E Djelë, 05.12.2024, 10:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

AGIM KARAGJOZI 54 VJET NË VATËR

Nga HEKTOR ZOTAJ*


E Hënë, 03.19.2012, 08:49am (GMT+1)

 

Kombi izraelit ngjarjen më të madhe biblike ka eksodin-ikjen për shpëtimin nga skllavëria, nga Faraoni. Kombi shqiptar, në ngjashmëri me të pati tre eksode: Eksodi i parë; pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ikjes të një pjese të shqiptarëve nga toka arbnore drejt Italisë Jugore për t'i shpëtuar pushtimit turk. Eksodi i dytë-në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga komunizmi, si rezultat i Luftës së Dytë botërore. Eksodi i tretë- më i madhi, ndër të gjithë, pas rënies së komunizmit në Shqipëri, që përfshiu 1/3 e popullatës, për t'u larguar për një jetë më të mirë. Në këtë eksod, ndryshe nga dy të parët, bashkë me popullin u përzien edhe njerëzit e Faronit, që largoheshin për t'i shpëtuar vetes së tyre, dhe për të shijuar pak jetë "në kapitalizmin e urryer" perëndimor.
Zoti Agim Karagjozi i takon eksodit të dytë, atij të shpëtimit prej okupacionit komunist.
Në moshën 18 vjeçare, në një motobarkë në drejtim të Italisë, fati e kishte hedhë, pa e ditur ai, të ndodhej në të, edhe një vajzë 9 vjeçare, që do të bëhej më vonë shoqja e tij besnike, në një martesë që i ka kaluar të 50 vjetët.
Odisea e z. Karagjozi vazhdon me emigrimin në Turqi, ku me aftësitë dhe përpjekjet e tij, në kushte shumë të shtrënguara, arriti që të kryej studimet universitare për inxhinieri elektrike në Robert College të Stambollit. Edhe pse me diplomën e inxhinierit elektrik ai mund të kishte siguruar një punë të mirë në Stamboll, e tërhiqte përherë e më shumë "toka e shenjtë"- Amerika, vendi i ëndrrave dhe idealit të tij. Në vitin 1956, ëndrra ishte kthyer në jetë.Ai shkeli në tokën e lirisë.
***
Bir i një familje gjirokastrite, të kamur e me taban, që jetën e bënte pranë qytetit të Vlorës, fëmijëria dhe djalëria e tij e hershme, i takoi atyre viteve të stuhive më të mëdha të botës, që nga krijimi i njerëzimit. Nëpër ato vite Agimi kreu shkollën e mesme. Ishin vitet ku puqeshin fantazitë e moshës me realitetin, e që formojnë karakterin e njeriut. I përzier me bashkëmoshatarët e tij, shikonte me intuitën e tij të veçantë, analizonte në heshtje ato erëra të fuqishme politike, që po arrinin kulmin në Shqipërinë e asaj kohe, brumosja e tij nga rrethi familjar, por edhe nga virtyti i tij individual, ishte liria dhe drejtësia shoqërore- ishte mosha e kalorësisë së tij. Fjalët për liri ishin shumë tërheqëse e me to u gabuan mjaft bijë e bija të shtëpive të mëdha, por edhe të tjerë, studentë në shkollat e mesme apo të larta jashtë shtetit, si edhe intelektualë patriotë, të rinj të familjeve të thjeshta, të ndershme me moral të shëndoshë atdhetar e njerëzor. Kjo fasadë të rinjsh të brumit të mirë të racës shqiptare iu desh shumëgrupit gjakatar komunist. Për të hedhur në dorë pushtetin, e pastaj me ligsinë e tij të pashoqe, gradualisht bëri pastrimet me ekzekutime tinzare, ose publike sipas rastit, apo të tjerë, që u shuan nëpër burgje e kampe internimi bashkë me familjet e tyre. Agim Karagjozi me instinktin e tij e dhënë moshën e tij më të njomë nuk gaboi. Kur pa se çfarë flisnin të rinjtë komunist, bashkëmoshatarët e tij, për të ardhmen, u lemeris nga synimet e tyre, u largua e u hodh në rininë nacionaliste pa qenë akoma 16 vjeç. Ai mori rrugën tjetër, rrugën e të paktëve- ai qe destinacioni i tij - rruga e largimit, rruga e antikomunizmit, rruga e Kombit. Ai kishte një brengë të madhe- brengën për njerëzit qëkish lënë pas-mendja e shpirti i tij ish ndarë në dysh, këtu e atje. Malli për familjen ku ishte lindur e rritur, nuk e linte të qetë. E ai vendosi në një farë mënyre, ta flijonte veten. Të punonte për atdheun, se kështu lehtësohej të paktën shpirtërisht për njerëzit e tij atje. Ky flijim do t'i kushtonte shumë familjes së tij të re me shkëputje të gjata e me ditë të tëra për vite e vite të pandërprera përgjatë të gjithë jetës. Ai vendosi të hyjë në Vatër dhe të ngulej aty, ku i shërbehej Kombit. Me influencat që kishin arritur, edhe në "Vatrën" e asaj kohe, mezi e pranuan atë dhe të tjerë si ai nacionalistë, antikomunistë. E pastaj, ata, nacionalistët, i ridhanë Vatrës frymën e dikurshme "Frymën e Kombit". Pati dëshira nga të tjerët për shpërbërjen e Vatrës, me justifikimin se ajo e kishte arritur përfundimisht qëllimin e saj. Ai dhe grupi kryesor nacionalist thanë "JO"!
Vatra u bë synimi i jetës së tyre, ai dhe ata bashkë me të, qëndruan fort. I qëndruan erërave dhe stuhive të komunizmit, të ardhura nga Tirana, që përplaseshin në të. Ne tashti lexojmë në internet materialet sekrete, me detyra konkrete ngarkuar dy ministrave të kohës së komunizmit, atij të Jashtëm, Behar Shtylla dhe të Brendshmit Kadri Azbiu për të vënë Vatrën në dorë të elementëve të tyre, në të paktën për ta neutralizuar atë.
Zoti Agim Karagjozi dhe Këshilli i Vatrës qëndruan "beton". Figura e tij është e shkrirë me gjithë pjesëtarët e tjerë të atëhershëm; dr. Gjon Buçaj, Agim Rexhaj, Zef Balaj, Hajdar Tonuzi, Zef Përnocaj, Tonin Miraka, Marian Cubi, Jonuz Ndreu, Musli Mulosmani, Sejdi dhe Sabit Bitiçi, Ramadan Gashi, Lumo Tsungu, Hamdi Oruçi, dr. Selahedin Velaj, dr. John Kardino, dr. Gjon Kelmendi e të tjerë. Ata qëndruan për 10, 20, 30 , 40 vjet. Qëndruan vigjilentë për çdo provokim të bërë nga fqinjët shovinistë, duke i dalë zot kombit me deklarata për të gjithë rastet. Protestonte pranë shtetit Amerikan për çdo veprim me synim të keq të grekëve e sllavëve. Mbështeste çdo aktivitet të shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovë, në Mal të Zi e Maqedoni. Mbështeste pretendimet legjitime të çamëve për Çamëri; u bë zëdhënësja në Amerikë për rezistencën e shqiptarëve kundër gjenocidit serb. Pjesëtarë e përkrahës të Vatrës dhanë qindra mijëra dollarë për shtetin shqiptar të Dardanisë, përpara dhe pas Luftës. Agim Karagjozi me vatarnët që i qëndruan shëtrngatës së kohës,e bënë Vatrën me Shtëpi të vetën, që nuk e kishte pasur në të shkuarën.Ai dhe ata qëndruan edhe në eksodin e tretë të shqiptarëve, që kur shpëtuan nga zinxhirët donin vetëm të iknin, pa e ditur se ku. Në këtë ikje atyre nuk u binte ndërmend për Vatrën Kombëtare. Këtë, vatranët nuk arritën ta kuptonin, dëshpëroheshin, por prapë qëndronin. Qëndrimi i gjatë është heroizëm.
Qëndrueshmëri pati bazë idealizmin e tyre për Kombin, sakrificat e tyre kishin bazën tek çështja Kombëtare. Agim Karagjozi thotë: "Unë jam i lumtur që pata shokë të tillë të mrekullueshëm. Ata mes tyre patën bazë-Besën e lashtë- morali bazë i Kombit Shqiptar. Ata e morën, po e ruajnë dhe do ta ruajnë kornizën e Vatrës, ashtu të plotë e të pacënuar për Kombin.
Vatra në Kanunoren e saj ishte jo politike, ajo është historike, ajo është përplasur me politikën për të mbrojtur Kombin-Kjo përplasje ngatërrohet në opinione duke e akuzuar Vatrën se është marrë me politikë. Vatra qëndron mbi politika- por mbështet ato politika që janë në mbrojtje të Kombit dhe i kundërshton ato politika që janë në dëm të tij. Prandaj ne anëtarët e hyrë rishtas në Vatër jemi për ta mbështetur, e jo për ta tjetërsuar atë, Vatra 100 vjet është Kombëtare, e ashtu do të mbetet edhe në të ardhmen e saj.
Shekulli i shqiptarëve erdhi, Vatra u gjallërua. Në fotografinë e degës së Uashingtonit (botuar ne Dielli 20011) shikohen qartë dy brezat - bashkë me vatranët, të ulur në gjunjë- brezi i fëmijëve - shpresa e Vatrës reale të Kombit. Së fundi u krijua dega e Michiganit, të tjera do të krijohen në të ardhmen. Barra për Kombin mbetet gjithmonë më e madhe prandaj çdo ngarkesë tjetër ajo nuk e mbanë. Çështja Kombëtare mbetet prezente-aktuale. Ne sapo kemi dalë nga periudha 50-60 vjeçare, më masakruesja për kombin tonë gjatë të gjithë ekzistencës së tij, që ndodhi menjëherë në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Luftën e vërtetë botërore, kombi ynë e pësoi kur ajo mbaroi. Pjesa çame e Kombit tonë pësoi gjenocidin më të llahtarshëm, të shpërnguljeve, të vrasjeve dhe të therjeve; pleq, gra, e fëmijë, e akoma nuk po u afrohet shtëpive të tyre shekullore.
Pjesa shqiptare në ish Jugosllavi u trajtuan barbarisht, u mbyll në gjenocidin primitive serbomadh, që ngriti në këmbë botën demokratike për ta shpëtuar atë. Vetë Mëmëdheu-Shqipëria u shtyp nga antikombi komunist, me po atë egërsi siç e pësuan dy të parët. Synimi i Vatrës nëpërmjet saj është i qartë; së pari-përpjekje për të shëruar plagët e shkaktuara të gjitha palëve të Kombit në epokën e zezë të tij më të fundit. Bashkëpunimi për mbledhjen e fakteve, denoncimin në opinionin kombëtar e botëror. Gjyqi për gjenocidin mbetet i hapur për t'u bërë ashtu siç e bënë kombet me dinjitet të Europës Lindore. Ripërtëritje e dinjitetit të nëpërkëmbur të shqiptarit, të arrijë nivelin që ishte para Luftës së Dytë Botërore, mbushjen e boshllëkut shpirtëror që la komunizmi - në historinë e vërtetë të kombit shqiptar.
Barazimi i ndryshimeve kulturore dhe botëkuptimeve të shqiptarëve në sistemet shoqërore dhe shtetërore ku ato bënin pjesë. Finalja-bashkimi i shqiptarëve jo në një Shqipëri të madhe, por për një Shqipëri të plotë me të drejtën e pamohueshme të kombeve në botë.
Ja kjo është Vatra jo politike - por Kombëtare, ashtu siç u themelua, siç vazhdoi për 100 vjet dhe siç mbetet për të ardhmen. Mirënjohje e përjetshme SHBA, faktorit numër një për Kombin shqiptar dhe për të mirën e gjithë njerëzimit pa sakrificën e të cilave bota nuk do të kishte arritur aty ku është sot, dhe siç është duke u bërë më tej, për një njerëzim të lirë, të shpëtuar nga terrori dhe urrejtjet si në formulën e fillimit të USA "All people are createt Equal".
Në mbyllje-Vitet bënë punën e tyre tek zoti Agim Karagjozi, ai nuk i ka shkëputur lidhjet. Jetëgjatësia e tij në Vatër po ia kalon jetëgjatësisë së Fan Nolit në Federatë.
Një jetë që ia vlen,krenari e Kombit. Frymëzim për brezat tanë të ardhshëm, por dhe për figurat tona të talentuara, që janë ende në aktivitet.
Autori është anëtar i degës së Vatrës në Uashington

HEKTOR ZOTAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TAKTE TË SHQIPES NË LETËRSINË E VJENËS (03.14.2012)
STARTOJNË AKTIVITETET PËR 100 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (03.11.2012)
KRITIKA NDAJ STUDIMIT PËR INTEGRIMIN E MYSLIMANËVE (03.09.2012)
“ Economist”: EMIGRIMI ILEGAL: PIKAT KUFITTARE (03.09.2012)
"BLUE CARD" PËR TË HUAJT ME KUALIFIKIM TË LARTË (03.04.2012)
MANIFESTIM SHKOLLOR PËR NDER TË 17 SHKURTIT DHE 7 MARSIT (02.28.2012)
PORTRETI I PIANISTES DORINA PORODINI (02.26.2012)
NËNA E TETË FËMIJËVE FIKRIE PLAVA (02.26.2012)
PATËR MARJAN LORENCI, PRIFTI I MISIONIT KATOLIK NË SHTUTGART (02.15.2012)
KUR DIKUSH E TEPRON, NUK MUND TË â€œGJËMOJ”SHUMË, NDËRKAQ KARAKTERISTIKË E IMJA ËSHTË SINQERITETI, RESPEKTI DHE SAKTËSIA-thotë mësuesi, përkthyesi, shkrimtari dhe publicisti në mërgim Fetah Bahtiri Nga SOKOL DEMAKU (02.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]