VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DRAMA E RIATDHESIMIT NË KOSOVË

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
DRAMA E RIATDHESIMIT NË KOSOVË
E Hënë, 04.09.2012, 08:47pm (GMT+1)

Vetëm brenda dy viteve të fundit nga Gjermania në Kosovë janë riatdhesuar rreth 200 të rinj dhe fëmijë. Sipas një studimi të UNICEF-it, çdo i dyti fëmijë e përshkruan kthimin si përjetimin më të rëndë të jetës.

Një lagje e varfër dhe e zhurmshme, mbytur në mbeturinat që hidhen e digjen gjithandej, është vendbanimi i egjiptasit 20 vjeçar Ardian Canaj, nga Peja. Një ankth nate ky, për një fëmijë të lindur e të rritur në Gjermani, i cili dëbohet pa familje në Kosovën e huaj për të. Prandaj, ai thotë do të jepte gjithçka që t´i rikthehet botës se tij. "Unë jam lind n´Gjermani dhe m´kanë kthy para shtatë muajve, se nuk kam pas pasaport. Atje jam shkollu por këtu s´ka shkollë për mu. Punoj e m´pagujanë 100 euro. Qiranë e paguaj 120. Keq po rrnoj! Çka kam-kam, çka s kam-s´kam!S´më pëlqen asgjë këtu. Ndjehem keq! Pa familje pa askënd. Ktu nuk kam kurrgja dhe nuk shoh të ardhme. Kisha dhane krejt çka kam me u kthy n´Gjermani, se atje i kam lanë të gjitha!"

Ardian Cani i kthyer para shtatë muajsh

UNICEF: Drama fillon me zbritjen në aeroportin e Prishtinës

Sipas Organizates së Kombeve te Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve(UNICEF), në vitin 2010 në Kosovë janë kthyer apo dëbuar nga Gjermania 133 fëmijë, ndërsa në vitin e kaluar edhe rreth 70 të tjerë, pjesa dërmuese prej të cilëve të komuniteve RAE.

Me zbritjen ne aeroportin e Prishtines drama e tyre nuk përfundon, thotë për Deutsche Welle-n Verena Knaus, eksperte e sociologjisë në kuadër të UNICEF-it. "Përkundrazi. Aty fillojnë vështirësitë më të mëdha, sepse Kosova për këta fëmijë s´ është atdheu i tyre, por një vend të cilin nuk e njohin meqënse shumica prej tyre jane lindur, rritur dhe shkolluar në Gjermani. Pjesa dërmuese kanë probleme gjuhësore, kanë veshtirësi të integrohen në shkolle,sidomos pakicat sepse drejtorët dhe profesorët i kufizojnë. Ata anashkalohen, shpotiten dhe nuk ndihmohen. Masat e parapara nga qeveria e Kosovës për t´ua mundësuar shkollimin jane aplikuar pjesërisht. Dhe rezultati është se 70% prej pakicave nuk shkojnë në shkollë dhe afro gjysma e fëmijëve të dëbuar nga Gjermania dhe Austria e kanë ndërprerë shkollimin".

Gati gjysma e fëmijëve të riatdhesuar ndërpresin shkollimin

Shkëlzen Rama, 52 vjeçar, egjiptas, një dëshmitar i afërt i kësaj dukurie thotë se: "Nuk janë t´integruar aspak. Ata nuk e dinë shqipen, motër, se janë lind e rrit n´Gjermani! Si me e dërgu tash këtë fëmijë atje, a e din ndonjë fjalë?Jo! Ma e keqja asht që i kanë nda fëmiëjt nga shkolla. Na po mundohemi me i shkollu, e ata po na i largojnë prej shkolle. Kuku...Ka dallim të madh në gjithçka! Fëmijët tane janë msu me një copë bukë me një spec. E çka me iu ba atyre që e donë hamburgerin, picën, donë me dale n´qytet, e duan akulloren? Fëmijëve tanë ia jepim një shkop e lëpin në vend të akullores. E atij,cka me i ba? Gjendja e tyre, katastrofë. Veç mangu me i çu n´çmendinë!"

Faruk Kelmendi i kthyer në vitin 2006

Dëbimi kushton humbjen e familjes

Faruk Kelmendit, 28 vjeçar egjiptian, i cili si tetë vjeçar shkoi në Gjermani, debimi nga Gjermania në viton 2006 i ka kushtuar humbjen e familjes. Prandaj, ai as pas pesë vjetësh të kthimit nuk ia ka dal të gjej veten. "Kur erdha n `Kosovë i mshova fylleit. Çka me ba tjetër? Pa punë, pa shpi, nëpër shpia të huaja. Ndihmë nuk kam hiç. M´kthyen vetëm se nuk e pata pasaportin, e bashkëshortja e vajza më mbetën andej. Do familje më ndihmojshin e edhe shoqja, derisa u ndamë se largësia e ban të veten. Por, pasi u ndava, s´më ndihmon as ajo. M´kthyen nga Gjermania e i humba bashkëshorte e vajzë...Prandaj do doja që Gjermania të mos kthejë me shumë njerez, se kot thonë në Kosovë është bërë mirë. Vërtet lufta ka përfunduar dhe të tjerët ndoshta mund të kenë shtëpi, punë e para. Por, për të dëbuarit më besoni se nuk ka asgjë. Ne përballemi me vështirësi ekzistence!", ankohet në gjermanisht Faruku i cili është ndër ata të rinj të cilët më afër e ndjejnë gjuhën germane sesa atë amtare.

Riatdhesimi - Përjetimi më i rëndë në jetë

Në studimin e UNICEF-it "Vuajtja e heshtur"për fëmijët dhe të rinjtë e dëbuar nga Austria dhe Gjermaia në Kosovë thuhet se më se gjysma e të anketuarve kishte trauma gjatë dëbimit. Por, edhe frika e mëparshme nga dëbimi ishte lodhëse si dhe mungesa e ndihmës së prindërve, të cilët kishin vetë nevojë për ndihmë.

Studimi në të cilin janë anektuar 164 fëmijë dhe të rinj dhe 131 prindër të larguar në Kosovë në vitin 2010 nga Gjermania dhe Austria, nxori në pah një situate dramatike dhe një numër të madh të fëmijëve dhe të rinjve të traumatizuar, thotë z.Knaus: "Kjo do të thotë, rreth 44 per qind e të rinjve të kthyer apo të dëbuar vuajnë nga depresioni, një e treta vuajnë nga simptomat post-traumatike, një numër i madh nga probleme psiqike, disa prej tyre kanë menduar edhe vetëvrasjen, ndërsa gjysma prej tyre e kanë përjetuar dëbimin si përjetimin më të rëndë të jetës së tyre".

Arben Rama i kthyer para pak muajsh

Të riatdhesuarit: "Le të mendojnë se ku po na kthejnë"

31 vjeçari Arben Rama, ashkali, të cilin pas 20 vitesh jete në Hanover të Gjermanisë para pesë muajsh e kthyen në Kosovë e njeh mirë këtë ndjenjë. "20 vjet kam jetu n´Gjermani dhe para pese muajve më kanë kthyer. Jo! Probleme s´kam ba dhe asnjë dënim s´e kam atje. Por Kosova nuk ka ma lufte e duhet me u kthy, më thanë. Atje mendojsha me ndreq televizora, e ktu s´di as vet çka me ba? Gjithçka prej fillimit. Jetoj me qira. Pa punë, pa kurrgja hiç. Në fillim ka qënë tepër e vështirë dhe jam mërzit shumë se vendi tjetër, jeta tjetër, njerezit, kultura, rrethanat ndryshe. Por zori e duhet me vazhdu...Nuk është e drejt që gjermanët të na dëbojnë pas shumë vitesh, neve që nuk kemi bërë kurrë probleme dhe kemi jetuar si njerëz. Duhet me kqyr mire se cka janë tuj ba dhe ku po na kthejnë?!"

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, janë rreth 6000 fëmije kosovarë të komuniteteve RAE në Gjermani, për të cilët kërkohet një zgjidhje politike në vend të dëbimit. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBI 80% E GREKËVE TË ANKETUAR KANË MENDIM NEGATIV PËR EMIGRANTËT, TË LIGJSHËM DHE TË PALIGJSHËM (04.09.2012)
EMIGRANTËT ILEGALË NË DYERT E ATHINËS (04.06.2012)
BAZË FALSIFIKIMI NË NJË BANESË TË SHQIPTARËVE NË GREQI, SEKUESTROHEN 177 VULA (04.01.2012)
VUAJTJET SHPIRTËRORE TË FËMIJËVE TË DËBUAR NË KOSOVË NGA VENDET PERËNDIMORE (03.30.2012)
KARIKATURA DHE FUQIA E SAJ NË ZHVILLIMIN E NJË SHOQËRIE!Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (03.29.2012)
STATUJA "GËZIMI" NË SUEDI KUJTON VUAJTJEN E FËMIJËVE TË KOSOVËS (03.28.2012)
EMIGRANTËT MË 2010 DËRGUAN NGA GREQIA NË SHQIPËRI 514 MIIONË EURO (03.28.2012)
KËSHILLI I INTEGRIMIT PARAQET PLANIN DHJETËPIKËSH (03.24.2012)
GREQIA: TRAJTIM PROBLEMATIK I REFUGJATËVE (03.19.2012)
NË VITIN 2010 GJYSMA E EMIGRANTËVE NË BOTË TË KRISHTERË (03.19.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]