E Hënë, 04.29.2024, 02:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

KARIKATURA DHE FUQIA E SAJ NË ZHVILLIMIN E NJË SHOQËRIE!

Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI


E Enjte, 03.29.2012, 08:52am (GMT+1)

Çfarë është një karikaturë?

Karikatura është pikëpamje e shtrembëruar e njeriut (zakonisht një vizatim, por ajo mund të jetë, skulpturë pikturë ose punë të tjera artistike). Lloj i artit figurativ që kritikon e demaskon anët negative në sjelljet e në veprimet e dikujt nëpërmjet paraqitjes së zmadhuar e qesharake të tipareve e të metave. Vizatim që zmadhon tiparet e të metat e dikujt dhe i paraqet ato në mënyrë qesharake.

-Shumë herë ju keni dëgjuar shprehjen "Ajo është një karikaturë e bukur e një njeriu" ose në gazetë që e pashë një vizatim qesharak quhet një "karikaturë". Karikaturat në gazeta janë tërheqëse , zakonisht në mënyrë që njerëzit kanë kokat e mëdha më trupat e vogël, në mënyrë që njeriu dukej edhe i deformuar nga pamja faktike . Karikaturist është një person i cili ka realizuar një portret karikature , nga fytyra e njeriut. Nga kjo shihet se njeriu është besnik në vizatimin real shumë më e lehtë për të identifikuar se sa në portretin e një karikature të shtrembëruar. Kështu karikaturistët janë njerëz të veçanet lloje të veçanta dhe me vlerë në rangun e artistëve që njerëzit i duan për shkak të aftësive të tyre dhe zgjuarsisë qe posedojnë. Karikatura si një multi-kod, zhanër i komunikimit publik, veçanërisht efektiv është një mjet i stereotipeve, analiza e tij është një sfidë për semiotikën kulturore, e cila lejon një kompleks në rindërtimin e aspekteve strukturore në shoqërinë tonë shqiptare dhe të asaj socio-kulturore.

Karikaturë politike me një mesazh kritike quhet" karikatura politike" .

-Pamja e një karikature na bën të qeshim - ndoshta edhe për të menduar . Ajo është forma më e shkurtër e publikuar për ta realizuar një kritikë ndaj një njeriu, shoqërie apo ndonjë fenomen qe duam me i demaskuar si figura të ndryshme apo njerëz të caktuar. Karikaturë politike me një mesazh kritike quhet" karikatura politike" . Në shoqërinë shqiptare nuk kanë vlerë dhe nuk i japin meritë karikaturës si në shtetet e zhvilluara e sidomos te perëndimit !

Qëllimi i tyre është që të bëjë të dukshme dhe të padukshme aktuale, të kapshme edhe për qytetarin e thjesht ,për të tërhequr vëmendjen në gjëra, në të cilat çdo ditë përballet shoqëria shqiptare.

- Zhanër politike i karikaturës politike është shumë e rrezikshme me përmasa lokale por ndonjëherë tejkalon kornizat edhe rajonale me çka realizon demaskimin e atij personi qe është një figurë e pa përshtateshe për shoqërinë . Karikaturat ka rolin e vet në profilin politik, sulmuan - shpesh në një mënyrë shumë koncize - dhe reflektime të "nxehta" për çështjen sociale por siç thamë edhe në akterriet politike të shoqërisë .

 

 

Karikaturë e realizuar nga Autori Luan (Asllan) Dibrani në vitin 1999 publikuar kryekriminelin dhe kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin!

-Gjithashtu një karikaturë mund të shkaktojë mprehtësi vizuale, si një vizatim komik ,qe ka vet vlerën e saj argëtuese dhe jo vetëm si një koment kalimtar mbi çështjet aktuale ose kritike politike .

 

-Karikatura dhe fuqia e saj në zhvillimin e një shoqërie ka një peshe dhe rol shumë të fuqishëm me të cilën si zhanër në vete .

-Karikaturat janë shpesh të shoqëruara me tekste dhe dialogjet e personazheve zakonisht të shkruara më lart, ose më poshtë të imazhit dhe ngjitet në balona fjalë. Përmbajtja e karikaturave është shumë e gjerë - thjeshtë bazuar në trajtimin komik të politikës të ditës të shprehura në vizatime, në humor ironik si citate nga kultura etj.

-Karikatura u zhvillua edhe të populli shqiptar sidomos pas luftës se dyte botërore sidomos në revista të ndryshme të botuara në gazetat ditore dhe javore. Arti gjerman në karikaturë ishte më i dominuari në Evropë .Disa nga këto karikatura janë për t'u konsideruar si propagandë e pastër nga perspektiva e sotme edhe me pasoja te gjera ne shoqëri tonë.

-Në disa kultura, siç është Islami, gjithashtu është shumë e kufizuar. Në dekadat e fundit ka qenë një bindje e fortë për Islamin ose vendet islamike fenomenet, "nuk është përshtatshme ky lloj arti" Ajo është e njohur gjerësisht me rastin e shkrimtarit Salman Rushdie, apo pak vite më parë, një gazetë Daneze qe portretizoj karikaturat e profetit Muhamed , me çka u përballë gjithë bota me shfaqjen e reagimeve qe Danimarka pati edhe pasoja politike, por edhe ekonomike, ku si pasoje pati edhe humbje jetësh pas publikimit të karikaturave ne gazetat daneze.

-Karikatura dhe fuqia e saj në zhvillimin e një shoqërie ka një peshe dhe rol shumë të fuqishëm me të cilën si zhanër në vete .Ky zhanër i artit në Kosovë është pak i zhvilluar dhe shumë pak i epet rendësi me çka Kosova ka shumë nevojë për këtë art, sidomos në kohët e tranzicionit qe po përjeton Kosova.

LUAN (ASLLAN) DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STATUJA "GËZIMI" NË SUEDI KUJTON VUAJTJEN E FËMIJËVE TË KOSOVËS (03.28.2012)
EMIGRANTËT MË 2010 DËRGUAN NGA GREQIA NË SHQIPËRI 514 MIIONË EURO (03.28.2012)
KËSHILLI I INTEGRIMIT PARAQET PLANIN DHJETËPIKËSH (03.24.2012)
GREQIA: TRAJTIM PROBLEMATIK I REFUGJATËVE (03.19.2012)
NË VITIN 2010 GJYSMA E EMIGRANTËVE NË BOTË TË KRISHTERË (03.19.2012)
AGIM KARAGJOZI 54 VJET NË VATËRNga HEKTOR ZOTAJ* (03.19.2012)
TAKTE TË SHQIPES NË LETËRSINË E VJENËS (03.14.2012)
STARTOJNË AKTIVITETET PËR 100 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (03.11.2012)
KRITIKA NDAJ STUDIMIT PËR INTEGRIMIN E MYSLIMANËVE (03.09.2012)
“ Economist”: EMIGRIMI ILEGAL: PIKAT KUFITTARE (03.09.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]