VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EMIGRANTËT ILEGALË NË DYERT E ATHINËS

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
EMIGRANTËT ILEGALË NË DYERT E ATHINËS
E Premte, 04.06.2012, 04:39pm (GMT+1)

Rreth 150 000 emigrantë klandestinë afrikano-aziatikë hyjnë përvit në Greqi. Ata i gjen edhe në Athinë ku e kanë kthyer në "geto" qendrën e saj. Policia ka filluar operacionet "Fshesa"për grumbullimin e tyre.

Në portet e Patrës dhe Igumenicës janë afganët, somalezët, irakjanët dhe pakistanezët, që përpiqen të penetrojnë në ndonjë anije për të përfunduar në Itali. Në Athinë gjen të "gjitha fiset e Izraelit" që të harruar nga autoritetet dhe nga vetë... Zoti, në pritje për vite të shansit për të shkuar në Perëndim, janë zhytur në mjerim dhe kundravajtje duke kthyer qendrën e saj historike në "geto". "Athina është shndërruar në një kamp të stërmadh në një farë mënyre" thotë kryebashkiaku Jorgos Kaminis, Obudsmani Grek i viteve më parë që tani i duhet të pranojë zgjidhjen e ngritjes së "kampeve" për "t'i dhënë fund këtij turpi", sikurse thotë.

Klandestinët janë "të mjerët modernë të Athinës"

Kamera televizive, që ndjek ekipet e kontrollit sanitar përcjell përditë pamje gjithnjë e më shokuese nga këta të "mjerët modernë" të Athinës: Persona dhe familje të tëra që flenë nëpër dysheme, shpesh pa drita dhe ujë, përbri drogaxhinjve me shiringa dhe bile së "bashku me minjtë", duke u paguar ndërkohë pronarëve dhe tutorëve qira për kokë. Vetëm në një apartament prej katër dhomash ishin stivosur 80 vetë! "Janë bomba sanitare" thotë një qytetare, që nuk e fsheh lehtësimin e saj nga operacionet "Fshesa", që filloi policia me rreth 600 efektiva që përdorin dhe qenë të stërvitur. "Kjo duhej bërë qe në vitin 1992. Qarkullonim këtu, isha 32 vjeç dhe kishim frikë. U bëra 50 dhe vazhdoj të kem frikë akoma" thotë një banore e qendrës.

Qeveria: "Klandestinët janë çështja më e madhe shoqërore kombëtare"

Klandestinët e arrestuar, që përkohësisht mbahen në qendrat policore, destinohen për në "qendrat e pritjes", që thuhet se do të jenë 30 në të gjithë vendin, por që asnjë nuk i do në vendin e tij. Kështu që vështirë se do të funksionojë pas Pashkëve edhe ai në instalimet e gatshme të Shkollës Policore në Amigdalezë, në periferi të Athinës, ku janë ngritur në këmbë qytetarët dhe sindikalistët e policisë. "Nuk është çështje paraelektorale, siç thonë disa dhe dëgjoj në emisione të caktuara. Vaj halli nëse afirmojmë si çështje elektorale çështjen më të madhe shoqërore kombëtare që proekupon sot vendin tonë" deklaroi ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Mihalis Hrisohoidis, që shprehet i vendosur për funksionimin e qendrës në fjalë dhe hodhi në "betejën e klandestinëve" 200 forca shtesë nëpër rrugët e Athinës.

Pozita dypartiake dhe ekstremi i djathtë në garë midis tyre për një "Greqi pa klandestinë"

Anëtari i Sekretariatit Politik të Partisë së majtë, Sinaspismos Dhimitris Stratulis

Por në qoftë se socialistët duan të shfaqen si "garancia e zgjidhjes" me ministrin e tyre ambicioz Hrisohoidis, konservatorët shkojnë një hap më tej dhe nëpërmjet kreut të tyre Andonis Samaras folën për "rimarrje të qyteteve" dhe shfuqizimin akoma edhe të ligjit për nënshtetësinë fill pas zgjedhjeve të majit që pretendojnë se do t'i sjellin në pushtet. "Do të shkojnë në kampe të vjetra, deri në riatdhesimin e tyre" deklaroi Samaras, që premtoi se do ta gjejë fjalën edhe me shoqëritë lokale për t'i pranuar "kampet". "Kur të vijmë në pushtet ta dinë se do të dëbojmë të gjithë emigrantët klandestinë. Nuk do të lemë asnjë. Nuk ka mëshirë ndaj atyre që veprojnë në dëm të kombit," deklaroi kreu nacionalist Jorgos Karaxhaferis, që në përpjekjen e tij për të rifituar elektoratin e humbur anketimet thonë se është me pikëpyetje hyrja në parlament- arriti të thotë se "shkaku i krizës greke janë imigrantët klandestinë me miliardat që nxjerrin jashtë shtetit".

E majta fajëson partitë qeveritare për plagën e imigracionit

E majta, nga ana esaj, siç i thotë DW kuadri i saj i spikatur dhe anëtari i Sekretariatit Politik të partisë, Sinaspismos Dhimitris Stratulis, e pranon mprehtësinë e problemit por sheh në aktivizimin e tij të dhjetë ditëve të fundit synimin e pozitës dypartiake për të "ndërruar axhendën paraelektorale". "Nuk duan që në axhendën e zgjedhjeve, në epiqendër të ballafaqimit paraelektoral të jenë memorandumet dhe konseguencat e tyre sociale dhe të fshehin paketën e tretë të masave antishoqërore, që do të merren muajin qershor" thotë Stratulis. Ai fajëson socialistët dhe konservatorët për plagën e imigracionit klandestin, veçanërisht në qendër të Athinës të banuar nga "imigrantë pa letra, por edhe grekë të varfëruar nga memorandumet e troikës". "Ata kanë qeverisur vendin. Në qoftë se, siç thotë zoti Hrisohoidis janë bërë 1 milionë imigrantë pa letra, ai ka qenë ministër i Rendit, PASOK-u dhe Demokracia e Re qeverisnin gjithë këto vite. Së dyti, ata kanë nënshkruar marrëveshje si Dublini 2 që bllokon imigrantët në Greqi" thotë bashkëbiseduesi ynë, i cili akuzave për mungesë realizmi u përgjigjet me një zgjidhje që duhet bërë "me kushte humane dhe standardet e OKB-së".

Qytetari grek, Thanasis Babis

Zgjidhje me katër masa konkrete

"Të pajisen me dokumente udhëtimi imigrantët e bllokuar në vendin tonë që të shkojnë ku të duan, pranë familjeve apo komuniteteve të tyre nëpër Evropë. Së dyti në bashkëpunim me Italinë dhe Spanjën të kërkohet rishikimi i Marrëveshjes së Dublinit, që problemi të bëhet mbarevropian. Së treti me fondet e Evropës të ngrihen qendra mikpritjeje dhe jo kampe që na kujtojnë epoka të tjera. Së katërti, të bëhet çgetëzimi i Athinës" thotë Stratulis, i cili çdo masë tjetër si riatdhesimi e vlerëson si "spekulim politik" pasi "nuk ekzistojnë marrëveshje ndërshtetërore riatdhesimi me vendet e tyre të origjinës dhe shumica e imigrantëve janë pa letra".

Opinioni grek sheh mungesë efikasiteti dhe sinqeriteti politik

Me gjithë "zhdukjen" e përkohshme të klandestinëve nga qendra e Athinës dhe premtimin qeveritar për plan total dhe absorbim fondesh evropiane prej 250 milionë eurosh, opinioni mbetet mosbesues. "Besoj se çështja do të harrohet shpejt" i thotë DW qytetari Thanasis Babis, i cili vlerëson se "nuk mund të zgjidhet problemi pa një strategji të saktë dhe me kufijtë të hapur" kur edhe gardhi në kufirin me Turqinë mbetet në letër.

Mirëkuptim për masat qeveritare nga ana e imigracionit të integruar shqiptar

Imigrant i "gardës së vjetër", me rreth 20 vjet qëndrimi në Greqi, Shkëlqim Kapxhiu nga Elbasani ashtu si Thanasi shpreh keqardhjen e tij për këta imigrantë "që vijnë rreth 1.200 km me këmbë nga kufiri lindor tokësor me Turqinë me ëndrrën për një jetë më të mirë". Si shumica e bashkatdhetarëve të tij pajtohet me kursin qeveritar.

Shkelqim Kapxhiu, emigrant shqiptar

"Masat që po merr qeveria greke janë në drejtimin e duhur për disa arsye: Imigrantët e paligjshëm janë të papunë dhe rrisin kriminalitetin, jetojnë në kushte ekstreme dhe përhapin sëmundje ngjitëse si tuberkulozi. Veç kësaj nuk i përshtaten dot kulturës dhe kushteve këtu në Greqi," thotë Shkëlqimi që nuk e ka të vështirë të shpjegojë pse ky problem nuk i proekupon imigrantët shqiptarë. "Imigracioni shqiptar është stabilizuar prej kohësh dhe është ingranuar në jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të Greqisë" thotë Shkëlqimi, për të shtuar se "ne jemi evropianë", "nuk hyjmë në geto" dhe "kemi një imazh krejt tjetër nga ai i viteve 90-të, që është pranuar nga vetë grekët, të cilët në një farë kuptimi tani nuk na shohin si imigrantë". Rasti i tyre është sigurisht edhe shembulli më i mirë i integrimit. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAZË FALSIFIKIMI NË NJË BANESË TË SHQIPTARËVE NË GREQI, SEKUESTROHEN 177 VULA (04.01.2012)
VUAJTJET SHPIRTËRORE TË FËMIJËVE TË DËBUAR NË KOSOVË NGA VENDET PERËNDIMORE (03.30.2012)
KARIKATURA DHE FUQIA E SAJ NË ZHVILLIMIN E NJË SHOQËRIE!Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (03.29.2012)
STATUJA "GËZIMI" NË SUEDI KUJTON VUAJTJEN E FËMIJËVE TË KOSOVËS (03.28.2012)
EMIGRANTËT MË 2010 DËRGUAN NGA GREQIA NË SHQIPËRI 514 MIIONË EURO (03.28.2012)
KËSHILLI I INTEGRIMIT PARAQET PLANIN DHJETËPIKËSH (03.24.2012)
GREQIA: TRAJTIM PROBLEMATIK I REFUGJATËVE (03.19.2012)
NË VITIN 2010 GJYSMA E EMIGRANTËVE NË BOTË TË KRISHTERË (03.19.2012)
AGIM KARAGJOZI 54 VJET NË VATËRNga HEKTOR ZOTAJ* (03.19.2012)
TAKTE TË SHQIPES NË LETËRSINË E VJENËS (03.14.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]