VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ME DROJËN E NJË EMIGRANTI TË "PA ATDHE" DO TË NISJA AVENTURËN EMIGRUESE POR ME FATIN E MADH SE DO ISHA QYTETAR I NJË SHTETI DEMOKRATIK SI SUEDIA-thotë Sadullha Zendeli dajaNga SOKOL DEMAKU<

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 04:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

ME DROJËN E NJË EMIGRANTI TË "PA ATDHE" DO TË NISJA AVENTURËN EMIGRUESE POR ME FATIN E MADH SE DO ISHA QYTETAR I NJË SHTETI DEMOKRATIK SI SUEDIA

-thotë Sadullha Zendeli daja

Nga SOKOL DEMAKU<
E Premte, 12.23.2011, 09:15am (GMT+1)

Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më çuar në Suedin nordike. Kam prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet.

Me drojen e një emigranti të "paatdhe" do të nisja aventurën emigruese por me fatin e madh se do të isha një qytetar i një shteti që mbas njëmijë jetëve në vendin tim, Suedia do të ishte e para në radhë.

Jam i lumtur se shqiptarët kanë arritur shumë, por duhet edhe më shumë. Jam krenar që arrita të bëjë sadopak për mërgatën shqiptare dhe nxënësit e mi dhe shqiptarët në përgjithësi. Më forcën time kaq të vogël 45 vite e 11 muaj munda të bëjë atë të pamundshmen e cila sot u bë e mundur, vetëm të ndihmojë shqiptarët dhe t´i dua shumë kudo që janë.

Unë jam lutur që nga fëmijëria e deri sot i moshuar, dhe vazhdojë të lutem..! Por kuj i lutem..? Zotit...?

Jo, se ai nuk ka nevojë askush ti lutet. Ju lutem njerëzëve që të duan dhe të respektojnë, të lavdërojnë por edhe të shpojnë me bajoneta ose të ekzekutojnë pse jo edhe të vajtojnë, "të duan shumë vetëm kur je i vdekur...!"

Universiteti i Uppsalës kishte marrëdhënie kulturore me shtetin Bullgar dhe prandaj m'u dha mundësia të thelloj mësimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes Pasi u diplomova në Universitetin e Uppsalës, Enti për Punësim më këshillojë të vazhdoj një shkollë profesionale. Ashtu bëra dhe mbarova Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë në BorÃ¥s Kjo më mundësoi punësimin si shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro, Emmaboda dhe Kalmar. Këtu gjeta shpirtin e bashkëatdhetarëve ata ishin njerëz të revolucionit, njerëz që e deshën lirinë, atyre u duhej vetëm një shtysë. Ka qënë fat që unë të jem mes tyre.

Mos të ishte Suedia unë s´do të arrija këto rezultate.

Kisha me ju lutë për një prezantim të shkurtër

Pyetja me ju lutë...!

Unë jam lutur që nga fëmijëria e deri sot i moshuar, dhe vazhdoj të lutem..!

Me punën tuaj që ju bëni për mërgimtarët tanë hallexhinjë jeni njeri shumë i madh..! Jeni meteor që i bëni dritë mërgatës shqiptare, të cilët dashje, padashje i pret asimilimi i pjesëshëm pse jo edhe i plotë. Prandaj Ju i nderur luteni...! dhe ndihmoni...!

I lindur në fshatin Sërmnovë Gostivar ku edhe kaluat rinin tuaj, çfarë mundë të na thoni për atë kohë për vendlindjen tuaj?

I nderuar! Vendlindja ishte e okupuar nga nacionalistët sllavë, të cilët emigruan nga Kaukazi saktësisht nga Mali dhe lumi Dnjestër dhe Dnjepëri për t'u instaluar në tokat Arbërore. Kur isha 10 vjeç mbaj mend luftën e Dytë Botërore. Shqiptarët luftonin kundër çdo armiku qe rrezikonte tokat shqiptare. Babai i cili ishte i besimit fetar dhe i shkolluar për këtë ideologji, më zgjodhi mua nga dy vëllezërit dhe një motër të filloj shkollën e besimit Islam. Më 1945- 46 më tha: "Ti biri im.. do të vazhdosh shkollën e parë shqipe të shenjtë në fshatin tonë". Këtë shkollë e themeloi një nga intelektualët e shquar shqiptar prof. Ahmet Pere nga Tirana. Nuk shkoi shumë kohë dhe regjimi nacionalist sllav e burgosi profesorin dhe pedagogun e shquar diku tek 15 ose 17 vjet burg.

Në vitin 1945 Jugosllavia e porsaformuar kishte filluar një fushatë rekrutimesh me ushtarë për mbrojtjen e vendit. Këtu do të formohej edhe Ushtria Nacional Çlirimtare Jugosllave. Ka qenë Brigada VII Sulmuese shqiptare me Flamurin shqiptar e cila kishte marrë në patronazh për të ndihmuar për çlirimin e viseve shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni dhe trojet tjera. Do të ishte kjo brigadë që do të vihet në ballë të luftës çlirimtare duke u përleshur me ushtrinë hitleriane 'dhëmb më dhëmb' duke e mposhtur ushtrinë gjermane në fushën e Stremit. Ka qenë kjo edhe një nga luftrat e fundit të okupatorit nga fshati im i dashur u bashkuan në këtë betejë me vëllezrit e Brigadës VII mbi 40 djem të rinj duke u shkrirë në një front për të luftuar kundër ushtrisë gjermane. Bilanci ka qënë rrënqethës. 30 djem janë.. u vranë duke luftuar heroikisht disa u plagosën...! Jugollavia gradualisht nga një "foshnjë" e parritur fillon të forcohet. Republikat e marrin pushtetin në dorë. Ndoshta nëse nuk do të ishim kaq idaelistë nuk do ta kishim të vështirë t'ia jepnim një ' shtymë në greminë', kësaj krijese që koha e zbuloi se çfarë 'monstre' ishte, por e menduam se rendi i ri që po na sevirej do të ishte rendi i së drejtës. Gradualisht po konturohej shteti sllav dhe ne shqiptarët nuk na lidhte gjë me këtë rracë. Riorganizimi i pushteteve po bënte edhe seleksionimin e parë me drejtim etnik duke na lënë të paintegruar me të mirat që të jep pushteti. Kudo sllavët ishin në organet shtetërore vendimmarrëse ku ende edhe tani në Maqedoni, Mal të Zi, Bujanovcë, Medvegjë dhe Çamëri e sundojnë padrejtësisht edhe atje ku nuk u takon. Edhe simbolet kombëtare filluan të censuroheshin ose ndaloheshin. Flamuri shqiptar u ndalua, shqiptarët jetonin duke dhënë ryshfete ku ende kjo 'virozë' vazhdon edhe sot... Një genocid diskriminues na ka shoqëruar sistematikisht "Je shqiptar shko në Shqipëri".- Je turk shko në Turqi. - Je arixhi shko në Kosovë a Shqipëri. - "Na vjen keq por je pakicë"...!. Kjo ish filozofia e shtetit të ri Jugosllavi. Sipas nacionalistëve sllavë shqiptarët na qenkëshin turq të ardhur në tokën sllave - ashtu sikur e kanë shkruar edhe akademikët faqezi maqedonas pse jo të mbështetur edhe nga ndonjë sahanlëpirës apo renegat shqiptar në Enciklopedin Maqedone. Për "akademixhinjtë" maqedonas besimi islam na qenkësh tregues se ne shqiptarët paskemi qenë ardhanakë, ndërsa sllavët autoktonë. Gjithsesi shqiptarët qëndruan fort në tokën e tyre Arbërore, duke i dhënë prioritet kombit shqiptar e një pjesë Bashkimit kombëtar. Veprimtaria fetare vazhdon si në kohë të sundimit osman, me tepri dhe pa masë, por tani në kushte edhe me ´aktorë´ modern, me deputet shqiptarë, me disa arsimtarë shqiptarë me dioptri shkurtëpamëse, të cilët bëjnë krimin më të madh kundër kulturës dhe gjuhës shqipe. Shqiptarët filluan të ndërtojnë xhami të reja, duke u mburrur se jemi komb shqiptar, duke iu lutur Perëndisë - shpëtim nga Ferri. Kjo situatë vazhdon edhe sot pas 50 viteve. Këta "intelektual" posedojnë autoritet tek pjesa joprogresive-shoviniste maqedone. "Demokraci e hyrë në varr përsëgjalli...!" Që nga Tetova deri në Gostivar kemi më shumë xhami se sa shkolla- xhami që janë investuar miliona...! Miliona......., kur ndërtimi i shkollave do ta bënte shumë më mirë edhe punën e xhamive edhe të shkollave.

Në xhami aktivë janë të moshuarit, në shkollë janë fëmijët tanë-ardhmëria e kombit tonë të shenjtë shqiptarë. E ndërsa shkollat shqipe janë pa dysheme, xhamitë kanë qylima me art arab e persian. Disa liderë partiakë, kryetarë komune a disa ´intelektualë` për interesat vetjake e forcojnë ideologjinë fetare vetëm t'i zgjedhin si deputetë, kryetarë apo previlegje të tjera. Pushojnë nga puna profesionistë, njerëz të zot me përvojë shumëvjeçare në arsim ose në fusha të tjera dhe, në vend të këtyre, punësohen persona servilë të partisë në pushtet. Ata duhet të shmangen nga dioptria shkurtëpamëse. Këto alternativa janë pengesë e kombit për zhvillim. Populli shqiptar duhet të ndihmohet nga rreziku modern që e ka okupuar 50 vite. Shqiptarët janë trashëgimtarët e kulturës sonë autoktone të lashtë Ilire-shqiptare. Nga këta burra të mëdhenj në shtetin maqedon, liderët shqiptarë dalin në sheshe për të pritur Kurban Bajramin, Ramadanin, Haxhijtë i përcjellin në Haxhillëk me ceremoni fetare e nacionale, festë e gëzim i madh që nga sheshi kryesor i një qytetit tonë iliro-shqiptarë që edhe janë shenjat e gjakut të stërgjyshëve tanë kundër armiqve, Osmanë e Sllavë, me urime dhe festa shkojnë në vendin e shenjtë të Arabisë Saudite- Mekë dhe Medinë. "Myslimania" ka mbytur arsimimin e brezit të ri duke dalë në krye. Kësulat e bardha nacionale që i mbanin deri dje, i kanë lënë vëndin veshjeve myslimane duke u tejkaluar jashtë çdo norme, duke u bërë më shumë "islam" se Muhamedi. Jo të pakët janë ata që me dy javë në Mekë si turistë merr diplomën e mësuesit pse jo të pedagogut nga më të shquarit e fesë islame. Në dasma në mitingje bile vihen para flamurit kombëtar me tespiet në dorë duke i numëruar 33 Hazretlerët Arabë duke dredhur buzët për Shenjtërinë e tyre Alejselam që Zoti qenka këshilluar me këta Mubarekë të fesë islame. Haxhijtë armiqësohen me të afërmit e tyre ose të tjerë, nëse nuk i rrespekton duke përmendur "gradën" përpara emrave të tyre. Haxhi Baba, Haxhi Aga, Haxhi Daja, Haxhi Efendi...! Haxhi filan dhe Haxhi fistek...janë refreni i përditëshëm. O medet... për ne! Europë e mallkuar e ke ndarë kombin shqiptar në copa dhe tani do të na ftosh në sofrën tënde të civilizuar që të marrim pjesë në Evropën e Bashkuar, sikur mos me qenë Evropian... edhe pse jemi popull më i lashtë në Evropë. Por.. të jemi të sinqertë ç´të bëjë Evropa kur ne vazhdojmë të jemi kështu si jemi...!

Viti 1966 për ju është vit që do e mbani mend, mund të na thuani më shumë. Çfarë e bënë këtë vitë kaq të rëndësishëm në jetën tuaj ?

Po....Punoja si llogariar financiar në Sipërmarrjen e Hekurudhës Shkup, dega Gostivar. Isha anëtarë i partisë komuniste, delegat i komunës, delegat në komitet të PK Pozitat i kisha goxha. Po kush na pyeste ne...?. Ishim vetëm në numër..., sepse vendimet i merrnin ata. T´ju them të drejtën kur e përmend këtë aktivitet më duket se akoma kam dhimbje në shputat e duarve duke duartrokitur dhe brohoritur 'Rroftë regjimi', 'Rroftë komunizmi', 'Rroftë udhëheqësia e Shkupit e Beogardit', Rroftë udhëheqësia jonë sllave... 'Rroftë Lenini.. Stalini, Titoja, Vasa Qubriloviqi, Vuk Karaxhiqi, Milosheviqi...dreqi me shejtanë.... Mos ma keq...! Absurd...që është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë e me logjikën normale. Politikë e shantazheve të egra për të mposhtur, për të përkulur dhe për ta detyruar një popull të veprojë në dobi të të tjerëve.

Kur zgjohesha në mëngjes për të shkuar në punë para banesës rrinin 10 - 15 shqiptarë që pritnin për t´i "ndihmuar" duke u shkruajtur lutje se do të shisnin kalin, lopën, gomarin, a ndonjë gjel, a pulë që e sillnim nga fshati 20- 50 km., për t'i shitur në pazar për një kafshatë bukë...!

Në dilemën e bashkëpunimit me 'pushtuesit sllavë' dhe largimit, kjo e fundit do të ishte zgjidhja. Zgjodha më të mirën e së keqes. Emigrova ...! Përse...?

Sepse ndryshe duhej të bëhesha spiun i vëllezërve të mi atyre që mbanin kësulë të bardhë, atyre që donin flamurin shqiptar, atyre që këndonin dhe kërcenin valle shqiptare, të burgosurve që për faj kishin dashurinë për Shqipërinë dhe trojet tona të shkëputura nga shteti amë, mësuesve, mjekëve etj. E..... këtë nuk mundesha me e bërë .....Prandaj zgjodha edhe të keqen më të vogël duke emigruar nga vendi im i dashur nga ai vënd që çuditërisht gurët që m'i vrisnin këmbët e zbathura më dukeshin të butë "bash" sikur ecja mbi barin e njomë të vendlindjes sime të dashur! Vendosa të largohem kudoqoftë, në hënë, në ferr....... veç në shtete sllave... jo...!

Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më çuar në Suedin nordike. Kam prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet.

Me drojen e një emigranti të "paatdhe"do të nisja aventurën emigruese por me fatin e madh se do të isha një qytetarë i një shteti që mbasë njëmijë jetëve në vëndin tim, Suedia do të ishte e para në radhë.

Ditën e parë në qytetin Universitar Uppsala shkova në një stacion të autobusave urbanë, shoferi ish një djalosh i ri, më dukej i huaj, flokëzi dhe i pamshëm, me mikrofon lajmëron udhëtarët për stacionin që vjen." Lajmëroi sista station Gamla Uppsala: në suedisht, anglisht dhe ......"Stacioni i fundit Uppsala e vjetër",- tha djaloshi. O zot -thashë. Flokët e kokës m'u ngritën përpjetë, emocionet nuk po i kontrolloja dot. Sa nuk fillova të qaj mes pasagjerëve suedezë, sigurisht do të më dërgonin në spitalin e të çmendurve UllerÃ¥kessjukhus....! Nuk zbrita në asnjë stacion dhe shkova deri në stacion të fundit. Askush nuk mund ta kuptojë këtë situatë duke e shpjeguar me të shkruajtur veç ......unë .... Nuk ka shkencë, që mund ta hedhë në letër këtë emocionë. Ndoshta ka qenë një moment që ka ndikuar që unë të besojë t'i besoj fatiti tim. Kur u ndal autobusi djaloshi më tha në suedisht -Ku shkoni zotëri? Ky është stacioni i fundit.- E shikova... Mos je shqiptar o vëlla....? -i thashë " O.... po unë jam shqiptar si jeni, ku shkoni a doni ndihmë..." - më tha. Sytë m'u mbushën me lot...! Shkuam në qendër të qytetit Uppsala. E pyeta djaloshin pse i informon pasagjerët edhe shqip? Kemi të drejtë nga sipërmarrja të lamërojmë në suedisht, anglisht dhe një gjuhë që ne dimi ose gjuhë amtare, gjuhën shqipe e kam sjellë nga vendlidja ime, jam krenar për gjuhën time dhe hapi gjoksin kjo është gjuha e trashëguar nga të parët tanë me flamurin shqiptare me shqiponjën dykrenare me emblemën e Skënderbeut. -Djaloshi kish emigruar nga një fshat i malësisë së Gostivarit -tani i ndjerë...përse ??!. Takimi i parë me Suedinë ishte edhe takimi e sinjali se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet. Kjo ishte një vrull atdhedashurie nga dita e parë në Suedinë nordike. Që ditën që kam dalë nga Universiteti i Uppsalës dhe kam shijuar lirinë, rendin, urtësinë në këtë shtet skandinav i thash vetes: - Kjo ishte drita ime në mjegull, ti ndihmoj popullit dhe ky vend më frymëzoi...! Kur hyn në shpirtin suedez thellë, të japin forcë, fuqi, ide. Nëse hyn në shpirtin suedez gjen gjëra shumë të mira, kemi edhe ne shqiptarët gjëra shumë të mira dhe këtu bëhet pikëtakimi. Mos të ishte Suedia unë s´do të arrija këto rezultate. Dëbimi i shqiptarëve nga atdheu është i dhimbshëm, por kjo është një pasqyrë e jetës sonë, e punës sonë dhe e fatit tonë historik. Mërgimi në Suedi më bëri që të shkëputem nga mentaliteti ballkanik, të integrohem në shoqëri me një demokraci të lartë me një eksperincë të provuar, po kështu më dha mundësi të shmangem nga dioptria shkurtëpamëse.

- Keni emigruar në Bullgari ku edhe keni studuar Gjuhën Shqipe në katedrën e prof. Thoma Kacorrit, pastaj në Uppsala në Suedi shkencat filozofike e në BorÃ¥s shkollën e lartë Bibliotekare - drejtimi universitar dhe i sipërmarrjeve. Çfarë kujtonë Daja sot nga këto kohëra?

Universiteti i Uppsalës kishte marrëdhënie kulturore me shtetin Bullgar dhe prandaj m'u dha mundësia të thelloj mësimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes. Pasi u diplomova në Universitetin e Uppsalës, Enti për Punësim më këshilloi të vazhdoj një shkollë profesionale. Ashtu bëra dhe mbarova Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë në BorÃ¥s Kjo më mundësoi punësimin si shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro, Emmaboda dhe Kalmar. Këtu gjeta shpirtin e bashkatdhetarëve ata ishin njerëz të revolucionit, njerëz që e deshën lirinë, atyre u duhej vetëm një shtysë. Ka qënë fat që unë të jem mes tyre.

Përveçse një mësues i pasionuar, shkrimtar me renome, jeni edhe poet dhe përkthyes i njohur nga gjuha suedeze ne shqipe ashtu edhe nga shqip ne suedisht, qe jetoni dhe veproni vite me radhë në emigracion. Do te ishte me interes te mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e shkrimtarit dhe përkthyesit ne jetën bashkëkohore?

Të jesh përkthyes me gojë për mërgimtarët shqiptarë duhet të kesh shpirt të madh, të jesh largpamës. Secili që mërgon i ka hallet e veta shumë të mëdha, braktis vendlindjen, miq e shokë, shkulet nga një vend që i kanë jetuar të parët e tij. Përkthyesi duhet të bashkohet me shpirtin e këtij mërgimtari. Këshilla nuk mund ti japësh pse ka emigruar, përse ke lënë vendin, por në anën tjetër përse ka emigruar edhe përkthyesi. Duhet ti dalësh zot si vëlla, shqiptarë si njeriu yt. Ka patur raste që përkthyes kanë hyrë në punët e tyre, por kanë qenë edhe pasiv në përkthim kështu që instanca që ka dëgjuar është dyshuar për këtë hallexhi që lutet të vendoset në këtë shtet, madje edhe i kanë kthye prap sidomos kur ishte lufta e Kosovës i kthenin edhe në Beograd atëherë dihej se c'mund tu ndodhte vëllezërve tanë jo në Beli-grad (qytet i bardh) por në qytetin e zi -për shqiptarët. Por jo pak të dobishëm janë përkthimet e librave për fëmijë Do të jap një shembull: Përkthimi i Skënderbeut për fëmijë nga autori Fatmir Toçi e përktheva në suedisht. Ky libër dha një pasqyrë të dukshme tek fëmijët suedez por edhe tek fëmijët shqiptarë të cilët e dinin suedishten më mirë se gjuhën amtare. Ata lexonin librin Suedisht dhe tregonin përmbjatjen e librit në shqip, në këtë mënyrë mësonin edhe gjuhën shqipe. Roli i shkrimtarit bëhet më i fuqishëm kur ke dituri si përkthyes dhe si shkrimtar.

Jeni pishtar i arsimit shqip në Suedi, që nga 5 mars i vitit 1975 Keni punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro me 12 nxënës më vonë hapni shkollën e parë shqipe në Emmaboda me 5 nxënës dhe në Kalmar me 10 nxënës. Çfarë ndjen Daja sot nga kjo?.

Erdha në mërgim, po si të flija i qetë! Çfar të bëja për kombin tim? Përveç profesionit bibliotekar u bëra edhe mësues dhe... mësuesi ka detyrë fisnike. Prandaj pa u vonuar bëra çmos që të hap tunele drite dhe të bëja edhe të pamundshmen që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën dhe atdheun. Si mësues nga 2 orë në javë i shtova në katër orë në javë. Paga mujore si shef i bibliotekave ish më lartë se paga e arsimtarëve në një diferencë goxha të madhe. Unë zgjodha të ndihmojë nxënësit, të ndihmojë bashkëkombësit e mi hallexhi e jo të pasurohem...! Nga këta nxënës sot kanë dalë 55 intelektual vetëm në Nybro, 30 të punësuar në lami të ndryshme, disa vazhdojnë vitin e pestë, katërt, tretë e me radhë po kështu edhe 30 nxënësit e qytetit Kalmar kanë dalë akademik të shquar disa punojnë në lami të ndryshme dhe disa vazhdojnë.... Universiteti në Uppsala në Sofje dhe në BorÃ¥s, si dhe tre fjalorët themelorë më morrën një kohë prej 12 vjet Janë redaktuar nga dijetarë të leksikografisë suedeze dhe asaj shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, të botuar me financat e shtetit suedez. Kam patur një bashkëpunim të mirë me Shtëpinë Botuese Toena Tiranë, në disa krijime të disa librave për fëmijë në gjuhën shqipe. Që në hapin e parë në tokën suedeze mora inspirim dhe frymëzim dije nga qyteti i njohur universitar Uppsala, nga Universiteti i Sofjes dhe nga qyteti BorÃ¥s dhe Getebotg i Suedisë. Dhe tashti kisha bagazhin atdhetar, përvojën arsimore suedeze, dashurinë këto më dhanë guximin për të hapur shkollën shqipe, të punojë pa u lodhur duke hartuar fjalor gjuhe apo studime gramatikore, se këto u duheshin bashkëkombasve... etj. Kontakti dhe respekti i bashkëatdhetarëve më bëri shumë të fortë, ata janë shtytja më e madhe që unë punojë dhe veprojë dhe këto më bëjnë më të fortë, por me mall ... për vendlindjen...!

Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi ne veprat tuaja?

Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë duhej të punësohesha. Zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedh si një ishull shqiptarë se kështu e paramendoja. Edhe shenjtorja Birgita (Härliga Birgita) e ka kështjellën këtu. Ajo kur ka shkua në Itali e gjeti një ishull si Ölandin. Ajo vdiq atje dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull aty afër shtëpisë verore, mbretrore. Motivi ka qënë se duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesëshëm ose ai i plotë, ajo që brengos çdo njeri në rrethanat e jetës jashtë atdheut eshtë ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e seicilit intelektual ishte t´iu ndihmojë shqiptarëve në mërgim.

Nga e merrni frymëzimin, cila është tema apo subjekti në veprat e juaja?

Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Këtu është një nga urat më të gjata në Europë Këtë vend e zgjodha dhe e paramendoja si ishull shqiptar. Ky ishull më solli frymëzime...

-Ölandin më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptare. I pata thënë vetes. Unë do të shkojë në një ishull. Deti Balltik i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti të piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujëdhesa ime e Shqipërisë time, e formova kështu. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime...Këtu është jeta ime është edhe shtëpia ime në Fërjestaden Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur që u shkruajtën mijëra fjalë shqip. Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë.

Ju keni botuar ne shqip por edhe ne suedisht?

Më shumë kam botuar në suedisht, por edhe në shqip.

Po çfarë ka botuar deri tani dhe çfarë do t'i servirni lexuesit në vazhdim Dajë ?

-Katalogu i librave në gjuhën shqipe dhe gjuhëve të tjera ballkanike në bibliotekat suedeze nga viti 1948 -1973, publikim i brendshëm. 142 BorÃ¥s 1974.

-Punimi me titull Historia e shqiptarëve nga viti 600 p.e. -1973, publikim i brendshëm në bibliotekën e gjimnazit "Ã…krahäll" Nybro 1975.

-Një seri tregimesh autentike të botuara në revistën "Besa" 1975.

-Autor i fjalorit të parë në Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 23.000 fjlaësh, dhe 33 faqe me fotografi tematike i botuar nga Enti për shkollim i Suedisë, Stokholm 1994.

-Fjalori i dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 54.000 fjalësh dhe 33 faqe me fotografi tematike të botuar nga Enti për shkollim, -Stokholm 2004. Ky fjalor përdoret edhe si mjet pedagogjik-mësimor në shkollat shqipe në Suedi dhe në internet.

-Kam përpiluar një Gramatikë për klasën e parë deri në klasën e nëntë Botimet Toena, Tiranë 1998.

-Kam pëkthyer në suedisht librin për fëmijë të autorit Fatmir Toçi "Skënderbeu" Botimet Toena, Tiranë 1998.

-Një fletore pune "Gjuha jonë" nga parashkollorja për klasën e tretë Botimet Toena, Tiranë 1999.

-Fjalor "Shqip-Suedisht" me rreth 30.000 fjalë, me të cilin kompletohet leksikografia e të dy gjuhëve asaj shqipe dhe suedeze, Botimet Lenanders Grafiska AB Kalmar, Suedi dhjetor 2011.

-Nga Shqipja në Suedisht Fjalor për fëmijë me rreth 1000 ilustrime, të autores Meri Toçi Botimet Toena, Tiranë 2011.

-Librin "Bota në pëllëmbë të dorës", tregues i shteteve në formë të një atlasi gjeografik ku prezantohen 195 shtete ku hynë edhe Kosova me harta fakte, flamuj dhe ngjyra të këndëshme, Botimet Toena, Tiranë 2011.

-Një fletore pune "Gjuha jonë" nr 2 për klasat nga 1 - 6 Botimet Toena, Tiranë 2011.

-Po ashtu kam edhe librin "Ditari i dhimbjeve" një përmbledhje poezish Botimet Toena, Tiranë 2011.

-Kur kemi te bëjmë me përkthimin e autoreve suedez, ideja e një përkthimi vjen nga emri i autorit apo ajo qe le gjurme tek ju dhe qe ju shtynë te merreni me te?

Kam dëshirë të përkthej një libër për fëmijë nga një autor suedez i njohur si dhe një libër për fëmijë nga një autorë shqiptarë po ashtu i dëgjuar. gjithcka e kam planifikuar edhe autorët i kam zgjedhur por në një kohë të mëvonëshme ose kur ti do botojë do t'ja u tregojë.

Ju jeni përpiluesi i fjalorit të parë Suedisht-Shqip, çfarë e shtyu Dajën për këtë iniciativë të vështirë ?

Ministria e Arsimit dhe Kulturës e Suedisë kish bërë një marrëveshje me shtetin Jugosllav. Në këtë marrëveshje thuhej se emigrantët nga Jugosllavia ku bënin pjesë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë dhe trojeve tona shqiptare duhej që të kishin domosdoshmërisht për fjalor atë serbokroatisht. Kroatët dhe maqedonët bënë fjalorin e vetë Svensk-Kroatisk dhe Svensk -Makedonisk. Nga kjo u dëshpërova pa masë. Patëm një mbledhje me rajonin e arsimtarëve të krahinës SmÃ¥land në Entin për shkollin të Suedisë në Stokholm. Këtu kish rafte librash dhe emri i shtetit. Unë nuk e njihsha Jugosllavinë si shtetin tim. Shkova tek rafti i librave të shtetit shqiptarë, fatëkeqësisht libra nuk kishte. U mblodhëm me arsimtarët për të diskutuar për zgjidhjen e problemit jo të vogël. Vendosa ti drejtohem 'Entit për shkollim' për mungesën e librave në gjuhën shqipe. Në këtë institucionë më thanë se ju nuk vini nga Shqipëria, por jeni shtetas jugosllav edhe dokumentat tuaja që ju posedoni janë të nacionalitet jugosllav dhe jeni bilinquistë. Unë ju luta të dërgojë libra shqip që të vihen në raftin e librave të shtetit tim Shqipëri. E miratuan dhe u dërgova katër pako me libra shqip natyrisht pa karakter politik. Pas një muaji kërkova të takohem me Drejtoreshën e Entit për botim dhe me përgjegjësin e Fjalorëve Lexin. U takova dhe bisedova për hallet e shqiptarëve që ata nuk e njohin gjuhën serbokroate, burrat shumë pak, ndërsa gratë e fëmijët aspak. Kërkova të ndihmojnë se emigrimi i shqipëtarëve nga Kosova e Maqdonia filloi të dyfishohet. Zonja drejtoreshë fluturojë për në Beograd dhe u takua me udhëheqësinë e Ministrisë së Kulturës së Jugosllavisë. Ajo më më tha: "Shkova deri në Beograd u takova dhe u thashë Fjalori Sudisht-Shqip në grupin e fjalorve Lexin patjetër ta bëjmë sepse kemi shumë shqiptarë nga Kosova, Maqedonija dhe trojet tjera shqiptare. Ata vetëm më shikuan u zverdhën në fytyrë dhe dolën nga dera duke më lënë vetëm."U ktheva në Suedi, bisedova me ekspertët e grupit Lexin dhe vendosëm që Fjalori Suedisht-Shqip do të jetë në pjesën e programit të gjuhëve të tjera duke motivuar se ky fjalor është i domosdoshëm për integrimin e mërgatës shqiptare në Suedi". Pas një konkursi të dhënë me shkrim dhe me gojë e fitova projektin dhe fillova me dashuri të madhe dhe entuziazëm ta përkthej Fjalorin e parë Suedisht-Shqip dhe Fjalorin e dytë po këtë vitë edhe fjalorin e tretë. Bëra një punë shumë të madhe që bashkombësit dhe nxënësit do të kenë në dorë Fjalorin Suedisht-Shqip dhe shpjegimet rreth këtyre fjalorëve. Pak fjalë për historikun e gjuhës shqipe dhe pengesat që i janë bërë gjuhës shqipe gjatë historisë së sajë të lavdishme. Historiku i fjalorit Suedisht-Shqip më duket shumë i rëndësishëm dhe me vlerë se sa gjithë fjalori që zgjati katër vjet. Tani kemi dy fjalorë Suedisht- shqip dhe një fjalor Shqip-suedisht. Deri tani gjuhët e tjera të këtij lloji Lexin kanë një fjalor ose dy Suedisht - gjuhë e huaj.

Si e kalon një ditë pune në emigrim shkrimtari, poeti dhe përkthyesi Sadulla Zendeli Daja?

Për hir të së vërtetës koha nuk më del dhe e kam të kronometruar duke i qëndruar tejet rigorozisht shpërndarjes së saj. Në se do të bëja një ndarje do të kishte këtë ndarje. Gjumë rreth 5 orë, televizor 1- 2 orë, shëtitje 1 orë, ngrënie ushqimi 30 minuta, bisedë përmes telefonit 30 minuta, stërvitje 1-2 orë në pishinë. Për dashuri nuk kam përgjigje edhe pse kam qenë i martuar dy herë tani jam pa as njërën. Jam beqar. Po ... i martuar me librat...!. Nuk kam kohë..! Koha më mungon...!

Ju jeni ekonomist me profesion por tani merreni me shkrime dhe publicistikë, cili është dallimi mes asaj qe keni përjetuar ne Maqedoni respektivisht në Gostivar dhe sot këtu në Suedi?

Po jam ekonomist. Kam studjuar në një kurs prej 6 muajsh në Universitetin e Lundit, për të mësuar terminologjinë e ekonomisë suedeze. Shkrimet publicistike ma shtojnë jetën se shpreh atë që e kam përjetuar dhe lirohem nga ajo që më ka munduar në vednlindje. Nuk mund ta harrojë vitin 1945 "Vjesht e përgjakur" Kalonim Vardarin e turbullt duke na shtyrë me bajoneta, isha 10 vjeç. Urën e Vardarit e kishin zënë dhe ne duhej ta kalonim nga uj. Ky eshtë dallimi në vendlindje dhe këtu në Suedi.

Një shkrimtar, një publicist, një përkthyes kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e profesionit, por jo më pak të personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër si është Daja nga natyra?

I urtë, i sjellshëm, komunikues, pa komplekse, liberal, nuk jam xheloz dhe nuk kam zili, edhe nëse dikush shprehe të pavërtetën vetëm e dëgjojë pa e kundërshtuar Nuk e shikojë të arsyeshme të këshillojë një të rritur. Një fjalë e urtë pullore thotë "Qenin nuk mund ta mësosh të ulet kurr është i rritur", prandaj duke i marrë moralin kësajë proverbe e shikojë të paarsyeshme të kundërshtojë. Ekuivalenca do të ishte sikur arsimtari tu thoshe nxënësve "Të dashur nxënës të keni kujdesë nga lugati".. ! Lugetërit ekzistojnë...!. Kemi 33 Hazretlerë që janë të dashurit e Perëndisë e disa nga këta kanë biseduar me Perëndinë". Dhe këto fjalë janë më të vjetër se shkenca dhe feja është më e vjetër se shkenca. Eh....këtë e shikojë si "shkencë" e shkatërrimt të një kombi. Perëndija na ka në dorë a armiku bënë punët e veta në vendin tonë....! Këshillat e mi janë: - Beso për vete...! - Mos infekto të tjerët, sidomos mos infekto fëmijët që janë ardhmëria e një kombi. Unë kur emigrova në Suedi komplekset ballkanike i futa në një thes të zi dhe e mbylla thesin, mundësisht hermetikisht sepse po ta hap këtë thesë do ta infektojë një lagje apo një qytetë.

Ju jeni edhe një poet shumë i talentuar. Cili është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si shkrimtar, publicist dhe përkthyes në mërgim?

Jam shumë i gëzuar që pata mundësi të bëj sadopak për bashkëkombësit e mi dhe nxënësit e mi brenda 45 vitesh. Jam i gëzuar që bëra tre fjalor Suedisht-Shqip dhe Shqip-Suedisht të cilët ishin të ndaluar nga shteti Jugoslav, me motivin se shqiptarët janë bilinquist-dygjuhësorë. Publicistikën që kamë shkruar më ka shëruar dhe më ka bërë që të ndihem mirë. Libri im i parë me poezi më jep kurajo të vazhdojë të shkruaj edhe poezi. Nëse dal nga modestia, për hirë të së vërtetës është pritur më shumë se mirë në Panairin e 14 në Tiranë, si nga kritika ashtu edhe nga lexuesi, madje edhe shtypi periodik i kushtoi një vëmëndje te posaçme si vëllimit poetik "Ditari i dhimbjeve", por edhe unë u ndjeva i vlerësuar kur e përditshmja "Republika" teksa më ka dhënë një vlerësim edhe si krijues, por edhe për kontributin në hapjen e shkollës shqipe apo veçmas si një patriotë "24 karatësh" sikur do ta përshkruante patriotizmin timë gazetari i kësajë prestigjozeje.

Cilat janë shkrimet publicistike interesante nga Daja nga fjalorët apo librat e botuara deri më tani?

Tre fjalorët Suedisht-shqip dhe Shqip-suedisht. Shkrimet publicistike janë koha kur kam qenë 10 vjeç, kam shkruar atë që e kamë përjetuar si fëmijë. Kam shkruar për dhunën që u bëhej shqiptarëve nga armiku që e okupoi vendin tonë iliro-shqiptar. Sjellja e tyre ka qënë tejet brutale ndajë një populli të tërë që për "faj" kishin vetëm krenarinë shqiptare.

Ishit në panairin e librit në Tiranë në nëntor, ju lutem përshtypjet e juaja nga atje?

Kam marrë pjesë në Papirin e Tiranës 12 herë Këtë vitë ishte Panairi i 14-të i Librit. Kam marrë pjesë edhe në panaire tjera si Panairi i Franfurkut Gjermani, Göteborgut Suedi, Panairin e Kosovës në Prishtinë, panairin e Zagrebit Kroaci. Në panairin e librit në Tetovë, në Shkup.

Panairi librit 14- të në Tiranë kishte shume dallim nga vitet tjera. Shumë vizitues por edhe shumë fëmijë me familje, ishte e pamundur të lëvizësh nga vizitorët. Kjo është Shqipëria dhe këtu është kultura e një populli të lashtë.

Planet e Dajës për të ardhmen, çfarë do presin lexuesit nga ju?

Do të bëjë çmos të dal me një libër me poezi, dhe ndonjë libër tjetër për fëmijë.

Nëse do të kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret pa marrë parasysh se ku Ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne?

Po edhe në mërgim duhet të ndryshojmë. Situata dikton të ndihmojmë edhe Kosovën dhe trojete tona shqiptare aty është thelbi. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tona të shkëputura shqiptare duhet një ndihmë e veçantë këtë ndihmë mund ta sigurojmë ne të gjithë në atdhe dhe mërgim. Të stimulohen arsimtarët, liderët e kombit për një ndihmë gjithshqiptare, më e gjerë, me konkrete. Duhet të edukohemi për atë që është shqiptare, mos e keqpërdorim atë që e kemi në dorë, mos keq përdoret atdheu për ideologji a për pasuri vetjake. Kombi është në rend të parë, korrupsioni të likuidohet, të marrim shembull nga shtetet nordike. Përse ata kanë më pakë se ne korupsion...?. Një deklaratë finaciare për të ardhurat vjetore-tepricën ku e ke marrë. Kam frikë se do ta hidhërojmë Evropën dhe miqtë tanë dhe atëherë do të bëhena 'rrobërit e ri në robërinë e vjetër'. Kështu do të jemi të zotët të ndërtojmë shtetin tonë. Shqipëria , Kosova dhe trojet tona që janë në mjerim. Duke qenë progresiv për zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit shqiptarë do të ndërtojmë vendin tonë që nuk kemi patur shanse ta ndërtojmë- të ardhurat e vendit tonë i kanë shfrytëzuar okupupatorët. Kështu do të dalim pa pengesa në Evropën e Bashkuar. Tani ardhmëria jonë është në Evropë, fëmijët tanë duhet ti afrohen Evropës më afër. Nuk duhet ti tregojmë Evropës se sa fetar të mëdhenjë jemi- ne duhet të tregojmë se sa të aftë jemi. Kjo bëhet kur ne do të lirohemi nga ajo që na ka penguar dhe ende na pengon. Shkolla të ketë vendin e vet. Besimi fetar të ketë vendin e vet, këta dy fenomene nuk janë të barabartë. Po të vazhdojmë kështu si jemi mund të mbesim pas të tjerëve, dhe do të na kushtojë kohë. Atëherë na pret okupimi modern d.m.th okupim i ri. Po nuk u zgjuam sot do tu lëmë gjeneratës sonë të shenjtë një pengesë të madhe dhe të pashërueshme.

Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?

Shqiptarët janë të "bashkuar". Ne kemi dy shtete në Balkan Kosova është Shqipëri, shqiptarët e maqedonisë shqipatre janë Shqipëri, Shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës janë shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Malit Zi janë shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Çamërisë dhe Çamëria është Shqipëri. Bashkimi i partive politike në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri i bashkon këto troje shqiptare të shkëputura nga shteti amë. Kur disa lider të partive politike do të shmangen nga dioptria shkurtpamëse, interesat vetjake, zhytja në korrupsion dhe klanet që kanë formuar për ti mbrojtur. Po të jenë të bashkuar kombëtarishtë do të zgjidhet çështja e shqiptarëve të ndar nga shteti amë. Do të ta çojnë popullin shqiptarë në radhë te integrimit të Europës së bashkuar. Do të rritet prodhimtaria nacionale. Duke qenë të bashkuar, do të zgjedhin njerëz të zotë jo të korruptuar, jo me klane, jo me inatë, jo me ideologji- Ideologjija të jetë në radhë të parë Kombi Shqiptarë, atëherë shqiptarët do të dalin nga kriza që e mundon kombin tonë me vite. Po ta dallojmë kombin nga klani, korrupcioni, fitimi vetjak, inati kacafytjet ideologjike, atëherë kombi shqiptarë do të jetë 12 milionë shqiptarë në Ballkan. Nuk mund të bëhemi të fortë duke ndërtuar një rrugë automobilistike, ne jemi të fortë kurr jemi të bashkuar- jemi një, të sinqertë dhe kombëtarë. Atëherë jemi fitimtarët më të mëdhenjë.

Por si t´i bashkojmë këta liderë kaq të mëdhenjë që populli i ka votuar, kanë formuar klane korrupsione dhe dallavere. Në Suedi partitë më pak bisedojnë për zhvillim e partisë ata propozojnë ligje, alternativa në interes të popullit në tërësi pa marrë parasysh se cila parti propozon, vetëm të jetë në favor të popullit dhe në kufijtë e buxhetit të shtetit. Kur është fjala e kombit suedez janë nacionalist të betuar- për shtetin dhe kombin e vet. Nuk vrapojnë të ia marrin atij tjetrit, ata mbrojnë të veten dhe nuk e marrin pasurinë e tjetrit. Në Suedi "nuk e ruan shtetin policia", por shtetin e ruan populli e ruan dhe të gjithë partitë politike të zgjedhura nga populli. Kur është fjala për komb ata janë të gjithë për kombin, jo 30 a 50 a 70%, ata janë të gjithë për kombin. Përse ne nuk mund të marrim disa gjëra të mira nga shteti Suedez, dhe shtete të tjera që i ngjajnë Suedisë. Partitë tona janë gjithashtu kombëtare por fatkeqësishtë të gjithë duan të bëhen kryetar shteti- shefa departamenti, vetëm për të zënë vend në parlament edhe pse diturinë e kanë të mangut dhe në parlament nuk mund të hapin gojën se nuk dinë. Kur parlamenti do të ketë shqiptarë të zotë dhe të bashkuar, atëherë do të fillojnë të zgjidhen të drejtat e shqiptarëve p.sh në Maqedoni ku ende marrëveshja e Ohërit është e pazgjedhur, atëherë do të zgjidhen emrat e fshatrave, maleve, rrugëve dhe qyteteve në gjuhën shqipe të emërtuar nga okupimi i Bullgarisë së vjetër, mbretërive të ri e të vjetër të Serbisë e Jugosllavisë. Shqiptarët janë përgjegjës për armiqësinë e tyre mes partive politike, korrupsionit, dhe shantazhit politik- Populli është i pafajshëm historia dhe gjaku i dëshmorve tanë do t´i dënojë.

Nëse ekonomia ose bibliotekaria nuk do të ishte profesioni juaj, në çfarë profesioni do e gjente veten më së miri Daja?

Në shkollë për edukatën e nxënësve që janë ardhmëria e kombit tonë të shenjtë shqiptar. Por i veçuar nga ideologjia Fetare.

Një porosi për nxënësit dhe të rinjtë në mërgim.

Të dashur nxënës dhe të rinjë!

- Ju e keni të hapur portën për integrim në shtetin me shkallë të lartë demokracie, në Suedinë Nordike...,

- Ju do të lini gjurmë të mëdha në jetën mërgimtare.

- Dhe këtu do të gumzhoi si zgjua bletësh çerdhja nga do të dalin shkëndija drite dhe identiteti.

- Ju jeni meterori që do të hapni horizonte diturie te mërgimtarët.

- Me veprimtarin tuaj do të mbroni dy kulturat, duke ngritur lartë dy gjuhët atë shqipe dhe suedeze ku pikëtakimi do të bëhet tabani i mirësisë dhe mirënjohjes së popullit Suedez-Nordik dhe Shqiptarë.

Përveç artit te të shkruarit, publicistikes dhe përkthimit si e kalon kohën e lirë Daja?

Koha më mungon. Atë kohë të lirë që kam nuk mjafton. Dëshirën që kam, më duket se as koha as mosha nuk do të më kursej të bëjë aq shumë sa unë kam planifikuar., por kjo është jeta e një emigranti shqiptarë 45 vite e 11 muaj më parë. "Unë linda përsëdyti...". Shpresoj se do të realizohen fjalët...

"Zoti Zendeli do të shkruash edhe 10 fjalorë"- katër libra i bëra, më kanë mbetur edhe gjashtë...!

Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju mundon më së shumti në jetë?

Jam i lumtur se shqiptarët kanë arritur shumë, por duhet edhe më shumë. Jam krenar që arrita të bëjë sadopak për mërgatën shqiptare dhe nxënësit e mi dhe shqiptarët në përgjithësi. Me forcën time kaq të vogël 45 vite e 11 muaj munda të bëjë atë të pamundshmen e cila sot u bë e mundur, vetëm të ndihmojë shqiptarët dhe t´i dua shumë kudo që janë.

 

SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
5 VJET PAS ÇËSHTJES IVEZAJ: SI U SENSIBILIZUAN AMERIKANËT PËR KOSOVËN (12.21.2011)
SARANDA HASANI, NJË YLL QË PO LIND NË SUEDI (12.21.2011)
PILOTIT BERISHA NUK I NDIHMOI AS PACOLLI (12.19.2011)
FAJON: BALLKANI RREZIKOHET NGA RIVENDOSJA E REGJIMIT TË VIZAVE (12.16.2011)
ÇEKI: RATIFIKOHET MARRËVESHJA PËR LARGIMIN E EMIGRANTËVE TË PALIGJSHËM KOSOVARË (12.16.2011)
KËRKOJNË AZIL SI KOSOVARË E NUK JANË NGA KOSOVA (12.16.2011)
KAMPE REFUGJATËSH, PROCEDURA TË GJATA AZILIMI (12.16.2011)
CRÉPEAU: MBROJTJE PËR EMIGRANTËT SHQIPTARË POR EDHE ATA TË HUAJ NË SHQIPËRI (12.16.2011)
Nga 96 azilkërkues në muajin nëntor, deri në mesin e dhjetorit janë evidentuar vetëm 5 rasteMALMSTROM: SHQIPËRIA, ULJE TË NDJESHME TË AZILKËRKUESVE  (12.15.2011)
"DUAM TË SHKOJMË NË STAMBOLL" - GREKËT EMIGROJNË NË TURQI (12.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]