VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ME FLAMURIN SHQIPTAR NË BAVARI - ARTAN POJANI

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 03:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ME FLAMURIN SHQIPTAR NË BAVARI - ARTAN POJANI
E Enjte, 12.29.2011, 05:36pm (GMT+1)

Askush nuk donte ta shikonte diplomën e Artan Pojanit kur erdhi në Gjermani në vitin 1991. Sot ai është pronar i një firme që instalon pishina në të gjithë Gjermaninë dhe mban të punësuar 25 punëtorë.

Artan Pojani qesh kur kujton fillimet e tij në Gjermani në vitin 1991 kur ai së bashku me të shoqen shtatzënë u regjistruan si azilkërkues në Coburg. «E para gjë që bleva ishin një biçikletë e një kollare dhe dilja çdo ditë të kërkoja punë nëpër firmat këtu përreth». Inxhinieri asokohe 26 vjeçar kishte punuar më parë në Ndërmarrjen e Montimeve Industriale në Laç dhe shpresonte që me kualifikimin dhe përvojën e punës do të arrinte të gjente një vend të përshtatshëm në qytetin bavarez, por më kot: «Shumica ma përplasnin derën mbas fytyrës sa dëgjonin që vija nga Shqipëria», rrëfen i ulur në këndin e pritjes së zyrës së tij në Coburg.

Pas disa muajsh ecejakesh të pasuksesshme i vjen në mendje ta ndryshojë taktikën: «Thashë që jam montator e kështu u punësova në një firmë që instalonte pishina.» Aty vazhdon deri në vitin 1999 kur sipërmarrja falimenton. Në atë moment Pojani ishte ngritur deri në pozitën e kryeinxhinierit: «E njihja profesionin, i njihja klientët dhe kisha shumë kolegë që kishin mbetur pa punë, kështu që mendova të bëhem sipërmarrës i pavarur.» Dy vjet më vonë lindi Powatec-u, që sot ka rreth 25 të punësuar, gjysma e të cilëve janë ish-kolegët e vjetër.

Artan Pojani me grua e fëmijë

Protestë ndaj burokracisë gjermane

Para ndërtesës njëkatëshe valon flamuri shqiptar. Atdhedashuri romantike mërgimtari? «Flamurin e kam vënë, sepse unë jam shqiptar, me pashaportë shqiptare», thotë Artan Pojani. Vallë të mos jetë tunduar për një pasaportë gjermane? «Edhe jam tunduar, sidomos kur më është dashur të marrë viza për të udhëtuar në vende të tjera, por kjo është një formë proteste karshi qeverisë gjermane. Në momentin që unë erdha në Gjermani burokracia gjermane më krijoi të gjitha barrierat e mundshme për të mos më lejuar të futem në këtë shoqëri. Tani që arrita të bëj diçka erdhën e më kërkuan të bëhem shtetas gjerman. Unë ky kam qenë edhe më parë. E tani unë dua të mbaj identitetin tim,» - rrëfen Pojani.

Pojani nuk është i vetëm me qëndrimin e tij të pakënaqur ndaj politikës integruese të Gjermanisë. Qeveria gjermane i ka pranuar prej kohësh mangësitë në këtë drejtim dhe ka futur një sërë ligjesh për lehtësimin e integrimit të huajve në shoqëri.

Firma e Artan Pojanit

Për Pojanin këto erdhën vonë, por ai ndërkohë ka filluar edhe të shikojë anët e mira të kësaj pozite të veçantë. Në festën e dhjetëvjetorit të Powatec-ut kryetari i bashkisë së qytetit do të vinte personalisht për ta lavdëruar sipërmarrësin për «integrimin e tij shembullor në shoqërinë gjermane». «Të qenit shqiptar m'i ngre vlerat. Është reklamë falas», thotë biznesmeni, shumica e klientëve të cilit janë nga sektori publik. Powatec-u ka ndërtuar instaluar pishina në shumë qytete të Gjermanisë, si edhe disa në Rusi, Austri e Shqipëri. "Është një biznes që nuk ka luhatje për shkak të koniunkturës, sepse pishinat në Gjermani janë pjesë e vetëkuptueshme e kohës së lirë", thotë e Etleva e shoqja, gjithashtu inxhiniere e diplomuar në Tiranë.

I lidhur me Shqipërinë

Artan Pojani vetë ka vite që nuk ka bërë not në pishinë. Dita e tij e punës fillon në mëngjes herët e përfundon në mbrëmje vonë, shtatë ditë në javë. «Nuk është paraja ajo që të mban në punë, por është përgjegjësia morale dhe sociale që ke edhe për punonjësit», thotë babai i dy fëmijëve. Koha e lirë dhe dëfrimi mbeten për në Shqipëri kur ai së bashku me familjen kalojnë festat e fundvitit dhe pushimet e verës. «Aty jeta është më e rrëmujshme, ka më shumë aktivitete, darka, mbrëmje, klube.» Por Pojani e njeh Shqipërinë edhe si investitor. Ndryshe nga ç'propagandohet nga zyrtarët që vijnë në Gjermani për të joshur investitorët e huaj, ai mendon se investimet në Shqipëri nuk dalin më të lira se në Gjermani: "Fitimi në Shqipëri mund të jetë më i madh, por vetëm për shkak të ekonomisë joformale. Nga ana tjetër mungon siguria e investimit. Kjo fillon që me truallin që nuk i dihet pronari", thotë biznesmeni shqiptar.

E megjithatë atij nuk i pëlqen të ankohet për Shqipërinë: "Nuk dua të bie në sëmundjen e zakonshme të emigracionit e të shaj çdo gjë që ka në Shqipëri: Unë aty kam le e jam rritë, jam ambientuar me të këqijat dhe të mirat". Ai shikon optimist në të ardhmen dhe ruan një ëndërr. Të ndërtojë në Shqipëri një pishinë të madhe për të kaluar kohën e lirë, me sauna, banja me avull dhe lojëra për fëmijë.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AI QË NUK E NJEH VETEN, NUK MUND TË NJOHË AS TJETRIN - PORTRETI I HAJRIZ MAMAJT (12.28.2011)
KRISHTLINDJET NË DIASPORË (12.26.2011)
ME DROJËN E NJË EMIGRANTI TË "PA ATDHE" DO TË NISJA AVENTURËN EMIGRUESE POR ME FATIN E MADH SE DO ISHA QYTETAR I NJË SHTETI DEMOKRATIK SI SUEDIA-thotë Sadullha Zendeli dajaNga SOKOL DEMAKU< (12.23.2011)
5 VJET PAS ÇËSHTJES IVEZAJ: SI U SENSIBILIZUAN AMERIKANËT PËR KOSOVËN (12.21.2011)
SARANDA HASANI, NJË YLL QË PO LIND NË SUEDI (12.21.2011)
PILOTIT BERISHA NUK I NDIHMOI AS PACOLLI (12.19.2011)
FAJON: BALLKANI RREZIKOHET NGA RIVENDOSJA E REGJIMIT TË VIZAVE (12.16.2011)
ÇEKI: RATIFIKOHET MARRËVESHJA PËR LARGIMIN E EMIGRANTËVE TË PALIGJSHËM KOSOVARË (12.16.2011)
KËRKOJNË AZIL SI KOSOVARË E NUK JANË NGA KOSOVA (12.16.2011)
KAMPE REFUGJATËSH, PROCEDURA TË GJATA AZILIMI (12.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]