (12.16.2011)
ÇEKI: RATIFIKOHET MARRËVESHJA PËR LARGIMIN E EMIGRANTËVE TË PALIGJSHËM KOSOVARË (12.16.2011)
KËRKOJNË AZIL SI KOSOVARË E NUK JANË NGA KOSOVA (12.16.2011)
KAMPE REFUGJATËSH, PROCEDURA TË GJATA AZILIMI (12.16.2011)
CRÉPEAU: MBROJTJE PËR EMIGRANTËT SHQIPTARË POR EDHE ATA TË HUAJ NË SHQIPËRI (12.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]